Poezi nga Rabije Bytyqi / Shkëputur nga vëllimi poetik ” Përmasa e eklipsit”

Rabije bytyqi

 

Poezi nga Rabije Bytyqi

 

Shkëputur nga vëllimi poetik ” Përmasa e eklipsit” 

 

 

Lamtumirë atdhe !

 

Turma la pas atdheun,

shtëpitë e djegura,

majin të përvëluar

duke shpaluar lule të vrara nëpër shi…

 

Sirenat e trenit, si kambanat…

Lajmëronin  vdekje të ashpra

vagonët mbingarkoheshin me njerëz fatesh të ndara

dhe  dhimbjen e gjakut mbetur pas atje…

Në mes tyre s’mundem më të udhëtoj

dhe as nuk e di.

A do  mund të kthehem sërish,

tek shtëpia e etërve të vjetër…

 

Lamtumirë atdheu im!

 

Po lë varret e prindërve.

Paçin fat!

T’i shpëtojnë urrejtjes së armikut!

T’i shpëtojnë luftës!

 

 

 

Biri im !

 

Në secilën  varrezë që hapet

Pres të më hidhesh në përqafim.

E mbaj lart mbi kokë

numrin identifikues,

të më njohësh pas kaq vitesh largësie.

 

Kanë tentuar të më ngushëllojnë

me copa eshtrash,

që të pushoj kërkimin tënd…

 

Ooo, jo! Nuk qetësohet shpirti

Pa u takuar me trupin e trupit tim.

Zë shterur stinët shkojnë e vijnë

asnjë gjurmë nuk më ka pushuar

përtej malit të mërdhirë, ndizen zjarre.

 

Fëmijët e lagjes janë rritur

edhe ata kanë lundruar mbi valët e luftës

kanë marrë plagë të thella,

por kanë mbërritur në brigje të shpëtimit,

kanë mbijetuar.

 

Më kanë thënë se varreza e fundit do të hapet

të dielën,

të dielën aty do të jetë edhe shpresa ime, biri im!

 

 

 

Në tragjedinë e Obiliçit

 

Fryma shteroi dëshpërimit,

kur lashë familjen me dhimbje të pikëlluar

Me sytë pishë, për të kërkuar.

Ofshamë e thellë, brengë e patreguar.

 

Sa herë ndizen dritat, lot përkujtimi

… me  fjalë të përshpirtshme …

Ngushëlloj familjet,

të cilat  humbën të dashurit e tyre në tragjedinë e Obiliçit…

 

 

 

Jehona e dhimbjes!

 

Tokën e shpërlatë me detëra prej gjaku

I latë gjurmët pas, në  alfabete kujtese

Aty ku përpihet jehona e dhimbjes !

Aty ku përpihet klithma e shqipes.

 

Sot sërish erdhi qershori,

i varrosur në zemrën e vlerës,

në majë  të malit,

shndrin si argjend hëne – Ideali.

 

Lulet e pranverës çelin  kuq, si unë

Majë shkrepit të lartë lulëkuqe të lirisë

Jetën e deshët pa lotë,

për të shëruar plagët e tokës arbërore.

dhe fashitjen e dhimbjes së Nënëlokeve.

 

Rrugën e dhimbjes e bëtë Dritë

Vdekjen e pritët pa frikë, triumfalisht

në tokën e përgjakur ,

ku mbollët rrënjë dashurie.

 

Kosova udhëton  me djepat e oxhakut

gjaku juaj, lule në flamurin e ardhmërisë.

Lapidarët shkëlqejnë guximin e martirëve.

 

Si vetëtimë, bien mbi tokën e gjakosur rrezet e lirisë

dhe pse Tokën e lashtë, nuk e deshët të përgjakur !!!

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s