Cikël poetik nga Eduart Mata

 Eduart Mata - 1

Cikël poetik nga Eduart Mata

 

 

Në këtë ditë!

 

Në këtë ditë me shumë erë

Dola n’majë t’kodrës me u ngushllue,

Më pëlqen  i vetëm të rri

E shpesh them  t’marr  arratin.

Këtu nën  hije të pemës  jetë

Po mërdhij e kam shumë ftohtë,

Nuk e di  në  ka vend tek dielli

Të  ngjitem lartë  bashkë me ylberin.

Largë njerëzis unë dola sot

E larg zhurmës frymëmarrse,

Larg atyre shpirtkëqijve

Më  vret mua shumë dhe  fjala.

E askush nuk më pa nga erdha

S’më dëgjuan as këngën time të trishtë,

As vargjet, as s’trofën s’ma lexuan

Desh dhe mi morën të dy sytë.

 

 

 

Qielli u thye

 

Është thyer qielli copa-copa

Thërrmiat mbi fytyrë m’janë derdhë,

Si dallgët e detit në stuhi

Që ngrihen e mbytet në breg.

Tek  bishti i reve të sosura

I shohë se si djegen ëndrrat,

Me zjarr shpërthejnë e në tym vdesin

Fjala  e malli,  ëndërr zanash.

Por,  kur  dhe yjet  ti burgosin

Do jem dhe unë aty, me ta,

E më shkruani pas qelisë së jetës

Do të  shembet i gjithë mali qiellor.

 

 

 

Kush më thotë?!

 

Kush më thotë diçka për yjet ?!

Se malli më ka marrë  për to,

Për flokët e qiellit mbi oqean

Larë  e njomur nëpër lotë.

Kush më thotë ku ta gjej veten?!

Mbytur pas diteve me shi,

Në xholet ku shkelin kuajt

Apo varur në ndonjë  lis.

Më thoni ku vallë të gjej frymën?!

E ku dielli perendon pa hile,

Hej ku, ku,  se u plaka si i paditur

Në këtë botë me qeshje të shtirur.

 

 

 

Kjo botë e egër i ka sosë….

 

Në duar e kam një gurë

Dhe pa merak do ta hedh,

Se tani! ..

Pranë meje nuk ka fare peshë,

Do e hedh kuturu, pa drejtim

E me siguri  do të vrasë ndonjë sorrë,

Se pëllumbat  jane zhdukur

Kjo botë e egër i ka sosë….

Shiu bie pikë-pikë

Dhe zemrën e pushton një mall,

Pranverat vijnë dhe ikin

E malli digjet në  zjarr.

Na ka lagur ky shi,  qull na ka bërë

S’na bën më përshtypje as edhe një gjë,

Nuk na ngrohin më,  pranverat e arta

Por as nuk na ftohë dhe akull me ra.

 

 

 

Askush nuk më gjeti…

 

Në turmën e njerzve të pa rrugë

Unë e gjej një vend, nënkëmbët e tyre,

Lidhur pas këpucëve, askush nuk më ndjen

Mes rëndësis sime të lehtë, të papërfillshme.

Të gjithë vrapojnë pas majës së malit

Për të gjetur një  rreze jete,  shpëtim,

Si mizat që vërshojn në koruben me mjaltë

Mbyten mbi njëri tjetrin, përposhtë ëmbëlsirës.

Sa vallë do lagemi në llomin e fjalëve

E të shohim të njëjtat fytyra në bulevard,

Që shkunden e pështyjnë mbi surratin e vet

Gëlbazët e një shatërvani plak.

 

 

 

Ka ditë e kohë

 

Ka ditë e kohë

Që zogjtë nuk bëjnë zë,

Kënga u ka mbetur në grykë

As ajër këtu më nuk ka.

Ka ditë e kohë

Që dielli është mbytë në detë,

Dita vizaton eklipse pa ngjyrë

Mbi zana e ëndrra të pashpresë.

Ka ditë e kohë

Që udhët  janë pa zogjë,

Njerëzit  enden  trishtueshëm

Në natyrën që gati ka ngordhë.

 

Ka ditë e kohë

Që nuk ka as ujë as bukë,

Shpirti është derdhur  fushbetejave

Mes luftëtarësh  harbut..

 

 

 

Tek xhami i thyer

 

Përballë  derës,  me këmbë të këputura

Që akoma mbartë dridhjet e tërmetit të zi,

Rrinë  copat e xhamit të sapo rënë përtokë

Kohë e paqëndrueshme, më jep  alergji.

Tek shohë gishtërijt e mi zbathur mbi to

Që  butësisht i shkelin,

E ato sillen ç’mendurisht

S’më  bëhet  të bërtas  aspak,

Se në heshtje i durova deri në mish.

Ndonjë,  e mbetur në korrnizën e pa fshirë

Më  ngjan me shpatën në duart e kalorsit,

Që furishëm drejtohet  nga e njëjta qenje

Si e pa shpirt, dhe ajo,  më theri në zemër.

 

 

         

Ike Profesor!

 (Isuf Cahanit)

 

Kush nuk do dëgjonte fjalën tënde

Aty brenda,  në bulevardin e dijes,

Fëmijët  e derdhur  ndër letrat e tua

Në çdo shkallë kati, doje vetëm ngjitje.

