Fata Morgana – Poezi nga Nikos Kavadhias / Shqipëroi: Vasil Çuklla

 

13062358_1201969556487350_1929344429974023049_n

Poezi nga Nikos Kavadhias

 

 

Fata Morgana

 

Kungatë do të marr, nga ujë detit pranë
mbledhur kurmit tënd, pikë, pikë…
në tas të bakërt, të lashtë, algjerian
si kungon pirati në luftë, mos ketë frikë.

Molusk oqeanesh, me dritën fejohet
Shije… lëkurë shegë, a ftoi të athët
peshk ton, hidhacak, për dritën mallohet
pasi Kartagjenasit, e mbyllnin në vazo.

Pëlhurë e lëkurtë, lyer dyll patjetër
aromë kedri, livani, aromë të vernikut
si aromë hambari, anijes së vjetër
ndërtuar Eufratit, ndërtuar Fenikut.

Filiz bjond trikëmbësh, orakujsh çati
Lum’ i valë, me ziftin përvëluar…
kërcënues, s’përmbahesh n’egërsi
vadit mëkatarët, me ty dashuruar.

Rosso romano, i Damaskut vërri
lavd’ i kristaltë, verë nga Sandorini…
Kaceku të rjedhë dhe Apoloni bari
të vadisë shigjetat, me eros të flini…

Ndryshk ngjyrëzjarri, në të Sinait vend
Kep’ i Gjeraqinës… Stratoni na pret
Amballazh. Ndryshkari që jetës na sjell
na ushqen, ha prej nesh dhe na vret!

Kandil, kupë floriri, mësall bukëpjekur
mashka e Shënjtë, laminaran bekuar.
Para portikut, dy demonë shpatëzhveshur
tre Engjëj, ushtat thyer, i sjellin në duar.

 

***
Nga ku po vjen?!… Prej Babilone…
Dhe, ku po shkon?!… Në shtërgatpranga.
Kë dashuron?!… Një vajzë rome.
Dhe, si e thonë?!… Fata Morgana.

Përherë ciklonet kanë emër femre
Përshembull, Eva nga Kio. Rrinte aty.
Magjistrica ka tre vajza, tek kep’ i shpendëve
e katërta qëlloj djalë, por me një sy.

Peshq fluturak, mungesajrisë
molusqe, vajza floklëshuar…
pemë kalbëzuar, gjarpërinjë steresë,
direkë, timon, helikat truar.

Të kishim llampën e Aladinit,
a plakun “xhuxh”, nga Kantona.
Dërguam “sos-in” e shpëtimit
mbi gur të bardhë ngriu jehona…

Demoni pjell kotjen, erë nuk fryn
Ekzorco Allodet shpirtrat e këqija
Akrep i radiomarrësit rishtaz ngrin
dhe numëro sa faqe do nga kazamia.

Era nis qan. Si qen në tërbim
Shëndet pra stere, adio mastello
I çlirët tashmë shpirti, rrëshqet me rrëmbim
paskërka edhe në ferr, bordello!

 

 

Vasil cuklla

Shqipëroi: Vasil Çuklla

Gjirokastër : 9. 09. 2009.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s