Poezi nga Nagi Husaj

 

13020229_1024904137597047_501280409_n

Poezi nga Nagi Husaj

 

 

TI, DRITË E SYVE TË MI

 

Udhëtova më shumë se era

Më shumë se shiu lotova

U treta diku si pika ndër rëra

Me jetën sa u dëshpërova.

 

Shpresa kishte vdekur moti

Nuk kishte dashuri që mund t᾽i besoja

Sa shumë plagë kisha në shpirt

Vetëm gurëve ju tregoja.

 

Por një ditë si verë, në dinër e acar

Shtangrur unë  si luleborë qëndroja

M᾽u afrove si aromë lumturie, ti behar

Një përëndi të tillë si ty nuk e imagjinoja.

 

Si dielli vet  shndërrisnin sytë e tu

Ajo buzëqeshja jote si mjaltë magjike

Nuk doja të të flisja, çapkenë si isha

Ma pushtove shpirtin e nuk më le të ikë.

 

Se ty të kam shpirt, e di

Fjalën më të bukur që kam dëgjuar

Pa ngurruar ma the për herë të parë

”Je bota ime me shpirt të kam pushtuar”.

 

Ty të kisha kërkuar gjithë jetën time

Se si ty nuk ka asnjë në botë

Ti, diell i shpirtit tim më je

Para puthjes më fshive çdo lotë.

 

O rreze dritë e syve të mi

Edhe bota të ngrijë acar

Tek ty gjejë më shumëngohtësi

Sa zemër të pastër që ke ti dashuri.

 

 

 

HEDH NJË SY NGA HISTORIA

 

Jam përëndi pëllazg, jam ilir

Si yje zbritëm nga qielli

Nuk ka racë më hyjnore

Këtë e dëshmon edhe dielli.

 

U bëmë zotër toke aty ku ramë

Zemër butë ashtu si ishim

Edhe të tjerëve vend u lamë

Se zemërgjërësi për armiq kishim.

 

Bukën,  mjaltën dhe mirësinë

Për barkëzbrazurit nuk kursyem

Por, kur u ngopën këta gjarpërinjë

Nxoren dhembët për të na rrëmbyer.

 

U derdh gjaku si lumëenjë

Na pushtuan në tokën tonë

Edhe përënditë na i vranë

Por kur kuptuam, ishte vonë.

 

Na ndanë na bënë copë-copë

Gjithçka kanë morën nga ne

Edhe lashtësinë me Zot

Na i prenë rrënjët nën dhe.

 

Përëmditë nuk vritën kurrë

Na premtuan se do të flasin

Edhe deti e toka do të hapen vrullë

Se lashtësinë tonë dot nuk e vrasin.

 

Ata u rritën, ne u pakuam

Mizoritë nuk u ndalën kurrë për  ne

Në tym e flakë gjakun na e vluan

Por historinë e fshehëm nën dhe.

 

Gjarpërinjëve bota iu besoi

E për ne nuk pati drejtësi

Se kush ishim njerëzimi harroi

Ishim të lashtë sa toka, ishim përëndi.

 

Hapi sytë se sot ka ardhur koha

Që të delë çdo gjë në dritë

Rrënjët tona i tregon toka

Nxjerrë nga dheu pëllazgo-ilirët.

 

Do t᾽i rrëzoj yjet nga qielli

Se kam shumë zemërim

Na qenkam çmëndur fare

Dhe këtë nuk e do miku im.

 

 

 

TË FALEM TY

 

Të falëm ty  njeri nga yjet

Qëzotin e lotin pagëzove

Zot nga dheu e diellin pate sy  përendie

E kishe  këngën  puhi verore.

 

Zanat i kishe me gjithë orë mali

Edhe gjindet me kandilë

Dodonën kishe shtëpi ti i pari

Shihje  gruan si perëndinë.

 

Ata ishin majmunë e ti këtu zot i  parë

Këtë  tokë e  latë me gjak për ta uruar

Shkele me të dyja këmbët në dhe e ar

Përënditë ishin  me plis  të mbuluar.

 

Kështu ishe dikur ti hyjnia

Tani as me zotin, as me djallin

Çmënduri a ç’kanë njerëzia

Që nuk e pret i fundit të parin.

 

Nuk duroj dot, po më thuaj

Si të mbahm e mos të mallkoj

Na kanë sjellur Zotër të huaj

Po të pëlcasë se nuk pushoj.

 

Truqelbur e bythëzbathurit e tërbuar

Thonë se janë dijetar të pa shuar

Të pëbuzin ty, Zot toke e njeri nga yjet

Si ta pinë gjakun nga një  libër të mësuar.

 

Ty të falem, dhe  të përgjërohem

Bëje dorën grush edhe njëherë

Largoi qelbësirat nga fëmijët

Se do i hanë si ujku qengjat në pranverë.

 

Edhe ty, po edhe  t᾽u thaftë goja

Që veshët i bën të shurdhër

Qofshë mallkuar e t᾽u shleftë  boja

Si nuk flet pa të dhënë urdhër.

 

Rri si qyqe në degë të thatë

O qyqar,  mos thuaj se nuk di

Mos u bë mort i tokës sëlashtë

Se këtu je ti vet, ti përëndi.

 

 

 

LAMTUMIRË

 

Ty të pata mik

Vetëm me ty flisja

Të mbaja në shpirt

Kurrë nuk të braktisja.

 

Ty errësi të kisha dritë

Mendoja që më doje

Nuk u hidhërove

Asgjë nuk mohoje.

 

As po, as jo nuk thoje

Ti mort i pafund

Nuk të kuptova

Ti armik trung.

 

Të besova

Unë do të ikë

Unë do të braktisë

Ti, heshtje o mort.

 

Nuk të  kam mik.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s