Muslimanët e Ballkanit ( Çështja Lindore në shekullin XX ) – Fikret Karçiç / Përgatiti : Bardhyl Selimi

 

f 7
Muslimanët e Ballkanit
Çështja Lindore në shekullin XX

Autor: Fikret Karçiç

Tiranë 2016

 

 

Përgatiti : Bardhyl Selimi

 

 

f.10
Duke ballafaquar në mënyrë kritike statistikat osmane dhe statistikat e shteteve të krishtera ballkanike, autori dëshmon se, para luftërave ballkanike, muslimanët përbënin më shumë se 55 % të mbarë popullatës së rajonit, se parimi i vetëvendosjes nuk ka qene i zbatueshëm për muslimanët dhe se muslimanët u bënë humbës në krijimin e shteteve të reja në Ballkan.
Humbja nuk ka qenë vetëm e karakterit politik. Në fazën përfundimtare të zgjidhjes së “Çështjes Lindore” 1912-1916, jetën e humbën 27 % e popullsisë muslimane të Ballkanit, që paraqet një katastrofë demografike.

 

f.18
Samuel P. Huntington kishte mendimin se aktorët kryesorë të historisë njerëzore janë qytetërimet, ndërsa dallimet qytetëruese janë burime konfliktesh. Sipas Meriott “Çështja Lindore” ishte një përleshje zakonesh, idesh dhe kuptimesh të Lindjes e Perëndimit në vendet e Evropës Juglindore..

 

f.19 
Lindja e çdo shteti kombëtar të krishterë ballkanik ishte e ndjekur nga pogrome masive të muslimanëve, dëbime, ndryshim të pamjes dhe emërtimit të vendbanimeve, kolona refugjatësh që lëviznin rrugëve të përbaltura ose qafave malore të pakalueshme, ëndrra për kthimin në shtëpitë, marrëveshje të pazbatuara për dëmshpërblim për pronat e marra apo të lëna etj.

 

f.35
Nacionalistët ballkanikë kanë qenë shpesh herë racistë klasikë, që kanë besuar se “kombi” është i përcaktuar nga gjaku ose me tiparet kombëtare të shpirtit. Një person ka qenë ai që është për shkak të disa karakteristikave të shpirtit të tij, tipare që i ka ndarë me anëtarëte tjerë të kombit të tij.
Për shkak të kësaj, pomakët muslimanë sllavë janë konsideruar gjithmonë si bullgarë nga apologjetët bullgarë…Grekët kanë konsideruar se gjithësecili që ka stgërgjyshër grekë, është edhe vetë grek, pavarësisht nga statusi i tij i sotëm apo vetëidentifikimi. Muslimanët sllavë të Maqedonisë, për shkak të kësaj, janë numëruar si grekë, sepse “gjaku i tyre dhe zemra e tyre janë grekë”.

 

f.48
Sikur shtetet të ishin formuar sipas parimit të vetëvendosjes dhe shkëmbimit të popullatës nga viti 1911, pjesa më e madhe e Evropës Osmane, me të drejtë, do të ishte atdhe musliman. Sikur të ishte zbatuar parimi i vetëvendosjes në Ballkan do të ishte formuar një shtet (ose shtete) musliman që nga Shqipëria e deri në Detin e Zi, duke i përfshirë vilajetet e tërësishme të Edrenësë, Shkodrës, sanxhakun e Pejës dhe Prizrenit të vilajetit të Kosovës, sanxhakun e Beratit të vilajetit të Janinës, sanxhakët e Dibrës, të Elbasanit dhe Manastirit të vilajetit të Manastirit dhe tërë vilajetin e Selanikut, përveç pjesës jugperëndimore të tij.

 

f.69
Shqiptarët, populli më i vjetër i rajonit, që jetonin nën sundues dhe zotërinj feudal të ndryshëm, e ruajtën nivelin e vetëdijes etnike.

 

f.75
Në vitin 1878 rreth një milion muslimanë u dëbuan nga territori, që sot njihet si Bullgari dhe Rumani, nga ana e ushtrisë ruse dhe bandave bullgare të armatosura, të cilat, sipas raporteve të ambasadës britanike, vranë 300 000 muslimanë.

 

f.95
Dy vezirët më të njohur në historinë osmane, Mehmet Sokollu dhe Mehmet Kopryly ishin me origjinë serbe, përkatësisht shqiptare. Vetëdija etnike dhe njohja e gjuhës amtare ishin të përhapur në përgjithësi ndër joturqit, që luftonin në ushtrinë osmane ose që punonin në Stamboll.

 

f.99
Lidhja e Prizrenit, në fund, ia arriti qëllimit për formimin e Shqipërisë së pavarur më 1912, në masë të madhe për të penguar Beogradin për t’i pushtuar këto hapësira, ku numri i serbëve ishte më pak se 10 %.

 

f.101
Elitat militante nacionaliste ballkanike, duke e krahasuar standardin e tyre të ulët jetësor me standardin në Evropën Perëndimore, prapambetjen e tyre ia hidhnin “turqve” dhe “500 viteve të zgjedhës” nga ata. Ato elita sot e shikojnë Shtetin Osman multietnik dhe multifetar si “shtet nacional turk” dhe bëjnë nga ai “dash kurbani” për frustracionet e tyre kombëtare dhe humbjet e iluzioneve. Dallimet fetare u bënë bazë e nacionalizmit ballkanik.

 

f.105
Në vitin 1951-1952 Bullgaria, me këshillë të Stalinit, dëboi 152 000 qytetarë të vet me origjinë turke. Qëllimi ishte t’i shkaktonin Turqisë vështirësi ekonomike. (Njëjtë më 1989 Bullgari dëboi për në Turqi rreth 360 000 qytetarë me origjinë turke)

 

f.113
“Kombi” që u bë bazë e shteteve ballkanike, u kuptua në parim si komunitet konfesional dhe fetar, e vetëm pas kësaj, si entitet i përbotshëm etno-gjuhësor, përkundër respektimit formal të këtij koncepti të fundit. Qeveritë ballkanike përpiqeshin të krijonin kombe monolite, gjë që la pak hapësirë për ekzistimin e pakicave etnike, gjuhësore e fetare. Muslimanët, thuajse në tërësi, konsideroheshin si të bhuaj, së pari për shkak të dallimeve fetare, dhe në rastin e turqve, për shkak të gjuhës dhe lidhjeve historike me Turqinë.

 

f.117 
Gjatë gjithë konflikteve të historisë moderne të Ballkanit muslimanët kanë qenë viktima, janë vrarë, dëbuar nga vatrat e tyre apo janë detyruar të shpërngulen në Turqi ose në vende të tjera.

 

f.133
Islami në Shqipëri është pikërisht ashtu si do dëshironte Perëndimi të ishte: jopolitik, i moderuar, besnik ndaj pushtetit dhe me respekt të plotë të rregullave të demokracisë evropiane.

 

f.138
Ekziston një raport kritik midis fakteve në Bosnje (gjenocidi i quajtur “spastrim etnik”) dhe deklaratave të liderëve perëndimorë, si ajo e presidentit Bill Klinton, për “antagonizmat jetëgjatë”, “urrejtjet e vjetra” dhe “fantazmat e Ballkanit”. Fraza të tilla janë përdorur për ta treguar popullin e Bosnjës si të huaja, edhe historikisht edhe madje gjenetikisht, të caktuar për të vrarë njëri-tjetrin. “Antagonizmat jetëgjatë”, refren që përdorej nga zyrtarët e Kombeve të Bashkuara dhe të NATO-s shërbente si arsyetim kryesor për politikën katërvjeçare që kishte arritur kulmin e saj në rastin e Srebrenicës.

 

f.140
Arti, dorëshkrimet dhe monumentet artistike që u dogjën dhe u shkatërruan, ekzistonin shekuj me radhë në qytetet si Mostari dhe Sarajeva, monumentet fetare janë ndërtuar njëri pranë tjetrit….Ajo që u shkatërrua, dëshmonte edhe për bashkëekzistencën pesëqindvjeçare bosanas – muslimane të Zvornikut.

 

f.142
Termin “gjenocid” e sajoi Rafael Lemkin si pjesë e orvajtjes për të mësuar nga përvoja e Holokaustit dhe për t’u zhvilluar pajtueshmëria juridike ndërkombëtare për llojet e caktuara të krimeve sistematike. Konventa për Pengimin dhe Dënimin e Krimit të Gjenocidit e miratuar me Rezolutën 260 (III) A të Asamblesë së Përgjithëshme të Kombeve të Bashkuara më 9 dhjetor 1948, i sjell dispozitat kryesore vijuese:
1. Palët e kontraktuara konfrirmojnë se gjenocidi, pavarësisht i kryer në kohë paqeje apo në kohë lufte, është krim sipas të drejtës ndërkombëatre, të cilin ata detyrohen ta pengojnë e ta dënojnë.
2. Në këtë Konventë gjenocid do të thotë cilado nga veprat e kryera me qëllim të shkatërrimit, të plotë apo të pjesëshëm, të grupit kombëtar etnik, racor apo fetar, përfshirë: (a) vrasje e pjesëtarëve të atij grupi; (b) shkaktimi i dëmit serioz fizik apo mendor; (c) imponimi i qëllimshëm ndaj një grupi të kushteve të tilla për jetesë, të orientuara për të shkaktuar shkatërrimin e tij të plotë apo të pjesëshëm; (d) imponimi i masave që do të pengonin lindjen në grupin; (e) zhvendosja e dhunshme e fëmijëve nga njëri grup te tjetri.

