Shtëpia Botuese ” ADA” publikon librin me epigrame “Shkallet e njeriut me shtate shpirtra” të autorit DENILU ( Ded Nikoll Luca ) .

13119041_10207741832336496_8159962944486987857_n

 

Shtëpia Botuese ” ADA” publikon librin me epigrame  “Shkallet e njeriut me shtate shpirtra” të autorit DENILU ( Ded Nikoll Luca ) .

 

 
Autori : DENILU ( Ded Nikoll Luca )
Titulli : “Shkallet e njeriut me shtate shpirtra”
Redaktimi : Dorjana Sterkaj

Botimi i parë, 2016
ISBN: 978-9928-4347-3-9
Përgatiti për botim: Roland Lushi

Formati : 13.5x20cm

Të gjitha të drejtat i takojnë autorit
Tirazhi 50 kopje

 

Roland-Lushi

Roland Lushi

 

Botimet ADA
Shtëpia botuese “ADA”
Adresa: Rr. Nasi Pavllo Nr.20
Cel: 068 22 190 16
Tiranë, Prill 2016

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Luca, Ded N.
Shkallët e njeriut me shtatë shpirtra : epigrame /
Denilu ; red. Doriana Sterkaj. – Tiranë : Ada, 2016.
108 f. ; 21 cm.

ISBN 978-9928-4347-3-9
1.Letërsia shqipe 2.Epigrame
821.18 -193.2

 

Që nga lashtësia e deri në ditët e sotme, epigrami ka rrugëtuar së bashku me njerëzimin. Është i njohur poeti romak Marciali, me 100 epigramet e tij, apo, më vonë, La Fonten, Bernsi, Bajroni, Pushkini, apo dhe autorët tanë si Shiroka, Cajupi apo dhe autorë të tjerë.
Epigrami si formë poetike është e lidhur drejtpërdrejt me ngjarjet, me jetën aktuale dhe për ketë arsye nuk ju humb vlera asnjëherë..” Shkallët e njeriut me shtatë shpirtra” kështu titullohet libri tjetër i autorit të mirënjohur Denilu. Një titull intrigues që godet që në fillim, të josh e të tërheq në brendësi, ashtu si pa e kuptuar, dhe pikërisht kjo më ndodhi edhe mua. Epigrami, sic dihet duke qenë një poezi e shkurtër satirike, rëndom përdoret për të tallur, për të vënë në lojë, një personazh një individ, por epigramet cilësore të mirëfillta si epigramet e poetit Denilu e kapërcejnë këtë ndjesi egoiste, ato janë të një natyre gjithpërfshirëse , ato godasin fenomenet negative që ka sot shoqëria jonë. Edhe nëse mund të hasim në ndonjë epigram të tillë që godet në mënyrë ironike, me tone satirike prapë vihet re ndjeshmëria dhe në këtë pikë ai godet dhembshëm, duke qenë se tek Denilu kemi edhe psikologun: Dikush ty të gënjen dhe nervozizmi të rrëmben. Si ka mundësi more njeri, harron se ti e gënjen veten, kudo dhe në pafundësi? Të gjithë e gënjejnë veten është ai, jam unë, ajo dhe ti.. Por nuk ndodh e njëjta gjë me politikën, pasi këtë temë e hasim mjaft shpesh në krijimtarinë e Denilu dhe në këtë pikë shfaqet i rreptë fshikullues, ndëshkues e më së shumti ironik e satirik: Politikanët kanë kokë dhe trup njëlloj si ti edhe unë, me të vetmin ndryshim: Ata premtojnë të ndërtojnë një urë edhe aty ku s’ka lumë.
Dashuria për Denilu është ndjenja më fisnike e njeriut, dhe nëse nuk përmban të gjitha vlerat si respektin, bujarinë, besnikërinë, ndjenjat e sinqerta, ajo nuk mund të quhet dashuri.
Me një gjuhë të thjeshtë dhe me pak fjalë ai nxjerr në pah “difektet” e njerëzëve apo çifteve, dhe gjithashtu i “kuron” ato: Ka disa që dashurinë e shtyjnë me premtime faljesh. Dashuria është të japësh më shumë se sa të marrësh. Ndërsa shfletoj këto epigrame të autorit Denilu, më duket vetja sikur jam në një pyll të dendur me pemë të larta, dhe tek cdo pemë që ngjitem më shfaqet para syve një panoramë e ndryshme nga të tjerat.
Kur lexon epigramet e Denilu befasohesh nga larmia e temave që trajton. Ai duke qenë poet njeh frymën, duke qenë shkrimtarë, njeh karakterin, duke qenë psikolog njeh shpirtin. Ded Nikoll Luca (DENILU) të krijon përshtypjen se epigramet e tij i krijon me një lirshmëri të madhe dhe pa sforcim, karakteristikë kjo e shkrimtarëve të mëdhenj.
Tani unë e kuptoj se është e kotë që të zgjatem më tej me parathënie modeste. Kjo që mora përsipër të rrëfej nuk është as sa maja e ajsbergut krahasuar me pjesën tjetër, këte do ta zbuloni vetem atëherë kur të lexoni epigramet e shkrimtarit Denilu. I uroj Denilu suksese të mëtejshme në krijimtarinë e tij të gjithanshme dhe lexuesve lexim të këndshëm!

Me respekt, miku juaj Pellumb Gjoka, POET

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s