Poezi nga Arianita Hoxha
Kur digjet një letër dashurie.
Lamtumirë letër e dashurisë time
Sot me dhimbje ndahemi vërtet
Aty harruar është gjithe rinia ime
E ditët që s’do të vijne më në jet
Eh puthje pa fund ka aty brenda
Dhe lot pritjesh netëve të gjata
Aty u shuan dhe t’bukurat ëndrra
E agimeve pasionet tona t’zjarrta
Shoh flakët mes duarve që dridhen
Dhe me të po digjet fati im i shkret
Reve t’errëtat ditë i shoh si shkrihen
Vec si kujtim unë do ta kem perjetë
Lamtumirë o letra ime e dashurisë
Sot më duhet nga ti të shkëputem
Lamtumirë ju them viteve te rinis
Në një tjetër jete unë sot po futem.
Po largohem
Vështirë të takohemi në të dy
Pik takimi u zhduk mjegulla e mbuloi
Po iki kuturu pa të parë me sy
Thua zoti me ndarje na dënoi
Vështirë të takohemi të dy
Sot përgjithmon po shkoj
Rrugës vetmise vetëm dua të hy
Kam frik të rri se të lëndoj
Cdo gjë tonën e mbylla në një letër
Shkruajta sa munda ca fjalë
Kujtim nga një histori e vjetër
Pa pendime pa asnjë më fal
Po iki zhgënjyer pa kuptim
Ty s`të pata kurr për vete
U mjegullua sot ky shesh takim
Semafor kudo qiell e dete
S`më mbeti në shpirt asgjë e bukur
E vetmja bukuri ishe vetem ti
Humbe sic humbë një cast i lumtur
Sic veniten e vdesin mijra dashuri.
Në ëndërra
Në ënderr takohemi ne cdo natë
Ti flet e unë në heshtje të dëgjoj
Dua kjo bisedë të vazhdoje gjatë
Para se mengjesi të zbardh të agojë
Ditën nuk shihemi as nuk takohemi
Sikur nuk jetojmë bashkë në një planet
Ashtu në largësi ne prap dashurohemi
E presim ëndrren t`na kthehet shpejt
Unë në jetë s`të takova asnjëherë
Ndaj mezi pres gjumin që të më vi
Kam frik të zgjohem ashtu menjëhere
Peng të ëndrres mbetëm përgjithnjë.
***
Nese ndjehesh i trishtur në vargun tim
Eshtë thjesht një poezi e asgjë më tepër
Në shpirt ruaj me dashuri një dedikim
Mos beso këto rreshta në një cop letër.