Poezi nga Arianita Hoxha

 

arianita Hoxja

Poezi nga Arianita Hoxha

 

 

Fluturojmë

 

Qiellit të fluturoj si n’ëndërra zbritur
Ylberit të zhdukem vjeshtës me shi
Pranverës që shpejt erdhi papritur
Si meteor agimit të shuhem atje te ti

Dritares të trokas krevatit ku ti fle
Mos u trmb nëse mëngjesit të zgjoj
Botës të dy kapur dorë për dore ne
Asaj bote ku vetëm ynë e ti egzistoj

Lodhur nga ligesia e saj e ftohtesia
Dua mbrapa ta kthej orën ta ndaloj
Akrepat atje ku dikur trokiti dashuria
Dorën tende shtrenguar në sy të shikoj

Lutem një fuqi magjike jepma o zot
Të zbuloj brënda shpirtit c’ndjej për të
Nëse s’mundem është mundim i kote
Si lulet e vyshkura s`dua të jem më

Ti s’di si ndihem e për mua s`di asgjë
Nga frika para teje do qëndroj heshtur
Krahë ti jap puthjeve qiellit fluturoj me të
Si planet i ri galaktikes ne pareshtur.

 

 

 

Netë kujtimesh

 

Shtëpinë e prindërve shita kohë më parë
S’ju duhet më mendova ata kane migruar
Mes kujtimesh ngriva e shkreha në te qarë
C’trishtim për fëmijët me prindër të larguar

Shtëpinë e vjetër e shita tju bleja një të re
Kur të kthehen t’lumtur të jetojnë mendova
Celsat jua dhashe pronarëve t’rinje atje
Pac fat m’uruan, ta gëzoni dhe unë ju urova

Pak ditë kaluan e telefoni m’zgjoi në mesnat
Të na falësh dëgjoj dhe unë mbeta e habitur
Pronari i shtëpisë më thotë se ketu cdo natë
Një vajzë e vogël qan si prej gjumi ngritur

Ndoshta fëmijëria ime mendova në moment
Vitet e mia janë që kanë mbetur aty ngujuar
Sa shumë kujtime që therrasin nga ajo jetë
E sa mall për prinderit që larg kanë shkuar

Nxitova drejt shtëpis së prindërve n’ërrësirë
Lekët po ju kthej miqt e mi më duhet shtëpia
Ajo vajza e vogël që qanë cdo natë jam unë
E hapat që dëgjoni janë vëllai e motrat e mia

Ndaj shtepis së prindërve jo s’behet mëkat
Unë kurrë me kësaj jete askujt s’do tja shes
Fëmijëria ime endet dhomave posht e lart
Sa herë të marrë mall atje do ta thërres.

 

 

 

***

 

Sa fjalë i tham njëri -tjetrit pa menduar
Sa herë në rrugë unë të prita vetëm
Sa herë tham lamtumirë për tu harruar
Thirrjes dashuris ne prap u rigjetëm.

 

 

 

Mall

 

Se kam harruar takimin tonë të parë as sot
Shpesh kur shëtis rrugën kokën kthej andej
Ai lis nga puthjet tona qëndron në këmb i fort
Mua më rreh zemra se ndoshta prap të gjej

Kan kaluar vite që atëhere mos u tremb
Nuk do rrëmoj në jetën tënde jo aspak
Ai takim dhe pse shpirtit prap më dhëmb
Si dallandyshet ka fluturuar vjeshtes larg

Më kot rreth e qark kerkova dot s`të gjeta
Era përkedhel floket e mi heshtur pa fjal
Ndjeva aromën e puthjeve në vënd mbeta
S`të paskam harruar paskam për ty mall.

 

 

 

Mos pyet

 

Mos pyet si quhej ajo që për ty derdhi lot
Për ditet, për vitet e c’ngjyrë kishin ata sy
Thuaj një vegim ishte shuar në këtë botë
Mos harro për jete ajo fle në shpirt me ty

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s