Poezi nga Kozma Billa

 

Kozma billa

Poezi nga Kozma Billa

 

 

PSE U BËRA POET?

 

Pse u bëra poet?
Mos ndoshta linda për të gërvishur plagët,
në vargjet e mia
kam derdhur veç lum ndjenjash pranverore,
zemrën time kam pikturuar në to
në gjethet e shpirtit,
me patale lulesh shkruar mbetet emri yt.

Pse u bëra poet?
A mos vallë lëndoj të padashuruarit,
të dashuruarve u prish harmoninë,
në lëndinën e lotëve kurrë nuk ka shkelur,
nga lotët e mi janë gërmëzuar vargjet,
u rritën në poezi e poema.

Lexoje zemrën e poetit,
mos u brengos në vargjet e tij.

Pse u bëra poet?
Mos qaj dhe ti si dhe unë,
në zemrën e poetit ka plagë, brenga dhe lot
dhe prapë plagë,
ti mos u fut në errësirën e labirinteve të mia,
më ler mua dhe në hallet e tua,
jam i ndjeshëm,
të ndjej edhe ty në shpupurisjen e mendimeve,
qendro larg, sa më larg.

Pse u bëra poet?
Sa herë më je shfaqur e shfaqesh në vargjet e mia,
unë kam heshtur dhe hesht, bëj sikur s’të njoh,
ti mbetesh prapë në frymëzimin tim,
je muza ime e përherëshme,
dashuri e përjetshme je ti.

Pse u bëra poet?
As vet nuk i jap përgjigje pyetjes sime,
sikur të isha bërë druvar,
pas lodhjes do më zinte gjumi menjëherë,
tani përpëlitem në netët e zgjura,
në pëshpëritje mendimesh.
Sa e vështirë është të bëhesh a të jesh poet!

Ç’poet do të bëhesha unë,
të mos shkruaja qoftë edhe një varg për dashurinë.

 

 

 

SOT

 

Shkrova nota në pentagramin e jetës,
thura melodi në hapësirën e kohës,
pikturova shpirtra të gjalla në qiellin blu,
ngjeva penën
në detin e pafund të shpirtit.

I fola zemrës me fjalë ndjenjash,
fala dashurinë
engjëjve të plagosur,
të dashuruarve, lumturinë rinore,
të vdekurve
RINGJALLJE.

 

 

 

EKONOMI TREGU

 

Duhen para
që hëna të derdh rreze dhe yjet të ndrijnë,
duhen para
që dielli të lind,
duhen para
të thithësh jodin e detit,
duhen para dhe në bulevard,
duhen para
dhe vargjet të shohin dritë.

Gjithkund duhen para…

Para…, para…, para…,
kudo duhen para,
veç jo për dashurinë.

 

 

 

U PUTHËM

 

Të putha,
më puthe,
u puthëm,
ndoshta ishte hera e fundit që u puthëm,
buzët nuk ndjenë gjë,
ishte puthja e një lamtumire pa kthim.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s