WORLD UNION OF POETS CELEBRATES THE POWER OF POETRY: AIMS TO BRING A REVOLUTION IN THE CONSCIOUSNESS OF TIME.

  WORLD UNION OF  POETS DIRECTORATE GENERAL http://www.worldunionofpoets.tk   “WORLD UNION OF POETS CELEBRATES THE POWER OF POETRY: AIMS TO BRING A REVOLUTION IN THE CONSCIOUSNESS OF TIME.   *****************************************   The World Union of Poets, founded by Knight Silvano … Continue reading

Poems by Michela Zanarella / Translated in english by Leanne Hoppe

Michela Zanarella

Michela Zanarella

 

Michela Zanarella is the author of poetry, fiction, and plays. Born in Cittadella, Michela lives and works in Rome, where she carries out her work in collaboration with various journals on the web. She has published ten books of poetry, and she has received several national and international awards. Her poetry has been translated into Spanish, Romanian, French, and Arabic.

 

 

Poems by Michela Zanarella

 

 

I Chain Myself to the Origins

 

I chain myself to the origins

of light,

I undo a sunset,

just as poetry touches me,

with my lips I create the fate

of a horizon that glorifies

cemeteries filled with bones.

I rest in the sudden vibration

of a cloud,

intersecting rivers of silence

at the whimsical azure of a crowd

of instants.

Embodied in the exile

of earth and water,

I bind myself to the wind, I yield to the flames.

To eyes permeated by the world

surrounding the sun,

I make myself eternal

like Daphne. I make myself

a forest of olive trees.

 

 

 

August’s Glances

 

You seek me

 

in the glances of August,

you throw your blue

aboard the edges of my lips.

You commit a pulse

of muscles and light to eternity,

you become electricity where the sweat

smells of resin and sea.

With your life you invade

my life

and with the retina

 

call me love.

 

 

 

Together Beyond

 

Dream an elsewhere,

a breathing in

of clouds and eternity

to nourish the spine,

of vapors still intact,

still ours.

Together,

beyond the outlines of the end,

we will move winged

across timelines,

as discovering ourselves naked

for the first time,

nervous because of love,

ready to unearth intimacy

of waters, of the universe.

The phalanxes will not vanish

in flames,

the greedy sweat of play

will not die,

we will consume the sky

dripping in love on the sidewalks

of destiny.

Drenched by sensuality

we too will exist

where the infinite is absent.

 

 

 

Sparks of Life

 

In these bones

I travel

and I carry with me

the little sparks of life.

I unearth heat,

take in breath,

I love.

I want

to stay in this skin,

I want it to still be

magic

in the future.

I want you to erupt

out of me

and I want to know

the taste of the sea.

 

 

 

Silence Matures

 

Silence matures

in a sea

that bears my glances

like earth that gently

bears human misery.

The flesh of my mind

takes refuge in the water.

In the limpid muscles

of the depth

I find the strength

of a prolific reason.

Life lingers

between a sacrifice

and the purity of my foam.

 

 

*Poems are translated in english by Leanne Hoppe

 

SI E SHKYEN BISHAT E SIGURIMIT DON MIKEL BELTOJEN ?! / Nga : Fritz RADOVANI:

 

SI E SHKYEN BISHAT E SIGURIMIT  DON MIKEL BELTOJEN ?!

 

Nga : Fritz RADOVANI:

 

 

fridz 1

Don Mikel BELTOJA

(1935 – 1974)

 

 

DOSJA NR. 22.796

 

■Dosja e hetimit Hilë GJERGJI, 38 vjeç, fillon me 19 Prill 1973, ora 14.30…

Hetimet e Hilë Gjergjit fillojnë njëheri me torturat mizore të hetuesit Shyqyri Qoku.

■“I gjykuari Hilë Gjergj GJONI me dt. 30 korrik 1973, i rikthehet hetuesisë së Degës së Punëve të Brendshme Shkoder, per perpilimin e një Aktakuze të re…Kryetari Nuri Resmja, anëtarë: Valdet Kotrri e Mejreme Gjyrezi, nd/prokuror Kostaq Shandro.

