Cikël poetik nga Igballe Mulaku

 

13046108_1026645124089615_825011970_n

Cikël poetik nga Igballe Mulaku

 

 

NJË GOTË E KRISUR

 

Edhe çka duhet të kalojmë

Në këtë jetë

Për një takim

Me thuaj të lutëm.

 

Me skenar të kujt

Ditët më të bukura të jetës

I kalojmë largë njeri- tjetrit.

 

Mos u shqetëso

Për largësinë

Aq largë jemi

Po aq pranë të kam.

 

Pa me pyetur asnjë herë

Në jetën time

U bëre pjesë e pandarë.

 

Sa e kam frikë këtë natë

Sa kujtime të trishta

Zgjon në mua.

 

Athua pse vallë

Pse sonte këto plagë

Kaq shumë dhembin.

 

Pse sonte shpirti rënkon

Dhe pse, pse

Malli për ty rritet.

 

Në gotë vere

Kërkoj qetësinë

E shpirtit.

 

Nga gotë e krisur

Një plagë në buzë

Nuk shëron etjen.

 

Plaga e buzës

Nuk dhemb

Sa plaga e zemrës.

 

Një klithmë e fuqishme

Nga brëndia e gjoksit

Qanë bjshkët e dashurive.

 

Po dhembja prap mbetet

Një pritje e errësuar

Dhe një vuajtje e shtuar.

 

Një yll u fikë

Me të një shpirt

Në vuajtje u mbyt.

 

 

GJITHËÇKA ËSHTË DHEMBJE

 

Gjithëçka është dhembje

Kur mbanë aromë loti.

 

Ah,dikur këta lotë

I fshije me puthje

Nga fytyra ime.

 

Sot, loti rrjedh pa nda

Nëpër faqet e zhuritura

Pa pa ur orë t΄i f hijë

Rrjedh plagëve të shpirtit tim.

 

Sa i freskon dhe iu jep fuçi

Shërimi.

 

Pse jeta luan

Me mua.

 

Eja të lutëm

Për një moment të vetëm

Në ëndërr.

 

Jam ëndrrimtare e mirë

Arrijë në parajsë.

 

Si fluturë lozonjare

Pushoj në secilën lule

Mbledhi aromë dashurie.

 

Pranë ujëvarëve pushoj

E mbushur dashuri jete.

 

Në livadhet me lule

Bëhem aromë dehëse.

 

Të kërkoj e bindur

Se do të gjej ty

Ty engjëlli im.

 

Dhe vjen agu i mëngjesit

Shkëputë natën nga unë

Si uragan i tërbuar

Merr ëndrrat e mia.

 

Dhe si dhuratë

Me le lotin

Me të ngjalli dhembjen.

O zot gjithëçka qenka dhembje.

Më 21.05.2015

 

 

 

TAKIMI ME DËSHMORËT E KOMBIT

(Në përurim të Monografisë,Iljaz Kodrës e Antigona

Fazliut)

 

Mendoja në ëndrra

Fjalët e tyre

Ishin vet liria.

 

Kurrë nuk u ndjeva

Më afër frymës së tyre

Me engjëjt flisnin

Për mua dhe atdheun.

 

Dje takova vargje e vargje

Një botë të tërë poetësh

Që u ngriten në yje

Në vet dëshmorët jetojnë.

 

 

Secili jetojmë sot

Nesër në çdo kohë

Dhembjesh.

 

Me ju ndajmë gëzimet

Lirinë e e ndajmë sebashku.

 

Me lule zemre

ju përqafojmë.

 

Në ballë

Puthim dritën

E lirisë.

 

Kënga ime

Është udhëtare

Me ju.

 

Jetën e dua

Për vargun

Kur shkruaj për ju.

 

 

 

ME TY JAM BUZËQESHJE HËNE

(Tezes në amshim)

 

Me ty dua të jem

Buzëqeshje hëne

Nuk dua të mbetëm

Fjalë e vetme.

 

Pa emrin tënd

Prej engjëlli.

 

As këngë

Pa zërin e bilbilave.

 

Sonte e ruaj kujtimin

E rritës sonë.

 

Sa herë këngë sebashku

U bëmë

Mbrëmjeve pa dritë

Ti u bëre vet hëna.

 

Në buzëqeshjen tënde

Jetoj e vetme.

 

Nuk ike edhë largë

E di ku je

Aty ku yjet të flasin.

