Poezi nga Igballe Mulaku

 

13046337_1024898784264249_1064880456_n

Poezi nga Igballe Mulaku

 

 

KËSHTJELLË E PAMPOSHTUR

 

Ku është shpirti im

Je edhe ti Kumanovë

Zot agove gjak Bashkimi

Për një flamur u bëre plagë.

 

Kështjella ime të ruaj

Në sëciln cep të Shqipërisë

Nga një lule kudo mbjellim

Aromën e lirisë na fale.

 

T̒i numërojmë plagët

Atdheu të falë uratë

Kumanovë nuse u bëre sot

Lotin tënd e putha me vargun tim.

 

Jo,mos loto të lutëm

Shqipet na burrërojnë

Zoti na sprovon deri kur të qëndrojmë

Të pamposhtur në një Shqipëri të vetme.

 

 

 

MË MAHNITË NJË BOTË ENGJËLLI

 

Më erdhi në ëndërr

Ta dua botën plot yje

Kur janë të zgjuar

Dhe dritë hëne dhurojnë.

 

Shfeltoj ditarin tim

Kam të shkruar shumë dhembje

Plagët e shpirtit jetojnë në mua

O si nuk u bëra njëherë liri shpirti.

 

Këngët i mësova udhëtimeve të pafund

Mbeta vet histori e pashkruar kujtimi

Sa më ngjajnë engjëjt në mua dhe shpirtin tim.

 

Më mahnitë një botë e bukur engjëjsh

Që jetojnë në mua dhe ty

Dhe shërojnë sëcilën plagë dhembjesh

Dhe etjen ma vëjnë në gotë dollish.

 

 

 

MË TËRHEQ JETA NË VIJA TË PIKTURËS

 

Më tërheqin vijat e pikturës sime

Kur bashkohen me ngjyra ylberi

Dhe vaji i foshnjeve agut të mëngjesit

Sa pejsazh jete ëndrrohet.

 

Herë mbetëm e humbura e se dieles

Sa e vërbër do mbetësha pa jetën

Nga engjëjt e kam dhuratë si përditëshmëri

Se shpirti im tani në varg qetësinë ka gjetë.

 

Merrni edhe ju flutura dhe trëndafila

Janë fjalë zemre besoni po deshtet

Ndoshta vetëm në ëndërr rri e bukura

Në diell e shndërruar pret të bie shi.

 

Ta bashkoj me lotin e e këngës sime

Që jeta më falë vetëm këtë mbrëmje

Do mbush liqenin e syve të mi

Me fjalët e pranverës plot ngjyra ylberi.

 

 

 

FATE JETE

 

Mirësitë shndërrojnë botën

Në fate jete

Kur në vet ëndrra

Ruhen kujtimet e jetës.

 

Sa e dua pranverën

Me lulet plot aromë jete

Kur takimet e engjëjve

Jetojnë pranë yjeve të ozonit.

 

Në zë i ndritur dëgjohet

Këto troje në hyjni e shndërruan

Në tokë e zbresin buzëqeshjet

E hënës kur mbrëmjeve shndërritë.

 

Kudo jeton nepër secilin shpirt tonë

Një varg i bukur ndritë errësirën

Natën e bën dritë e jetën rritë

O zot të falëm për këtë mrekulli.

 

 

 

SONTE

 

Faleminderit i dashur…

Shërues i shpirtit tim

Sonte dhuratë ta bëra zemrën time

Merre,a falë,është e jotja.

 

Dy zemra, një trup

Ritmi i dashurisë dhe jetës

Është me harmoni.

 

Sonte të lutëm më lejo

Të jem loti yt

Qetë do rrjedh dhe pushoj

Në buzët tua.

 

Më lejo që sonte të jem fryma jote

Do jem me lehtë, me e embël

Se puhia e pranverës.

 

Sonte më lejo të jem valë deti

Dhe të marr në përqafim

Ju lutëm ,lutjet mos m̒i merrni

Kjo është vet bota ime.

 

Sonte me shumë se kurr

Kam nevojë për ty

Se malli djeg.

 

Eh, sa shumë dua të jem

Në përqafimin tënd

Jo, nuk dua ta humbas durimin

Gjërat e bukura vijnë ngadalë.

 

Është rrugë e gjatë, e di

Por, mos lejo të jetë rrugë pa fund

Të lutëm mos më le në pritje.

 

Kjo ndjenjë nuk bën zhurmë

Por, dhëmb ,ah dhëmb shumë

Shpirti trishtohet

Zemra e lodhur nga pritja vajton.

 

Loti loti nuk ndalon

Eja, do të dua e dashuroj

Aq shumë sa që edhe yjet me hënën

Do të na kenë zili.

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s