Poezi nga Ollga Selmani

Ollga Selmani

Poezi nga Ollga Selmani

 

 

Ka ende kohë

 

Eshtë herët për tu thënë, natën e mirë,

sendeve për rreth dhe miqëve,

drurëve, fëshfërimës së gjetheve,

sigurisht dhe gjithë rrugës sime .

 

Deri atëherë,  deri në atë rrotullim të mbetur,

ka ende kohë për të gjitha .

Ka ende kohë për të parë fluturimin  e fundit të zogjëve ,

ka ende kohë, për  cicërima .

 

 

Ndodh thjeshtë

 

Kjo natë vere, krejtë e vetmuar,

bren ajërin tej e përtej, në brinjë .

Zhurma më e madhe në këtë planet qetësie,

është kjo zhurmëthyerje germash, me ose pa rimë .

 

E  diktuar nga nevoja,

thyen hijen e botës  që të grin  .

Hyn në labirinthet e shkaqeve,

e  i thyen si xhama makinash me lehtësi.

 

Zgjon nga paravdekja e mundëshme ,

mendimet e mara peng nga ty ,

që vdesin, ngjallen e s’tjetërsohen .

Ndodh, thjeshtë si pavdekësi .

 

 

Nuk është shaka

 

Në atë qytet lirie të kërkuar,

ti kryengritës i etur për liri,

në sapo mbërritjen tënde triumfuese,

do të shijosh madhështinë e Pompeut, si fillim.

 

Do hysh, në pafundësinë e tij,

do rendësh i uritur për gjithëçka.

Do të shijosh frutat, pjekur e pa pjekur,

se të jesh i uritur, nuk është shaka .

 

Do  mbytesh, deri tek hundët, i tëri,

nga shijet, nga dijet, nga frikërat me shumicë.

Do të kesh nevojë të kthehesh prapa,

aty, nga ti u nise një ditë .

 

Për stacione vetëmish, do kesh nevojë,

t’u shmangesh potereve të madhështisë.

Do kesh nevojë për një mal të thjeshtë,

të prehesh pak, nën hije ullinjsh .

 

 

Si një kafe e mirë

 

Shkrihen,  rrezet e diellit, mbi det .

Përzihen deri në fundin e tij .

Dallgëzohen ujërat nga kjo përzierje,

duke krijuar shkulme dëshirash aty.

 

Janë shkulme dëshirash drejtë bregut.

Qetësohen, kur pranë tij arrijnë .

Shkulmë e detit përmbi valë,

pihen nga bregu si kafe e mirë .

 

 

Çdonjëra

 

Shkojmë udhës si mumje Egjipti.

Cfarë të tregojmë për këtë udhëtim ?!

Janë shumë për t’u thënë .Eshtë e pa mundur .

Më mirë, të mos flasim, hiç.

 

Mundohemi t’i fshehim goditjet e mara .

Kujt i hyn në punë, gjithë kjo histori ?!

Sytë,  tashmë, i thonë të gjitha .

Cdo lëvizje e trupit, vlen sa shtatë dëshmi .

 

Në çdo milimetër trupi, je i deshifruar .

Aty, janë stampuar, të gjitha një nga një .

Freskia, hiret, rrudhat edhe vdekjet,

çdonjëra,  vulën, po aty e lë.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s