Poezi nga Hajrun Toçi Korabi

 

Hajrun toci korabi

Poezi nga Hajrun Toçi Korabi

 

 

HORIZONTI I FAFUND

 

Dritë hëne e bukur kurorë
Natë e gjatë
Hije kaluarë
Mbanë fanarë
Betuarë
Si çdo natë shkuarë
Kohë plotsuarë

Matanë ujit, largë
Prapë në tokën e gjallë tonën
Hije pa pushuarë
Mëndjë dritë
Kujto buzqeshjet
Aromë lule
Më të bukurat

Shtigjeve, brigjeve, tokës së ujit..
Rrugës me drite
Horizonti vijim kërkon
I lodhuri sy
Pse s’pushon?!
Shikuarë qiellin larte mendon!…

Etja nuk gjeti kufirin
Fundi harroi etjen
Tundur kokë e tru
Gjallërisë përpjekur
Nisja e Re veshur
Me të riun petkun
Të bardhë buzqeshur!!

 

 

 

HËNË SHOQËRIM

 

E bukur është hëna e plotë e gzuare ndriçuare
Në çdo stinë e kohë skajuarë
Sa e trishtë anën tjetër nuk e shohim
Mbajmë fshehtësine panjohuritë që nuk i njohim
Thonë qengji dinakritë nuk i lakmon fare
Andaj mirësjelljet i ka bujare
Armiqtë nuk shtohen po i duam miqtë
Miqtë kur ikin nuk kthehen prapë si miq fisnik
Dryshkun lagshtia shkuje anembane shton
Pse pa kufijqarte te perfundojme?!!
Çfare të bëjmë pa ujë e dielle qe vallzojmë si të marrë
Ecëm u lodhëm, pushuam frymëmarur pa peshe kandar
Stinët sjellin bukuritë hapur
Lulet qelin te gjitha, rrenjet arome dheu mbajnë
Gjemba t’frikshme vizëllojnë ata qe vetem guximin kanë
Harrojme qe nga rrafshi ngrihemi çdo herë
Per të nesermet mgadhenjime e te djeshmes vlere.
Nisjeve qe vijojnë.

 

 

 

Kujtesë nga largësia

 

Aty ku edhe zogjtë këndonin këngët e lirisë
Aty ku fëmijët t’lidhur si nata e dita ishin me shoqërinë!!
Aty ku horizontet i kaplonim me ndjenjë dashurie fluturimi
Aty ku prehëri e gjyshërve u bënte fole gëzimi

Rini e ikur n’retë pluhurosur
Katosur frymë e re n’ikje t’brengosur
Netët n’gjysmë syri hapur medituar
Mbrëmjes t’vrarë i uritur këmbë e shpinë bashkuarë

Vjeshta u bë dimër, behari ngjyrë vjeshte kaplonte
Retë e hapura me shi tmershëm qielli vizëllonte
Buzqeshja e vajtuarë hovin e mbante n’dinamizëm krenarë
Harresë për ty, edhe pse në duarë të mbanja i qartë fanarë

Aty, aty ku zogjtë i kërkonja si i verbëruarë
Pranë aty nata e dita këmbenin shoqërimin mërguarë
Aty ku shpalosnja kujtimin e djepit dashurisht n’kujtesë
Po, aty duartë e rrudhura, gjyshërit përkdhelshëm më lanë shpresë

Kufijë largësie vetes n’horizonte me qiell i mbjella
Këshillë e ombrellë në çati e rrënjë i këmbeva
Aty me ty kohë rininë e shoqërova
Ushqyerë kohë e çast n’rreze ngjyrësh sfidova.

Sa e ëmbël këshillë e nënëlokës n’heshtje
Sytë n’ lotë harruarë n’betejë t’shpresës ecje
Dredh mustakun plaku n’shiqim mprehtë n’edukim
Aty udhënisja kaploi fillimin deri n’mbarim.

 

 

 

Andej anës time malit

 

O mall i gjanë i paharruem
Ku edhe zogjt kanges kur ia marrin njizanit
Mall i gzuem qe ka herë i trimnuem
Fluturon shpirti ma i lirë fushë e malit
*

Fluturat iknin e vinin mbarë gjersisë natyrë t’lirë
Andej gjithkah n’hapsin t’hapun tonë
Kendonim kangën” Flutur, flutur…” melodi tingllueshem shtrirë
Mbledhnim lule kuqe per rreth me fluturat kurorë.
*

Andej aromës anembanë gjelbrimit tonë
Malli ka mallin n’sy e lot si dhimbje ikun
Ylberi me shumë ngjyre para buzqeshjeve hijen mbronë
Stinë e bore e shi me diellë pritun
*

O mali im, arome e pasun jetë
Bjeshkmaleve kambë posarritun ecjesh
Gjallnisht n’munges kalimthi paharruem n’vetmin time presë
Nji shetitje andrroj t’palodhun mbarë malë brigjesh.

 

 

 

GJURMËT UDHË

 

Këmbë ecur gjurmëve lënë emrin n’tokë, kudo peshë lëshuar
N’valë jete bredhur udhë të hapur çdo kahje kërkuar
Ngadhnjyer hap pas hapi ndjekur heshtur dhe medituar kompleksesh udhë
Kudo anëve n’vete dedikuar mbushim kohë e rrudhë
Stinëve rrëkosur rrënjë lëshuar ditarë
Me ujin, tokë e qiell dhe ngrohjen pranë
N’gjurmë endërrash ruajtur sot për nesër shpresë burimin ujë krua
Sikur n’fletë t’bardhë kujtimesh me premtim hezituar shkruar
N’ecje, lodhja e sfidat janë pa lodhuri arritje kulmi n’krijim
A nuk gjete veten qëndruar në dëshirë e lojë vijim!…
Sa e ëmbël është puna, kur vullnetit prirë udhë i strehoemi
Kështjellë muresh, dashurisë ngrohje i ushqehemi
Sa e afërt gjindet udha kur udhës i dihet qëllimi
Askush s’ mund të të dëboj me çdo forcë mashtrimi
Si fëmijë u lindëm, edhe pse plakemi si fëmijë të dikujt prindërish
Udhët t’i shijojmë, treguar pas tjerëve tonat gjurmë, rrëfimeve sërish…

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s