■Gjykatës së Rrethit Shkoder: Mendojmë që gjykimi i kësaj çeshtje të bëhët me dyer të mbyllura. Prokuri i Rrethit, Faik Minarolli…

■Vendim per të pandehurin Hilë GJONI nga Gjykata e Rrethit Shkoder, me Kryetar: Rrustem Gjata, anëtarë: Gjon Asllani, Filip Rroku, prokuror: Remzi Kruja… Nga neni 48,

Me vdekje – me pushkatim… Kryetari Rrustem Gjata.

■Në relacion të Gjykatës shenohet: “…Hilë GJONI, ka thënë fjalët më të poshtra kundër udhëheqësit tonë Shokut Enver Hoxha, duke e quajtur atë servil e të shitur në shtetet e huaja… Ka bërë thirrje per heqjen e fotografisë së udhëheqësit.” Tomas Beqari.

■Aranit Çela merr një relacion per “rezikshmërinë e Dom Mikel Beltojës, nga Feqor Shehu, dhe i percjellin dokumentat Kuvendit Popullor, ku shenohet: “… Ndësa, lutjen per faljen e jetës, i lartpërmenduri ka refuzuar në mënyrë kategorike ta bënte.” Kryetari i Gjykatës së Lartë, (Aranit Çela) dv.

■Dishroni me lexue edhe një poshtersi anadollako – komuniste, botue kohët e fundit mbas dekorimit të xhelatit që ka shkye per gjymtyrësh Klerikun nga Beltoja:

■Ja dhe Deklarata e fundit e kriminelit vrasës Shyqyri Qoku:

“Të gjitha medaljet që kam marrë më janë dhënë për shërbim ndaj atdheut.

Meqë kjo medalja e fundit u bë mollë sherri mes forcave politike, jam gati ta dorëzoj, madje edhe aty në mes Parlamentit. Ndoshta kështu mund t’i shërbej atdheut përsëri”. Këto janë fjalët e 87-vjeçarit Shyqyri Qoku…” Në vitin 2016…

■Nga fjalët e siperme del kjartë se terroristi i dekoruem, asht gati me rifillue prap edhe

njëherë listen e poshtëshenueme…

 

SHTETI SHQIPTAR ASHT TERRORIST! AI DEKORON TERRORISTËT!!

 

Botue nga Arkivi Tiranë, 2016.

■Nga Lista e Proceseve të kriminelit Shyqyri Qoku, veçojmë disa prej atyne që njohim,

Emna të Klerikëve Katolik Shqiptarë:

  1. At Zef Pllumi,
  2. At Leon Kabashi,
  3. Imzot Ernesto Çoba, Vdekë në Sigurimin e shtetit…me 8 Janar 1980.
  4. Don Lec Sahatçija, Vdekë në Burgun e Tiranës…me 4 Prill 1986.
  5. Don Zef Hardhija,
  6. Don Kolë Toni,
  7. At Aleks Baqli,
  8. Fra Gasper Jubani,
  9. Don Marin Shkurti, Pushkatue me 1 Prill 1969.
  10. Don Gjergj Hardhija,
  11. Don Pjeter Gruda, Vdekë në Kampin shfarosës Sarandë…me 13 Janar 1989.
  12. Don Hilë Gjoni, Shkye per gjymtyrësh mandej asht Pushkatue me 10 Shkurt 1974.

■”Para pushkatimit, xhelatët e terheqin prej gjymtyrësh derisa e shqyejnë dhe, për së vdekuri, e pushkatojnë me 10 Shkurt 1974…” (deklaron Dr. Pjeter Pepa në vitin 2007.)

■Në vitin 1993, në librin “Martirizimi i Kishës Katolike në Shqipni 1944 – 1990”, që Ju dhurue Papës Gjon Pali II, asht e shkrueme po e njajta frazë “per shkymjen e Tij, nga xhelatët para pushkatimit… me 10 Shkurt 1974.” (faqe 93 –  Tiranë, 1993)

■DOSJA Nr. 22796… I njajti Person me tre Emna: Si e shpjegon xhelati Qoku këte?

  1. Hilë GJERGJI (1935 – 1974)
  2. Hilë GJONI (1935 – 1974)
  3. Don Mikel BELTOJA (1935 – 1974) Emni per të cilin u Masakrue…

■Le të pergjegjet terroristi Shyqyri Qoku, se cilin ka zgjedhë, nga Këta tre Emna të Nderuem, per me shkye per gjymtyrësh me 10 Shkurt 1974…Para pushkatimit…

 

TURPI MA I MADH I SHEKULLIT: SHTETI DEKORON TERRORISTIN NË 2014 !

