Poezi nga Valbona Jolla Hani
MUZA IME
Skulpturë e gdhëndur me gjakë,
Lyer me nuancat më të bukura.
Varur piktur në dhomat e zemrës
Shpllodhet pena në vargun e këngës.
Dashuri që thyen tabut me një shikm,
Oazë fytyra jote ëngjellore,më mban aty.
Të vështoj e të puth me sy deri në shpirt,
Pastaj flë në krahët e tua,me t’njëjtën muzik.
Të quajta muza im,ishe ti dashuri poezi…
Ngjeve penën në mjatin e bletës punëtore.
Dhe pagëzove çdo stinë me emrin pranëver,
Sytë e tu mburojë për sytë e mi,s’ka sy tjetër.
Buzëqeshja me jep forcën e dashurisë së vërtet,
Buzët xhelozi që të marrosin edhe më tepër!
Heshtja tregon dashurinë,”sëmundjen e bukur”
Ti muza ime,më bënë të qaj-të qesh,pëjetësisht të lumtur!
TI JE REAL DHE ËNDËRR E BUKUR
Sonte të gjitha violinat luajnë muzik,
Ne të dy vallëzojm mbi telat e tyre.
Vrapojm në një koncert ndjenjash zhytur,
Thërmojm yjet në grimca shumë ngjyrshe.
Ti je real,dhe një ëndërr e bukur shijuar,
Thurur ndjenjat zinxhir,s’ka kush ti këpusi.
Vrapojm lëndinave me lule,e aromë pishe.
Dashuria jonë,një roman i vjetër fantazie.
Buzët e tua,më penetronin trupin e nxeht.
Buzëqeshja në majë të shpirtit të shpërthen.
Ajo buzëqeshje burim i pagjumësis së syve,
Pronar i netëve te mia, ushqen botën time!
‘SHTRYDHA MENDJEN”
Shtrydha mëndjen”ç’është kjo ndjenjë
Që më trazon shpirtin me një shikim?!
Më flet me heshtjen e portretit të tij…
Më puth me flladin e erës me ata sy?!
Në errësirën e natës fjalët humbisnin
Yjet shëndërrinin Qielli dukej i lumtur.
Hëna lozonjare më përkëdhelte fytyrën,
Ndjeva pranverën,më lulëzonte shpirtin.
Gatuar mëndja,në pafajsin e fjalës munguar
Si uragan flet ndjenja,koncert shijesh thurur.
Në distanc shijoj kënaqesi duke t’menduar,
Kjo ndjenjë po më ç’mënd”por është e bukur.
Shtrydha mëndjen”deri në fjalën e fundit,
Përgjigjet:shpirtrat e dashuruar ç’mënden në altar.
Sado larg në distac,dy zemra rrin gjithmonë bashk,
Kot u mundova,të njëjtën përgjigje mora…
Me fjalë,apo pa fjalë,në distanc a’po përballë…
Unë jam me Ty,e lumtur në ç’do frymarrje që marr…!!!
TI MË USHQENË SHPIRTIN
Ti më ushqen shpirtin e dlirë…
Koncert shijesh, gatuar gjithë fantazi
”Ndjënjë e çmëndur” që rri zgjuar,
S’njeh natën,akrepat e orës ditën zgjasin.
Ti lexon brënda syve të mi,mendimin;
Arrin të dëgjosh melodin e zemrës,
Fjalët,ato i kthen në vargje të këngës,
Ashtu i heshtur i gatuan nën dritën e syrit.
Ti më dashuron,si pranvera që i don lulet,
Me freskin e buzëve,me ushqen me puthje.
Si uragan më përpijnë valët tek kënga,
Vallësoj si zog shtektar,në vëndet e ngrohta.
Ti me pafajsin e fjalës,më flet me ndjenja,
Më përkëdhel në heshtje,dhe kur s’je pranë meje.
Burgosur nga era jote,dehur gjaku sikur zë vera,
Ti më ushqyen shpirtin,pa e ditur sekretin e ëndrrave!
DASHURI, APO PASION
Dua pranë teje të jem
dorën tënde të shtrëngoj.
Të eci përkrah teje
dhe ndryshimin të shikoj.
Rreth meje çdo të ndoth?
Dielli do të ndriçoj
e pemët do të lulëzojnë.
Ah!
është thjeshtë pasion.
azgjë s’do ndryshoj.
Buzën tende
lermë të të shijoj
kokën në gjoksin tënd
të ndhej.
Të të shoh në sy
dashurin time të ta shpreh
përtej syve të tu
dua të shikoj
Vallë
dashuri është,apo pasion?!