Poezi nga Drita Lushi

12472765_1176155002424598_1927825194759916715_n

Poezi nga Drita Lushi

 

 

Lëkund-Ur

 

Një zemër s’është barkë në det,
lëkund-Ur dallgëve,
pa vela, timonier a rremëtarë.
Një zemër s’ështe një barkë,
ikur kuturu, ndalur limanëve
Ishujve të panjohur,
Këtu sot, nesër aty

Një zemër
Që në lindje
ka nje emër,
dhe dy dhomëza;
Një për vetë njerinë,
Tjetra dhomëz,
për zemrën
e zemrës së tij.

Oh një zemër,
Lëkund-Ur si urë?
As-kush do ta donte kurrë!
Një erë, furtunë a tajfun,
atë e shkund, e shkul
Merr… fund
e Humbur është…
Humb…!

 

 

… jam thjesht grua

 

Të kam thënë, e vazhdoj të të them që s’jam e bukur.
Ti, të kundërtën vazhdon të thuash me ngulm…
Unë, dhjetra gjëra që më zbukurojnë mund të kem,
Por e bukur s’kam qenë ndonjëherë…
s’kam trup,as fytyrë, e as sy të bukur.
Por Ndoshta ti…
Ti,Ndoshta,më sheh me sytë e dashurisë,
Pertej materies së gjallë, me emrin tim…
Ndoshta, ti sheh gjërat që s’duken me sy,
Ndoshta ti ke nisur prej kohësh ,
me shpirt të shohësh…

Por unë të kam thënë,
Që (s)jam e bukur,
Se jam thjesht, Grua.

Të bukur më bën Ti.
Unë thjesht, ndihem më shumë se Grua,
Në sytë e Tu.

 

 

***

 
Sytë e mi,
Kanë ngjyrën e zemrës,
Prandaj, Zoti e krijoi atë
e mori në pëllëmbë,
e vuri në kraharor,
në një vend të fshehtë,
Aty, ku asnjeri s’mund ta shohë
Ku, jo ҫdo njeri mund ta ketë.
Por, nëse do të dish ngjyrën e syve të mij,
Dil dhe shih lëndinat, sidomos në prill,
Ose,
Kaltërsine që merr deti,
në thellësi.
Nëse do të dish si ndjehen sytë e mij
Dil të shohësh ҫastin,
kur Dielli prek me gishtërinj,
Supet dhe flokët
e Tokës.

 

@ Drita Lushi

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s