 

 Melbourne, Prill 2016

 

Nënë dritat bostoniane / Cikël me poezi nga Namik Selmani

 

 Nënë dritat bostoniane

 

 

portret namik

Cikël me poezi nga Namik Selmani

 

 

Drejt qiellit amerikan

 

Eci me një bark metalik të stërmadh në tokë e oqeane,

Ku përralla bëhet e vërtetë nën këto re puplore

Dikush rrufit kafenë si në një klub të largët lagjeje.

Dikush dremit dhe dikush shpleks kujtimet që sharrohen.

 

Nuk ka dallandyshe e pëllumba të prekin krahët e celikta.

Nuk ka zogj që të të vijnë në xham si miq të vjetër,

Shkronjat e një libri të dehin më shumë se kaltërsia

Kur ti bëhesh kalorës  a këmbësor i përjetshëm.

 

E të gjithë i merr pa pritur malli për pragjet e lënë pas

Për një duarzgjatje gjer kur sytë nuk shohin në qiell.

O, më jepni një pikë loti që në faqe lë vrragë,

T;u jap një simfoni, t;u jap në sy një tjetër diell!.

 

E të gjithë presin të heshtur castin kur dyert të hapen

Në një tokë ku yjet rrinë në sup bashkë në flamur.

Të tjera sy të presin, të tjera duar zgjaten.

Duke lënë një urim që rimbillet si lule në buzë.

 

 

 

 NË KISHËN E SHËN-GJERGJIT NË BOSTON

“Noliane”

 

Vjen një zë o nga Shën-Gjergji,

zgjohet fjala dhe kuvendi,

ma dredh trupi një këmbanë,

një kujtim ma sillka pranë!

 

Pa më celka lule shpirti

tek vaditet nga nderimi,

tërë drita, tërë hire

dritë të kuqe shqiptarie.

 

Dhe përhumbem thellë ëndrrës,

krahë të rinj ia jepkam këngës,

Me  jep kënga frymë lirie,

gjoksi merr fllad krenarie.

 

Po kujtoj sot Bunën, Drinin

kujtoj Lanën dhe Shkumbinin,

kërkoj Vjosën,  Lumëbardhin

më vijnë syve xixa stërralli.

 

Sjell  të fala si pëllumba

shkoj me Nolin nëpër fusha,

prek  këmbana  shenjtërie

marr bekim të flas me yjet.

 

Marr bekim për ardhmërinë,

bashkë me Nolin zgjoj urtinë,

i them ditës : “Mirë se erdhe!”

në çdo rrugë e dëboj heshtjen.

 

 

 

PESHA E FJALËS

 

Ati ynë që je në qiell na jep fuqi

që të heshtim kur nuk kemi se çfarë të themi!

 

                                           Faik Konica

 

Mos më fut në sinorët e mëkatit , o urtaku Faik Konica

para teje jemi gjithmonë nxënës të urtë fytyrëskuqur,

në uturima avionësh Bostonit ia marr një kurorë me drita,

ta vë në këtë pllakë mermeri me lule mbushur.

 

O Atë i mençur, zgjona nga vullkani i nxehtë i fjalës

kur lumenjtë e gjokseve mbysin ditëve tryeza,

kemi nevojë të heshtim qoftë dhe para përrallës,

kur të hedhin hapa në agimin me ëndrrën e freskët.

 

Na merr për dore në Livadhin e Urtësisë së Munguar,

dhe pse këmba e dora do të na gjakoset sërish,

E nisëm me gjak udhën e shqipes së ëmbëltuar,

e prapë na ndjek bekimi i shenjtë në prushërim.

 

Prishi tribunat e rreme që sytë na verbojnë,

që udhën e djemve na e mbushin me ferra!

Falna, o Atë i Shqipes në këtë kohë të pakohë

që dhe shkronjëshqipes kërkon t’i vërë lesa!

 

 

 

Në kullën më të lartë të Bostonit

 

Nga kjo kullë prek si me pëllëmbë Bostonin magjik

Nuk kam frikë nëse do më ndalin drita semaforësh.

