Zhgënjimi / Tregim nga Marjeta Shatro

Zhgënjimi

 

 

marjeta shatro

Tregim nga Marjeta Shatro

 
Ishte një ditë e zakonshme vere e cila bëhet e veçantë për ngjarjen që do t’ju tregoj.
Isha bashkë me fëmijët e mi buzë detit të kaltër,nën hijen e çadrës së plazhit për tu mbrojtur nga rrezet e forta përvëluese të diellit të korrikut,kur pranë nesh vjen një grua rreth të dyzet e pestave bashkë me vajzën e saj njëzet vjeçare dhe dy fëmijë të vegjël një djalë tre vjeçar dhe një vajzë po tre vjeçare.
Zunë vend dhe (si çdo shqiptar) filluan të më pyesnin se nga isha ku punoja.
U futën në ujë dhe bashkë me to edhe dy fëmijët e vegjël.
Njëzetvjeçarja ishte nëna e vajzës ,një e re simpatike, por tepër llafazane.Nuk pushonte së foluri asnjë çast me nënën e saj dhe plazhistët e tjerë rreth tyre.
Djaloshi i vogël luante në ujë dhe ishte djali i fqinjes së tyre.
U befasova për papërgjegjshmërinë e prindërve të tij.Vajza njëzetvjeçare filloi të fliste keq për këtë fëmijë,sikur ai të ishte një përbindësh që i kishte mësuar vajzes së saj të sillej keq.
Djaloshi e ndjente që nuk e donin dhe rrinte larg tyre dhe i kundërshtonte vazhdimisht.
Një çast e ëma e vajzës largon vëmendjen prej vajzës së vogël dhe ajo zhytet dhe pi ujë të kripur dhe fillon të qajë e tmerruar.
Njëzetvjeçarja fillon t’i shkul flokët dhe veshin djalit të vogël të pafaj.
Sa keq më erdhi në atë çast!
Djaloshi i vogël ikën me vrap i frikësuar dhe rrëzohet .
Vret gjurin dhe fillon të qaj me të madhe ,dy gratë e shikojnë dhe thonë”Mirë t’i bëhet që të mos bëj më.”
Iu afrova djaloshit dhe e qetësova duke i mjekuar këmbën dhe mora në çadër të luante me djemtë e mi të cilët e shikonin me keqardhje dhe i ofruan lodrat e tyre.
Iu drejtova dy “zonjave” se ishte një fëmij njëlloj si vajza e tyre dhe nuk duhet ta keqtrajtonin.Më vështruan të turpëruara pasi nga plazhistët e tjerë mësuan që punoja mësuese.
Pēsova një zhgënjim të madh “Një pamje e jashtme tërheqese,por një zemër e zezë,katran.
U largova nga plazhi e zhgënjyer dhe me një shije të keqe të njerëzve që na rrethojnë në moment të qetësisë në një plazh publik.

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s