Sa rëndë më je lëshuar ndër kujtime

Si pema  e veshur degëve plot brymë,

Mes rrugve,  me fytyrën tënde si imazh

U rritëm e ikëm, pranë nesh duke të parë.

Sa herë kaluam në gjurmët e tua

Me ty,  e hijen e një burri të madh,

Që thellë na ishe vizatuar brenda syve

E i shkruar je sot, si një Titull’  krejt mallë.

Ti ike mes vjeshtës pemëzhveshëse

Duke lënë pas një verë të ngrohtë,

Ike Profesor në at’  rrugë  pa kthim

Pa të përcjellur ne, pa të hedhur një dorë dhe.

 

 

 

Mos e lini të  l’shoj rrënjë!

 

Mos mbini në dyer të mbyllura

As derë me ferra mos me mbyllë,

Mos, .. se lule duan oborret tona

Janë mësuar të kenë trëndafil.

Mos e lini të  lëshoj rrënjë

Mbi dritare dhe prage kullash,

As  dryna e gjemba s’pranojn

Se të parët tanë do na mallkojn.

 

 

 

Një rrugë të re ka me nisë

 

E veshur me ëndrra depërton hëna

Mes rrugëve,   natës i jep sy,

Gjysmë  e vjedhur i peshon ana

Strukur atje, n’gji  t’qiellit,

Mes akrepave pa kurdis.

Mbi porta janë hapur krahët e gurit

Shkëndija yjesh, pareshtur nxjerrin sytë,

Në fytyrën e vrejtur lexohen rrudhat e burrit

Që me hënën një rrugë të re ka me nisë.

 

 

 

Në këtë natë shterpë

 

Në këtë natë shterpë

Gjithçka nga horizonti është zhdukur,

Yjet,  hëna,  madje dhe galaktika po soset

Në këtë natë të  errtë  pa udhë.

Terri me vërbon sytë, e i pa fundë trishtimi

E të soset shpresa,  se nesër a do ketë dritë?

Me plogështinë e kësaj pagjumsie të thellë

Se i verbëri s’ka pse i mbyll  sytë.

I ftohti i shiut që  i është kacavjerr ajrit

Përpëlitet  si kali i helmuar,  n’pakthim,

Për t’a ndihmuar me kundra helmin njeri s’ka

Në këtë natë shterpë, iku e fundit gjalles.

 

 

 

Përtej tokës!

 

E kam kapur veten përdore

Diku lartë mbi re me ikë,

Afër diellit,

Të ngopem yjet duke i parë

Përtej tokës,

Të heq dhimbjen e botës mbarë.

 

 

 

Të ndiejë jetë

 

Të ndiejë jetë se si derdhesh nëpër sy

Me mall të munguar,

Të ndiejë nëpër damarët e mi

Se sa dhimbshëm më je shtruar.

Të ndiejë jetë si ëmbëlsi e vjedhur

Në sytë e mëndjes  n’largësi,

Të ndiejë si pranvera  pa diellë

Në buzëqeshjen e syve të mi.

Të ndiejë jetë ëndërr fëmijërie

Ëmbëlsi e kujtimit coptuar në terr,

Të ndiejë jetë në qërpikët e zogjve

Udhës së jetës tek ne ka po vjen….

 

 

 

Për poetin s’ka kufij!

 

Nuk kam këmbë e as duar

Prandaj me sy e trazoj jetën,

S’dua të jem gurë i palëvizshëm

As ujë që koha e llumos, e s’pihet.

Dua të eci ngado, për poetin s’ka kufij

Të lëshojë ngrohtësi dhe aromë jete,

Aty ku ka më nevoj, dashuri zemre

E të bëhem qiparis, le ta shkatërroj veten.

 

 

 

Mall për atdhen!

 

Këtu nuk ka mbetë më atdhe

Veç nje copë tokë e skuqur,

S’kaj udhës e rrethuar me tela

Që pret ndonjë të vdekur të ngjallet.

Se s’ka ndër k’ta, që janë gjallë

Se i ka zanë nata e frikshme përmbi,

E hipur fronit të pa shaluar

Nuk shohin larg, u jan verbuar sytë.

Ishin ca të gjallë më parë, po ikën

Ashtu, shaluar, mbushur, barkfryrë,

E mbi këtë tokë të shejt kalëruan

E morën me vete mallkime perëndish.

 

 

 

Jemi nisë udhës së trazuar!

 

Në ditëlindjen e parë të pëllumbave

Vallet e syve ishin plot hare,

Të gjithë bëlbëzuam e nisëm këngë

E kënga e lindjes ishim vetë ne.

Sa buzëqeshje kishte dielli

Kur ne me pëllumbat hapëm sytë,

Ata në degë e lisit të vjetër kanë folen

Dhe ne, në djepin e dashurisë.

Nëpër stinë dhe vite jemi derdhë

Në brigje e hapësira të pa anë,

Unë me ju dhe foleja e pëllumbave

Tashmë nuk ngjajmë sadopak.

Ne pa frymë e pa ditëlindje

Jemi nisë udhës së trazuar,

Zëri nuk na bënë më për të kënduar

Këngët vdiqën të pa kompozuara.

 

 

Advertisements

3 thoughts on “Cikël poetik nga Eduart Mata

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s