Shtëpia Botuese ” ADA” publikon vëllimin poetik “Shija e lirise…!” të autores Oltjona Selamaj.
Autore : Oltjona Selamaj
Titulli: Shija e lirise…!
Botim i parë, 2016
ISBN 978-9928-204-74-5
Botues: Roland Lushi
© Të gjitha të drejtat janë të autores
Tirazhi: 300 kopje
Roland Lushi
Shtëpia Botuese “ADA”
Rruga: Nasi Pavllo Nr.20
E-mail: rlushi@yahoo.it
Cel: +3554 68 221 9016
Tiranë, Prill 2016
CIP Katalogimi në botim BK Tiranë
Selamaj, Oltjona
Shija e lirisë… : poezi / Oltjona Selamaj. –Tiranë : Ada, 2016
104 f. ; 21 cm.
ISBN 978-9928-204-74-5
1.Letërsia shqipe 2.Poezia
821.18 -1
Dy fjalë për ju lexues, e adhurues te poezisë, duke iu uruar udhëtim të mbarë në shpirtin e poetes Oltjona Selamaj.
Oltjona, vjen përpara lexuesit, më vëllimin e saj të tretë poetik: ’’Shija e lirisë’’.
Dy librat e saj të parë janë: ‘’Panaroama e shpirtit ’’, dhe: ‘’Dritë engjëllore’’: (Angëlica lucë – Angëlic light)
Poezia e Oltjonës, ka karakter jetësor universal.
Është poezi shprese, gëzimi, e nostalgjie njëkohësisht.
Malli për vendlindjen, e shtyn autoren të shkruajë mjaft poezi me temë patriotike, sikurse do të gjeni në këtë vëllim .
– Ky vëllim, është përmbledhje e një shpirti të sprovuar nga padrejtësitë e jetës në mërgim, por edhe ndjenjash të thella miqësore, të cilave autorja u kushton vazhdimisht vargje shpirti, pasi vlerat njerëzore me bazë miqësinë, janë thelbësorë në jetën e saj si qytetare .
– Pasioni i Oltjonës për qiellin gjithashtu, spikat në këtë vëllim,ku do të gjeni poezi kushtuar Zotit e Krishtit,
që janë pjesë e besimit dhe forcës së saj, në dëshirën për të jetuar në paqe e harmoni me gjithçka e rrethon atë.
Ndjenjat e momentit, duke filluar: nga agimi e deri në mbrëmje, vijnë ëmbël në veshin e syrin e lexuesit të vargjeve të Oltjonës, e cila me dashuri i këndon çdo dukurie natyrore, e fenomeni kohor-hapësinor, duke përshkruar në mënyrë sa reale, aq edhe sureale, gjithë çfarë ndodh rreth saj….
Psh: Në poezinë: ‘’Koha s’pret ’’, do të gjeni një përshkrim të shkëlqyer të realitetit kohor, të shoqëruar me një ndjenjë ‘’rebelimi ’’ të ëmbël, ndaj kohes, që shkon shpejt, ku Oltjona shprehet:
‘’ E bezdisur sot nga ti,
‘’Minë me sahat ’’,
Paqen e shpirtit pa thyer,
Do të shkruaj, për ‘’inat’’.
Pra, autorja nuk njeh kohë kur shkruan, madje ajo nuk rresht së shkruari, edhe nga bezdisjet e tik-takeve të orës, që shënojnë se koha shkon shpejt, e autorja e sfidon përjetësisht me fjalën e saj të ‘’gdhëndur ’’ mbi letër, e cila udhëton në të, pa skadencë .
Oltjona në këtë vëllim ndjenjash ‘’vullkanore’’, i thur lavde heroit tonë të madhërishëm kombëtar Gjergj Kastriotit, pasi ndjenja e saj patriotike vlon e gjallë , më shumë së kurrë në mërgim, ku autorja, jo vetëm nuk është asimiluar si shqipëtare , por vepron e sillet si e tillë, pasi konsideron se çdo shqipëtar ka për detyrë të jetë, sillet, e quhët i tillë, sepse është ambasador i vendit të vet, në çdo vend ku jeton e punon.
Këtë ndjenjë të lartë atdhetarie të Oltjonës do ta hasni shpesh në këtë vëllim poetik, ku, në titull të poezive, ajo iu drejtohet bashkëkombasve të saj emigrantë me fjalë të ngrohta zëmrë si:
‘’Shpirt , o ëmigrant…!
Poezia me titull: ’’Tek ti le të shuhem Atdhe’’… , si dhë ‘’Shqipëtar në virtyt’’, janë dy nga poezitë e brengës e mallit, që e ‘’gërryejnë‘’ shpirtin e autores për fatin e kombit tonë në shekuj, dhe ku shprehet qartë dëshira e saj, ndoshta ëndërra e fundit për t’i përkitur deri në shuarje vendlindjes së adhuruar, së cilës i ‘’këndon’’ me ‘‘ligje’’ shpirti.
Oltjona vjen drejt nesh si një shpirt shumëngjyrësh: Reflektiv, i dhimbsur, mbi shumë fenomene shoqërore si braktisja ndaj të moshuarve, të cilëve u dedikon vargje prekëse në poezinë:
‘’Burgu i harresës’’, ku shtëpia mbetet bosh nga brezat që rriten e shkojne, duke ‘’harruar ‘‘prindërit, e duke mos u kujdesur për ta.
Shpirti i autores rebelohet në këtë pikë kritike , pasi ajo është rritur tek gjyshërit e saj mëmësorë, të cilët ishin shtyllë e mikpritjes së disa brezave në shtëpinë e tyre modeste, duke i rrënjosur Oltjonës dashurinë për jetën , njerëzit , e miqtë.
Autorja, ndaj mospërfilljës njerëzore, në shoqërinë e sotme ‘’moderne’’, shprehet kështu në poezi:
’’Burgu i harresës,
për të ‘’vetëmbrojtje’’,
ulur mbi divan, orën e tij pret,
më gjysmën e ‘’ëmbël’’,
mbledhur, dorështrënguar,
paskërka dhe dhimbje e pritje
që ‘’vret’’…!
Nga: Klaudia Malaj