SI E SHKYEN BISHAT E SIGURIMIT DON MIKEL BELTOJEN ?! / Nga : Fritz RADOVANI:

 

SI E SHKYEN BISHAT E SIGURIMIT  DON MIKEL BELTOJEN ?!

 

Nga : Fritz RADOVANI:

 

 

fridz 1

Don Mikel BELTOJA

(1935 – 1974)

 

 

DOSJA NR. 22.796

 

■Dosja e hetimit Hilë GJERGJI, 38 vjeç, fillon me 19 Prill 1973, ora 14.30…

Hetimet e Hilë Gjergjit fillojnë njëheri me torturat mizore të hetuesit Shyqyri Qoku.

■“I gjykuari Hilë Gjergj GJONI me dt. 30 korrik 1973, i rikthehet hetuesisë së Degës së Punëve të Brendshme Shkoder, per perpilimin e një Aktakuze të re…Kryetari Nuri Resmja, anëtarë: Valdet Kotrri e Mejreme Gjyrezi, nd/prokuror Kostaq Shandro.

■Gjykatës së Rrethit Shkoder: Mendojmë që gjykimi i kësaj çeshtje të bëhët me dyer të mbyllura. Prokuri i Rrethit, Faik Minarolli…

■Vendim per të pandehurin Hilë GJONI nga Gjykata e Rrethit Shkoder, me Kryetar: Rrustem Gjata, anëtarë: Gjon Asllani, Filip Rroku, prokuror: Remzi Kruja… Nga neni 48,

Me vdekje – me pushkatim… Kryetari Rrustem Gjata.

■Në relacion të Gjykatës shenohet: “…Hilë GJONI, ka thënë fjalët më të poshtra kundër udhëheqësit tonë Shokut Enver Hoxha, duke e quajtur atë servil e të shitur në shtetet e huaja… Ka bërë thirrje per heqjen e fotografisë së udhëheqësit.” Tomas Beqari.

■Aranit Çela merr një relacion per “rezikshmërinë e Dom Mikel Beltojës, nga Feqor Shehu, dhe i percjellin dokumentat Kuvendit Popullor, ku shenohet: “… Ndësa, lutjen per faljen e jetës, i lartpërmenduri ka refuzuar në mënyrë kategorike ta bënte.” Kryetari i Gjykatës së Lartë, (Aranit Çela) dv.

■Dishroni me lexue edhe një poshtersi anadollako – komuniste, botue kohët e fundit mbas dekorimit të xhelatit që ka shkye per gjymtyrësh Klerikun nga Beltoja:

■Ja dhe Deklarata e fundit e kriminelit vrasës Shyqyri Qoku:

“Të gjitha medaljet që kam marrë më janë dhënë për shërbim ndaj atdheut.

Meqë kjo medalja e fundit u bë mollë sherri mes forcave politike, jam gati ta dorëzoj, madje edhe aty në mes Parlamentit. Ndoshta kështu mund t’i shërbej atdheut përsëri”. Këto janë fjalët e 87-vjeçarit Shyqyri Qoku…” Në vitin 2016…

■Nga fjalët e siperme del kjartë se terroristi i dekoruem, asht gati me rifillue prap edhe

njëherë listen e poshtëshenueme…

 

SHTETI SHQIPTAR ASHT TERRORIST! AI DEKORON TERRORISTËT!!

 

Botue nga Arkivi Tiranë, 2016.

■Nga Lista e Proceseve të kriminelit Shyqyri Qoku, veçojmë disa prej atyne që njohim,

Emna të Klerikëve Katolik Shqiptarë:

  1. At Zef Pllumi,
  2. At Leon Kabashi,
  3. Imzot Ernesto Çoba, Vdekë në Sigurimin e shtetit…me 8 Janar 1980.
  4. Don Lec Sahatçija, Vdekë në Burgun e Tiranës…me 4 Prill 1986.
  5. Don Zef Hardhija,
  6. Don Kolë Toni,
  7. At Aleks Baqli,
  8. Fra Gasper Jubani,
  9. Don Marin Shkurti, Pushkatue me 1 Prill 1969.
  10. Don Gjergj Hardhija,
  11. Don Pjeter Gruda, Vdekë në Kampin shfarosës Sarandë…me 13 Janar 1989.
  12. Don Hilë Gjoni, Shkye per gjymtyrësh mandej asht Pushkatue me 10 Shkurt 1974.

■”Para pushkatimit, xhelatët e terheqin prej gjymtyrësh derisa e shqyejnë dhe, për së vdekuri, e pushkatojnë me 10 Shkurt 1974…” (deklaron Dr. Pjeter Pepa në vitin 2007.)

■Në vitin 1993, në librin “Martirizimi i Kishës Katolike në Shqipni 1944 – 1990”, që Ju dhurue Papës Gjon Pali II, asht e shkrueme po e njajta frazë “per shkymjen e Tij, nga xhelatët para pushkatimit… me 10 Shkurt 1974.” (faqe 93 –  Tiranë, 1993)

■DOSJA Nr. 22796… I njajti Person me tre Emna: Si e shpjegon xhelati Qoku këte?

  1. Hilë GJERGJI (1935 – 1974)
  2. Hilë GJONI (1935 – 1974)
  3. Don Mikel BELTOJA (1935 – 1974) Emni per të cilin u Masakrue…

■Le të pergjegjet terroristi Shyqyri Qoku, se cilin ka zgjedhë, nga Këta tre Emna të Nderuem, per me shkye per gjymtyrësh me 10 Shkurt 1974…Para pushkatimit…

 

TURPI MA I MADH I SHEKULLIT: SHTETI DEKORON TERRORISTIN NË 2014 !

 

 Melbourne, Prill 2016

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s