Poezi nga Delo Isufi

 

delo isufi

Poezi nga Delo Isufi

 

 

UNË, EMIRA DHE ZOGJTË

(kushtuar nuses sime Emira, ndarë nga jeta më 25 Dhjetor 2001)

 

Më fal Mirushe, nuk të erdha,

Këtë jave, ku prehesh Ti,

Zogjtë pyete:-Ç’u bë Deloja,

S’rri pa ardhur kurrë ai.

 

Zogjtë thanë:-Ai ka ikur,

Disa ditë nuk është këtu,

Kur të kthehet që nga larg,

Mallshëm do puth sytë e Tu.

 

-Kush i’a bëri rrobat gati ?

Kush e nisi në mëngjes ?

Kush e puth te pragu’ derës?

Do më thoni që ta pres.

 

Kush e pyet “A u lodhe”?

Kush i thotë fjalë të mira ?

Kush e çon nga gjumi natën ?

Kur sheh ëndrra të këqija ?

 

-Ëndrra e tij është vrarë,

S’është ai që ke lën Ti,

Kur mbi lule ai përkulet,

Etjen shuajmë në sytë e tij.

 

Erdha, pra Emira ime,

Ti më prite si dikur,

Sa dëgjove kollën time,

Çele buzën mbi bozhur’.

 

Nga vëllimi “Lulet e zemrës” v.2003

 

 

 

Drita e shpirtit

(kushtuar nuses sime)

 

Hënat diku larg u tretën,

Gjithë diejt ikën larg,

Në mal,në stan mbetëm,

Unë, dhentë e qeni plak.

 

Ca yje, matanë malit,

U gremisën, tej, në det,

Lumi, që shkiste zallit,

E ndali frymën në breg.

 

Nga toka një dritë u ngjit,

Përflaku qiellin, malin,

Shpirti i Saj u bë dritë,

Erdhi të ndriçonte stanin.

 

 

 

Piloti

 

Lart në qiell e me lavdi,

O nën dhé lavdi mbuluar,

Gjoks qëndisur me stoli,

Përmbi gur të jetë shkruar,

 

Këtu prehet një pilot,

Jetë e vdekje lavdi plot.

 

 

 

Të isha burim

 

Burim, të jem në krua,

Asnjë çast frymën s’do ndal,

Kur të lashë syçkat e tua,

Vetëm puthje do të fal,

 

Do të puth në pambarim,

Sytë e Tu do jenë burim.

 

 

 

Zemra

 

Si mëz i vogël, i harbuar,

Livadheve lëshuar pa ¬fre,

Harliset e s’ka të ndaluar,

Pushton dete, qiej e dhe

 

 

 

Marioneta

 

Mbrëmjeve kur dremit nata,

Vjeshta shtriqet përmbi gjethe,

Suferina shfryn përjashta,

Brenda sjell aromë vjeshte.

 

Rreth e qark tavolinës,

Gumëzhin jet’ e lokalit,

Vjen e ikë’ një vajzë tinëz,

Fluturon si erë e malit.

 

Ngremë gotat, i trokasim,

Rrjedh biseda valë – valë,

Për të dashurat kur flasim,

Mërmërisim më ngadalë.

 

Bukuroshja vjen tek gota,

Futet brenda në shampanjë,

Lilipute duket bota,

Porsi llamba në tavan.

 

Mëndja kur ka ikur tutje,

Shoku pëshpërit në vesh,

E shikon atë balerinën,

Më hyri mua në qelq.

 

Esëll bëhemi të dy,

“Më do mua a do ty.”

 

 

 

Pse kaq ndryshe!?

 

E bukur,e mençur,jetë, dritë,

Për atë, kështu mbeti vërtetë,

Ai, dikur i mirë, tani një hiç,

Ç`dreqin ndodh në këtë jetë!?

 

Veçmas, të dy të mirë,

Bashkë, tepër e vështirë.

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s