 

f.145
Rëndësia e Njegoshit, fakti që vargjet e tij janë mbajtur mend nga një numër i madh serbësh dhe ideja që u ngjall Njegoshi, poeti i kryqëzimit serb dhe i ringjalljes së ardhëshme, që të gjitha këto ishin pjesë e Memorialit të Kosovës më 1989. Në mbarë Serbinë, në Vojvodinë dhe në Mal të Zi njerëzit mbanin fotografitë e Njegoshit dhe posterë me vargjet e tij…

 

f.146
Romani më i njohur i Andriqit përqendrohet mbi urën mbi lumin Drin që e ka ndërtuar Mehmet Pasha Sokoloviq, një serb që u dërgua në Stamboll dhe që u bë pasha. Për t’i kënaqur zanat që ruanin ndërtimin e urës, ndërtuesit duhet të murosnin dy fëmijë të krishterë. Dy vrima në urë interpretoheshin si vend ku nënat e fëmijëve vijnë për t’u dhënë gji foshnjave të veta.

 

f.188
Leon Trocki
A nuk ju detyruan faktet e padiskutueshme dhe të pakundërshtueshme, z. N. Miljukov, të vini në përfundimin se bullgarët në Maqedoni dhe serbët në Serbinë e Vjetër, në zjarrin e tyre nacional për t’i përmirësuar të dhënat në statistikat etnografike që nuk janë të favorëshme për ta, thjesht u angazhuan në shkatërrimin sistematik të popullatës muslimane nëpër fshatra, qytete dhe qarqe?

 

f.222
Çdo fëmijë nga Vishegradi, madje edhe ata që janë tepër të vegjël për të mbajtur mend, e di emrin e Millan Llukiqit, kriminelit të tyre.

Nga 14500 muslimanë që jetonin në Vishegrad para lufte, rreth 3000 kanë vdekë ose janë zhdukur. Të tjerët janë shpërndarë në mbarë Bosnjën, shumica duke jetuar në varfëri nëpër dhoma të mbipopulluara.

 

  1. 223
  2. Në një rast, Llukiq e lidhi një burrë me litar pas makinës dhe e tërhoqi zvarrë rrugëve derisa vdiq. Thonë se të paktën në dy raste, Llukiq kishte futur grupe të mëdha muslimanësh në shtëpi, që pastaj ua kishte vënë flakën.

Një ushtar serb tregonte se si muslimanët që iknin, nxirreshin nga autobuzi, radhiteshin dhe pushkatoheshin nga Llukiqi dhe shokët e tij.

 

f.227-235
rrëfehen tmerret e masakrave në Kosovë.- shkruar nga Johanna McGeary

Shumë e shumë shqiptarë kanë humbur bashkëshortët, vëllezërit, gratë dhe fëmijët. Thuajse çdokush e ka humbur shtëpinë dhe pjesën më të madhe të asaj që ka pasur. Masa e terrorit që del në sipërfaqe- me siguri 10 000 të vrarë dhe rreth 100 varreza masive sipas raportit të fundit të NATO-s nuk lë vend për çfarëdo emocioensh të tjera, pos tmerrit.

Gjuetarët e njerëzve e braktisnin Kosovën në të njëjtën kohë kur po ktheheshin njerëzit që ata i gjuanin dikur.

Ushtari Marinko tregon:
Grupet paramilitare dilnin të parët. MPB bënin pastrimin ndërsa Ushtria Jugosllave siguronte tërë operacionin…Unë vetë kam vrarë 500 vetë..

Operacioni “Patkoi” ishte një operacion ushtarak i përpunuar dhe realizuar nën mbikqyerjen e Shtabit të Përgjithshën të Beogradit për të vrarë dhe dëbuar popullin e Kosovës….

 

 

Bardhyl Selimi

Përgatiti : Bardhyl Selimi

15 prill 2016

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s