Dhimbjet që kullojnë pikë-pikë deri në kockë… – Elegji e dhimbshme për dhimbjet që vazhdojnë… / Nga Dhimitër Nica

Dhimbjet që kullojnë pikë-pikë deri në kockë…

– Elegji e dhimbshme për dhimbjet që vazhdojnë…

 

 

dhimiter nica 1

Nga Dhimitër Nica

 

 

Sot është dita më e zezë në botën ortodokëse! Sot diku dielli doli çalaman,diku doli me gjysëm syri,diku nuk doli fare…Dhe të gjitha këto për atë ditë të premte,një e premte e zezë,përrreth dy mijë vjeçarë më parë,kur ai popull u nderua dhe u respektua në ato kohë,nga vet i madhi Zot,duke u besuar e duke zbritur aty, djalin e tij…Maria që s’kishte kaluar kurrë me një mashkull,Maria që ishte ende e virgjër,papritur ngelet shtatzanë dhe kjo shtatezani erdhi e gjitha nga një ëndërr,kur vet Zoti i fryjti në vesh…Sot duket paksa e çuditshme ,por kur mëson se edhe vet vet femra doli nga dy fijet e brinjëve të mashkullit të parë në botë,nuk ka përse të mos bindesh,se edhe kjo është dhe duhet të jetë e vërtet…Por fjalën e kishim te e premtja e zezë që këtë vit i bie të jetë pikërisht sot,atë ditë kur populli i Izraelit,në Palestinën e sotme, vendosi të dënojë me vdekje,gjakun e shenjtë,birin e Zotit të madh të dërguar për të ndihmuar njerëzit në tokë… Kështu jemi ne dhe vazhdojmë të mbetemi të çuditshëm edhe sot,kur nxjerrim nga burgu dhe shpërblejmë kriminelin, hajdutin, ordinerin,kur dënojmë e kryqëzojmë ëngjëllin,njeriun e mirë,punëtorin e të ndershmin,duke ripërsëritur vuajtjet dhe brengat e vazhdueshme për miliona e miliona njerëz të varfër e të pambrojtur kudo nëpër botë! Biri i Zotit u dënua,doli para litarit dhe u kryqëzua,duke i ngulur gozhdët e injorancës e të padijes,gozhdët e mllefit e të tradhëtisë,gozhdët që edhe sot e kësaj dite përcjellin nëpër shekuj dhimbje, zjarr e lot,duke marrë më qafë me qindra e mijëra të pafajshëm e duke përsëritur vazhdimisht,të njejtën histori…Dhe plagët kullojnë e vazhdojnë të kullojnë gjak edhe për shumë shekuj me radhë,kullojnë e djegin pikë-pikë si kallaj zemrat e shume njerëzve të ndershëm e të pafajshëm kudo nëpër botë!

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s