Sula im, lypësi Arditit / Nga Edison Ypi

Sula im, lypësi Arditit .

 

 

edison ypi

Nga Edison Ypi

 

Para semaforëve të Italisë një maroken i shkathët aspak lypës për 30 sekonda ta lan xhamin ta bën dritë.

Tek një semafor pranë Hotel Dajtit nuk ka marokenë. Ka lypsa që me surratin e shtrëmbëruar teatralisht, një sfungjer të qelbët dhe një shishe me ujë të pisët në duar, po u dhe ndonjë lek xhamin më tepër ta ndotin.

Ardit Gjebrea takoi tek ai semafor një lypës.

Unë kam takuar anës autostradës një Sulë.

Sula im dhe lypësi i Arditit janë moshatarë.

Lypësi i Arditit është një brun i theksuar i pamoralshëm, i paturpshëm, i paskrupullt, pa asnjë vetpërmbajtje, pengesë, qëndresë.

Sula im është një malësor i pamposhtur nofullshtrënguar, me kanun, moral, rregulla, detyrime, angazhime.

Lypsi i Arditit ka nënë e babë, familje, farefis, të gjithë lypsarë.

Sula im nuk ka, dhe kurrsesi nuk mund të ketë, asnjë lypsar, as në familje as në fis.

Lypësi i Arditit nuk pranon të punojë kurrën e kurrës, edhe sikur ta lësh të ngordhi.

Sula im nuk pranon të lypi, edhe lëkurën t’ja rjepësh, fytin t’ja sharrosh, në një kazan me ujë të valuar ta hedhësh, kockat një nga një t’ja thyesh e t’ja bluash.

Lypësi i Arditit fiton 10 euro në ditë duke lypur e duke u tallur para një semafori.

Sula im fiton 1 euro në ditë i vetëm mes djersësh dhe rreziqesh duke shkatërruar bunkerat për tu marrë hekurin.

Lypsi i Arditit jeton në shtëpi me qera me vetrata, televizor, stereo, dhe të gjitha paisjet.

Sula im jeton në një barrake të sajuar me llamarina dhe dërrasa, pa asnjë kollajllëk teknologjik.

Lypësi i Arditit çohet nga gjumi në orën 9.

Sula im çohet që në 5.

Lypësi i Arditit ha për mëngjez 3 salçiçe dhe 3 vezë.

Sula im mëngjezin e lypsit të Arditit nuk e sheh dot as në ëndërr.

Si lypsi i Arditit në Tiranë zor se ka të dytë.

Si Sula im rretheqark Tiranës dhe qyteteve të tjera ka me mijëra.

Shqipëria është e tëra plot me Sula dhe bosh me lypsa.

Te lypësi i neveritshëm i Arditit që vetëm lyp, ha sallam dhe qesh si budalla, shkojnë vazhdimisht kamerat për t’i qarë hallin inekzistent.

Te Sula im krenar dhe i pamposhtur që mezi mban lotët, shtrëngon grushtat dhe kërcet dhëmbët, nuk vete askush për t’i qarë hallin uluritës.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s