ËSHTË KOHA E MAJMËRISË SË QENËVE… / Esse nga Naun Kule

 

f 5

Esse nga Naun Kule

 

 

ËSHTË KOHA E MAJMËRISË SË QENËVE…

 

“Ndërsa kafsha egërsohet kur është e uritur,
njeriu egërsohet kur është i ngopur”

  1. Izetbegoviç

 

 

 

Njerëz, ruhuni nga qenëria me zinxhir floriri…!
……………………………………………………..
Na mbyti qenëria. Në lulishte e bulevard, nëpër lagje, anë Lanës e poshtë urës, në mëngjes e në të ngrysur, po dëgjojmë dhe shohim gjithënjë e më shumë…qen. Sigurisht, ka qen dhe qenëri…Madje edhe qenëria ka hierarkitë e veta. Një pjesë e tyre është nga soji me të cilët po merret Bashkia. Mallkimi i dikurshëm për qentë, “Të helmoftë Bashkia” sot nuk vlen më. Tani ajo i mbledh me makinë, i mbyll diku dhe u bën atë: mohimin e trashëgimisë- tredhjen e tyre.
Mirëpo, hall nuk zgjidh. Tjetër kund është halli i fakirfukarenjëve në këtë vend…Jo tek soji i atyre që mbledh Bashkia dhe i tredh. Hall i madh i yni është qenëria e kollarisur që nuk..! Është qenëria e foltoreve dhe zyrave ku vulosen fatet e të pafatëve tanë. Eh, sikur të dilte një ligj edhe për…
-Të tredhen të gjithë…gjithë soji i qenërisë!
Po, një janë, qenëri..! Ndryshon vetëm dukja…!
Mos u duhet shtënë në vesh politikanëve tanë? Pse jo? Pikërisht në parlament po flitet gjithënjë e më shumë për qen e qenëri, për buçe dhe kone, për qenush të vegjël dhe langonj të mëdhenj… Sidomos tani që deputetët tanë po gatuajnë reformën e drejtësisë. A ka më drejtësi se kjo? Sëpaku, shpëtojmë fëmijtë e nipat nga pjellat e qenërisë së sotme. Se, bëmë baba të të ngjaj, apo jo…?! Pra, zotërinj politikanë, sajoni edhe një ligj për sterelizimin (dmth, tredhjen…) e gjithë sojit …! E bëni dot? Provojeni…Më mirë nga ju, askush s’e njeh qenërinë e sotme në këtë vend…Askush!
Gjithësesi, qenëria rreth nesh, shtohet e zbukurohet. Mos prit t’i shohësh tek shullohen qosheve apo zhgrryhen ndër kazanë plehrash. Përkundrazi..!
Këta ecin trotuareve dhe bulevardit rëndë-rëndë. Kur shihemi ballaz, vëngërojnë larg e lart dhe borroçiten gjithë karshillëk. Jo rrallë na shkelin edhe syrin e na nxjerrin gjuhën nga dritarja e makinës me xhama të zinj. Madje, nga sedilja e pasme, e shefit, jo e bodigardit…Të gjithë janë mes nesh; ndër zyra e tubime mbledhjemëdhenjësh, në foltore, në konferenca, panaire dhe ekspozita, në kongrese a mbrëmje gala…Për t’i njohur është kollaj.
Të gjithë janë të rrumbullakosur nga poshtë e nga lart…Surratmbushur e barkfryrë, veshur me sqimë e kollarisur allaversaçe…! Krehur, llakosur e vajosur ndër cullufe e surrate, sa të vjen ndohtë t’u afrohesh. Por, paçka kësaj dukje shtirane, janë shumë më të pisët se qentë e rrugës…Këta, me një kallëp sapun edhe mund t’i pastrosh…
Ndërsa, qenërinë e zyrave, s’e lan dot as lumi, as deti. Pisllëkun e kanë sëbrëndshmi. Huqet dhe veset, vdesin me të zotin…
Zonjat, sigurisht, tërheqin nga larg. Bizhuteritë dhe zinxhirkat e tyre-doemos të florinjta; rrezëllijnë marramendshëm sikur t’i ulurijnë gjithë hallkut përqark: – Heeej! Ja ku jam…! Pra jam..! Kush..? Edhe pyet? Pa shihma çantën, çizmet, byzylykët, vathët, gëzofin, orën… Hë pra? Akoma…?
Nuk ke faj. Shkuan dy-tri vjet që atëhere. Eh, tri vjet të shkuara!
Kjo zonjë vraponte për në punë me bukën e drekës me vete. Ishin kohë të vështira. Paçka se rreth të dyzetave, ishte e padiplomuar, e pa doktoruar…
Ndërsa sot, me dy diploma, me master, me gjuhë të huaj. Ja, ç’bëri demokracia…Asokohe ishte edhe e hollë, shufër thane. I vinte fustani anës…Sot ? Trashur e ënjtur para e mbrapa. Brinjë e vithe, bark e gjoks-njësh, bitevi. Bën vend makina e krevati…!
Kjo soj qenërie, edhe në të folur, e rrëfen veten. Të gjithë bëjnë sikur. Flasin e qeshin (apo zgërdhihen…?) Mundohen të thonë gjëra të mëdha, me fjalë të zgjedhura, mundësisht të huaja. Flasin për shefa të lartë e të sojmë, për miq në qeveri, parlament, presidencë. Për negociata e biznese qindramilionëshe, për doktoratura e profesorate…Në i takon para teatrit apo kinemasë, pyeti për ç’të duash, veç jo për dramën apo premierën e shfaqur…Këta janë aty që t’i shohin, të shihen apo të… shiten! Veç kujdes; mos të shpëton goja dhe i pyet për ndonjë shok a shoqe shkolle. Apo për ndonjë profesor që u jepte….
Pas kësaj pyetje, ai të shtrëngon dorën dhe, gjithë gaz e nur, bënë tutje drejt mikut…E ç’t’i thuash këtij soji? T’i kujtosh se majmëria e dhjamosja është dallesë e të paditurit dhe të pangopurit? Se mallkimi “Ngrënç e mos u ngopsh”, është nëma më e rëndë për njeriun? Se nga çdo e drejtë e marrë nëpër këmbë lind një borxh…Borxh që do lahet domosdo…?!
Mirëpo ky dhe soji i tij kanë aq shumë borxhe sa s’ja lajnë dot as bijtë. Veçse po t’ia thuash, bezdiset. Madje zëmërohet dhe ulërin:
-Borxhe… borxhlinj?! Kush kërkon…Mua? Asgjë…Asnjë qindarkë të huaj, s’gjeni dot në xhepin tim…! Asnjë, de!
Dhe ikën qetë – qetë, pa u qederosur fare për ata që flasin, që thonë fakte, çudira, thagma për aq e kaq miliona, për tendera, për grabitje…
Qentë lehin… Ne, ndjekim tymin, drejt, lart, pa e prishur gjakun dhe qejfin, për asnjërin… Dhe çaplon tutje, gjithë fodullëk, trimëri, apo…?
Se,…kur qeni këput zinxhirin, nuk pyet më për të zotin. Bëhet vet zot.
Dhe një zot, i dalë nga kjo soj qenërie, ndjehet më zot nga vet Zoti…
Atëhere? Ç’na mbetet neve, këmbësorëve dykëmbësh të kësaj bote? Hiç gjë. Veçse t’i gëzohemi (apo t’i frikemi..?) ditës që arritëm dhe të lutemi me sytë përpjetë:
-Zot i madh, na mbro nga qenëria me zinxhir floriri…!

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s