Poezi nga Sofia Doko Arapaj

 

Sofia doko arapaj - 1

Poezi nga Sofia Doko Arapaj

 

 

Nën tylin e Egjeut

 

po nisesh

i dashur për në dasmën tone

verën e kuqe të natës të pish,

nga të katër anët urime sirenash

të pres, me patjetër te vish!

 

Sonte,

me duhet të bëhem e bukur,

me degëza ulliri, lule limoni,

oh,  si po ndrij nën tylin e Egjeut

ndaj kërceni ju valë e gëzoni!

 

po nisesh

i dashur për në dasmën tonë

verën e kuqe të natës të pish,

në të rrëshkas, të lutem shtrëngomë,

të pres, me patjetër të vish!

 

 

 

Prandaj

 

Ne qiellin e Demis Rusos,

ku ëngjëjt njehësohen,

tek pragu rri përditë…

Afrohu të të puth në sy,

afrohem e me zhyt në gji..

prandaj dhe dielli ndrit…

 

Në derë të parajsës

Oh…merrmë në krahët e tu,

të ikim larg që ketej,

aty ku shpirtërat ndrijnë,

askush, mos të na gjejë…

Zemrën malit t’ ia çajnë,

zogj të kapin në fluturim,

në der’ të parajsës  t’ trokasin,

atje, na gjejnë shpirti im!

 

 

 

Mos

 

Në dashurinë tënde flakë,

Më mbështolle,

U bera një grusht hi,

Me mbarove…

Pertej detit,nuk do t jem,

Veçse një hije,

Të lutem, mos,

Mos me fjalë dashurie…

 

 

 

Nuk ka më mërzitje

 

U zbukurua bota,

O njerëz besoni,

Besoni në këtë mrekulli,

Mbushur ngado,

Përkedhelje shpirti,

Në mes e kuqja dashuri…

Melodi të largëta,

Dëgjohen në vargje,

Nuk ka më mërzitje,

Më trishtim,

Veç për të parë ,

Për të ndier,

Gjer në kockë,

Ju duhet, patjetër,

Shpirti i im…

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s