SKLLAVËRUAR – Poezi nga Marcela Villar M / Shqipëroi : Maksim Rakipaj

11046318_484863184999228_5554833832077772276_n

Poezi nga Marcela Villar M

 

 

SKLLAVËRUAR

 

Muret flasin.

Ngjan sikur qasen

e më tepër rrasen

në të mallkuarit burgje ku Poetët

të vetmuar zë mekur këndojnë.

 

Cili prej vargjeve të tyre metrikën mund ta heqë?

Cili mund të prangosë lirinë e vargjeve që fluturojnë

prej lartësive që fole të zbrazëta mbrojnë?

Frikëra të shkalafitura mblidhen ndër shëtitoret

e mendjeve të fikura,

ndërsa diktatorët e fëlliqur i groposin ata

në llahtarën e burgjeve të nëndheshme.

Trupat e tyre të munduar gozhdohen

ndër kryqe pa mbretëri.

Ku japin shpirt pa u ringjallur.

Vdes poezia pa patur Mesian.

 

Ankth i mundimshëm,

Poezia lirike vajton.

Muza hipokrite si Mari Magdalena stisur lotojnë

ndërsa “ata” fshihen pas qelqesh të kuq

me gjak të shenjtë Poetësh ngjyer.

 

Shpella të errëta

me zjarre të lashtë vrundullojnë;

ndër grykët e tyre paqja s’duket.

 

Librat duar djegin

nga prekja e të fshehtave të mbuluara,

metafora si nuse veshur,

ndërsa në altar shkon, për t’u flijuar.

 

Zinxhirët e skllavërisë rënkojnë;

të pashpresë lotë zie lëshojnë,

por kurrë nuk vdesin Poetët.

 

Vetëm Liria

do t’i çlirojë.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

 

 

Maks Rakipaj

Shqipëroi : Maksim Rakipaj

 

One thought on “SKLLAVËRUAR – Poezi nga Marcela Villar M / Shqipëroi : Maksim Rakipaj

  1. My deepest gratitude, dear friends at ATUNIS, and particularly to Maksim Rakipaj for the magnificent translation work. Thank you very much.

    Marcela Villar M.
    Poet & Editor
    USA

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s