 

Ku lulet aromë pranvere kanë

Do të vi me fluturat

Të rri me ty.

 

Më ke të rri sonte

Më thuaj

A veq me mëkatin e kësaj bote.

 

Dua të shkruaj vargun

Për ditët pa ty

A do të jesh prap

Ëndrra ime e vetme.

 

Ndoshta mbetëm ëndërr në pritje.

 

 

 

VETËM ËNDËRR

 

Nuk kam fjalë

Se para fjalës shpërthen loti

Më bën vetëm të belbëzoj.

 

Po sikur të mund të folte zemra

Të kishte vetëm pak zë

Atëherë edhe juve do ju bënte me lotë

Do t΄i thonte ato të pathëna që i meriton.

 

Nganjëherë harroj ku jam

Dhe kush jam

Nga vargjet

Që vet flasin.

 

Unë sot jam lutje

Shkruaj dhe shkruaj

Të ikët nga kjo botë.

 

Të futemi aty në vargje

Të harrojmë se bota s΄ka fund

Nga ofshama lirojmë vuajtjen e shpirtit.

 

Dhe prap presim e presim

Deri në vargjet e arta

Mos u ndal poet

Për asgjë në botë.

 

Pse fjalët e bukura

Gjëjnë vend në zemrën time.

 

Pas asaj ofshame të lotëve

Që nuk i vërej

Unë bi në heshtje.

 

Bëhem mëmece

Luftoj me vetëvetën.

 

Pse nuk mund ta ndal kohën

Vargjet mos të kenë mbarim.

 

Unë të jetoj aty

Të strukem të paktën

Në një shkronjë te vetme.

 

Më mjafton në varg

Do zinte vend.

Ah ,sikur të mund të ishim të paktën

Një herë vetëm ëndërr…

 

 

 

MOS MË PYET

 

Mos më pyet ku e ke gjumin

Do të them, nuk e di jam vet ëndrra

Në shpirtin tim erdhi një botë

Sa herë doja edhe lot gëzimi.

 

Lumturi, por edhe pikëllim.

 

Ofshamë më vie pa nda

Vargjet e yjeve më formojnë shpirtin

Ah,si nuk bëhem sonte poete

Por, pse vallë jam mëmëce.

 

Pranverën dua ta lus

Të më falë vetëm pak ngjyrat e saj

Të bëjë sikcën për pikturën

E jetës.

 

Kush kthej shprsën nga unë

Ka madhështinë e zotit

Jeta qenka vet poezia

Fjala që më rri në shpirt.

 

Dikur jeta ishte e pamëshirë

Kur në zemrën time kishte veq copa

Atomi.

 

Erdhe ti varg engjëlli

Më fale buzëqeshjen

Ëndrrën ma bëre jetë

Natën e shndërrove në ditë.

 

Më thuaj a ka më të bukur

Se ti, i shndërruar në fuçi vargu

Qiellin e ndritë

Yjet i sjelle të unë.

 

Sonte u bashkove me zotin

Më trete gjumin e vdekjes

Ti në je njeri a vet poezia

Unë them engjëjt të sollen si lule.

 

Sonte nuk di a do të dehem

A do të qajë ,a të bërtas

Sonte as lotët nuk i shoh

Jemi bërë lumë ëndrrash.

 

Sonte të jam dorëzuar ty

Poezia ime

Jeta dhe fluturimi im

Drejt yjeve fluturoj.

 

 

 

MOS MË ZË O GJUMË I VDEKJES

 

Më thuaj përse sonte buzët janë mëmece

Apo përse shpirti im bredhë qetësisht vargut tënd

Ndriqoma mendjen o zot të mos më zë gjumi i vdekjes

Edhepse dua të mbetëm e strukur në kullën prej zemre.

 

Bonjake mbetësha vetëm të ngriti me dy duar këto vargje

Që më ngelen në shpirtin tim të vetmuar

Sa do të doja sonte të jam mbretëresha e luleve

Secilit t΄i falë ngapak aromë pranvere.

 

Ah,edhe e dehur dua të mbetëm sonte

Të ngritë dolli për ty ylli im

Eja ,shiko sytë e mi nuk dinë në ke ngjajnë

Sonte është kjo nata që na takon të dyve.

 

Me falë sonte jam e dehur nga gotat e thyera

Kam marrë plagë buzëve në copa të krisura

Edhe unë u bëra e krisur nga vargjet e yjeve

O zot me ndimo mos të më zë gjumi i vdekjes.

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s