Poezi nga Skënder Lazaj

 

1377587_717768554917461_1290512055_n

Poezi nga Skënder Lazaj

 

 

ZOTI IM

 

Sa shumë, Zot do dëshiroja
t’më bëje Ti me dy zemra
me tjetrën të dashuroja
kur t’më ndalonte njëra!

Zot t’më kishe dhën’ dy zemra
në ‘zot’ do t’isha kthyer dhe vet
nuk është se do doja shumë femra
por veç një, që më do vërtet!

Vërtet do t’jem i bekuar
me dy zemra, Zoti im
njërën për të dashuruar
ndërsa tjetrën për poezinë!

 

 

HESHTJA JOTE GODET

 

Më godet kjo heshtja tënde
Si një majë heshte e mpreht
Folëm moj, se më ç’mënde
Folëm se po ç’mendem krejt!

Një fjalë të vetme më thuaj
Dhe sikur e rënd të jet
Folëm moj, se po vuaj
Çdo qelizë e trupit krejt!

Më thuaj veç një fjalë të vetme
Me duar do ti presë rrufet
Veç ti mos më rri në heshtje
Se heshtja jote, zemrën godet!

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s