Shtëpia Botuese ” ADA” publikon vëllimin poetik ” Malli i dashurisë ” të autorit Dan Kosumi.

13076930_10207710303348291_1408521194206142818_n

 

Shtëpia Botuese ” ADA” publikon vëllimin poetik ” Malli i dashurisë ” të autorit Dan Kosumi.

 

Titulli: Malli i dashurisë
Autori: Dan Kosumi

Redaktor: Ali Aliu
Ballina: Besim Xhelili

©: Të gjitha të drejtat i takojnë autorit

ISBN: 978-9928-204-81-3
Formati: 13.5 X 20

 

Roland-Lushi

Roland Lushi

 

Shtëpia botuese “ADA”
Adresa: Rruga “Nasi Pavllo” nr. 20
Cel: 068 22 190 16
Tiranë, 2016

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Kosumi, Dan
Malli i dashurisë / Dan Kosumi ; red. Ali
Aliu. – Tiranë : Ada, 2016
88 f. ; 21 cm.
ISBN 978-9928-204-81-3

1.Letërsia shqipe 2.Poezia 3.Kosovë

821.18(497.115) -1

 

“Malli i dashurisë” si autobiografi poetike!


Musa Jupolli

Modest e me një dritë reflektimi në përshkrim, udhëtimet e poetit Dan Kosumi, vijnë me stilin e tij, një melodi muzike me nota të krijuara nga dhéu, në binomin Atdhé – Dashuri.

Ajo që vihet re në këtë libër më të fundit të autorit, është një penë në kërkim të së mirës, është ide e filozofi n’etje të gjuhës shqipe, si dehje e poetit, a thua se kemi të bëjmë me “marinarin” n’udhëtim, në kërkim të detit Jon, aty në Çamëri, ku të mbushë penën me aromë shpirti e mallin e kuzhinës arbërore!

Dan Kosumi, larg dheut të tij, mbetet në kërkim të emrit të vet, e ndërsa emri i tij mbetet në diagonale të përjetshme me Atdheun. Ai lëviz e shfaqet me ngjyra dashurie në një kopsht sa të bukur aq edhe të këndshëm, si dahlije shpirti e zë tonik në shikim të kësaj toke të shenjtë.

Thuhet se literatura më e këndshme është ajo gojore, ajo e guximit, e, në këtë kontekst, duke lexuar vargjet e Dan Kosumit, kemi bindjen se jemi duke folur me poetin. Pena dhe poeti banojnë me të njejtën “antologji” të lirikës shqiptare, dje, sot e nesër…

Në këto vargje shfaqet dukshëm një hapësirë e pafund, poetizim teme, metaforë lirie, (atë lirinë e kërkuar ndër shekuj), nga atje ku e ka gjenezën od’ e varg i kulturës sonë poetike, në udhëtim e gjetje të bukura, prandaj në këtë vepër themi se gjejmë origjinalitetin krijues të autorit.

Poezia nuk është roman që shpjegohet, por vargjet e Danit mund të shkruhen në roman, të përkthehen në poemë të gjatë jete, sepse i tillë vjen poeti; i qartë, i sinqertë e me vargun që rrjedh…

Janë një mori poezish që vlejnë për t’u veçuar si prurje serioze në poetikë, përmendim këtu: “Në kërkim të kokës sime”, “Malli i dashurisë” etj.

Dashuria për vendlindjen jepet e hapur nga poeti, teksa në disa poezi shprehet: “…Veç në vendin tim ka kuptim jeta” apo “…Kush të këndoi si Biri ynë, Ali Podrimja”.
…“Ti je shqipe mbi Flamur”, i këndon me penë e veshur në art, poeti ynë Dan Kosumi, Fazli Graiçevcit.

Kosumi nuk e harron as të djeshmen e as të sotmen, nuk harron trimat e Dardanisë. Ai i këndon Zahir Pajazitit:

…Pushkët tona
zjarr vullkani,
janë lajmëtarët e lirisë…

Këtu vargu ka fuqinë e mos ndarjes së heroit nga shokët e tij… Ndërkohë, në zemrën e poetit Kosumi, dashuria për Çamërinë mbetet flakë e prush:

…plagët e tua
gjaku im…

Udhëtimet e poetit edhe në këtë prurje poetike, janë në kërkim të metaforës, ku përmendim vargje të tilla, si: “Jetë në botën e vetmisë” dhe shkon deri te prushi i zemrës, në besnikëri të çdo fjale, aty ku dashuria vlon me penë e shpirt.
Në përfundim të fjalës sime, do dëshiroja t’i uroja këtij poeti në rritje, të udhëtojë sa më larg… deri në brigjet e Drinit e detit Jon, cep më cep në të bukurën Arbëri…

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: