Poezi nga Milica LILIC, Serbi
Përktheu: Dash Malo
NJË GRUA E DËSHIRUAR PËR RIPËRTËRITJE
Do të kisha qënë statuja e sheshit
Ndërsa ti kalon mendon
Në atë cka vdekja të ka rrëmbyer.
Në qoftë se më prek sado pak
Kur kalon i rraskapitur nga vuajtjet
Grryer nga pritja e kotë
Që e kaluara ka rindezur
Si bronzin e statujës
fytyra e së vërtetës.
Do të kisha qënë nje burim fjalaman
Që gurgullon tundues në mes të sheshit
Dhe nuk më bezdis kurrë me zhurmën e valëve
Që qarkullojnë pa motiv
Nëse thjesht më prek mua kur kalon
Ndërsa si etur nga dashuria ime dikur
Shkon takon kush e di se cfare.
Do të kisha qënë kalldrëm i palëvizshëm
Që të gjithë e shkelin pa teklif
Për të ndjerë këmbët e tua mbi mua
Vetëm për një moment
Ndërsa shikon një boshllëk para teje
Duke imagjinuar atë që ka vdekur
Mbushur me qenien tende dhe asgje tjetër.
Do të kishta qënë llampatinë që ndriçon ditë dhe natë
Për të vështruar vetëm për një moment sytë e tu
Dhe shkëlqen me të gjitha fuqite e mia
Ankthet e thella që ndizen prapa teje
Deri ne momentin qe do me ishe shfaqur
Gati për të më thëhë:
Bota është ngjizur nga e para.
Speedpainting- Jarek Kubicki