Qielli është afër e i prek me dorë kaltërsinë.

Pëllumbat bardhoshë luajnë me puplat e dëborës.

 

Këtu dëgjoj këmbanat që ditën ma shenjtërojnë

Me sy përpij avionët e anijet si pulëbardha.

Pallatet duken si kukulla që ecin dorë më dorë.

Ëndrra bëhet dritë  e fortë që më ndrin në maja.

 

Këtu jam Anteu që ia merrkam pa iso këngës

Jam gjenerali që spaletat i ka thellë tek vetja.

Të ishit me mua të tjera flatra do ia vinit ëndrrës

Të tjera këngë të pathëna do merrni në shkrepa.

 

Jam në Tokën e Zotit mes djersës  të punës.

Jam lulishtar që sjell nderim nga mbarë bota

Këtu dua ta largoj në hon krismën e pushkës.

Në emër të një ditë ku flet vetëm MIRËNJOHJA.

 

Këtu kujtoj stanet e livadhet në vendlindje

Ca fëmijë e qengja që ecin drejt lojës engjëllore

Këtu prek agimin e Jonit dhe Tomorit me vargje mitike

Në një sinor magje ku dhe përralla dorëzohet.

 

 

 

 Manekinët e vetrinave

 

Duke udhëtuar në supermarketet e Bostonit

Ashtu të ngrirë

Dëgjojnë njerëz anonimë  që japin e marrin dollarë

Nën drita verbimi

Që kurrë  nuk shuhen asnjë minutë, asnjë ditë

Të dashuruar

Me këtë botë që nxiton si në agimin e parë

Me një buzëeqeshje

Të montuar  mes reklamave në vetrinat me dritë.

 

Ua  ndërrojmë

Të gjithë veshjet sa herë vjen e ikën stina

U vëmë

Këpucë kapele, fustane me ngjyra, kravata.

Na mbeten në sy

Teksa ngjitemi e zbresim nxitimthi nga makina.

Mes dollarëve

Që hyjnë me një “Thank you” të pambarimtë në arka.

 

 

Mbase garojnë

me vetveten në kërkim të një zemre a të një shpirti.

Mbase garojnë

dhe me ne në garën që po e humbim pak nga pak

Ata

Manekinët, na shohin tek thinjemi vit pas viti

E një pikë loti

nuk derdhin kur një ditë na dërgojnë në varr.

 

 

E dollarët

Sërish ndërrohen në vetrina e në rrugët që s’mbarohen.

Me kafe,

makina, lule, avionë, celularë që blihen e shiten.

O botë manekinësh

Tek ti ditët si një një mokër rrotullohen!

Drejt një fundi

që është fillimi i një ëndrre që pret rilindjen

 

 

 

Letër nga Bostoni

Mikut tim Fuat Memelli

 

Më jep një pranverë  magjike Devolli,  miku im

Më dërgo një Sinicë ku të prek lulet e mollës

Ylberi i lumturisë na fton në udhët pa mbarim

Po kurrë nuk matet me madhështinë e sofrës.

 

Na  bëri pjesë të një deti vallesh në Devoll

Të lodrojmë mbi fustanella e të dehemi nga kënga.

Me rakinë  e fortë urimet një nga një t;i numurojmë

E të bëhemi kalorës të rinj kur të na vijë ëndrra.

 

Më jep një vjeshtë me dasma të bëhem krykrushk

E të rilind sërish si Sfinksi tek fjala jote e mencur

Na morën oqeanet e qiejt me retë si shtëllungë

Na vunë në lakun e jetës së kësaj bote të ndezur.

 

Më jep një poce dDevolli tqë poi verën  e e papirë

Ta rrufisim si Khajami a  si kapedanët në vallë

Dhe shoh shpirtin ku do celë trëndafili erëmirë.

Si do më bëhet fjala si kopësht me manushaqe.

 

E  të gdhijmë lumturisht  mbi flatra engjëllore  serenade

Bota e stërmadhe të na duket sa një kitarë Korce

Do dëbojmë pshertimat në shpatet e kohës në theqafje

T’i japim miqësisë kurorë margaritari dripëplote.

 

 

 

Nënë dritat bostoniane

Në vend të një letre malli për viset e mia

 

Dashkam sonte dritë Tirane

Që lodron nëpër rrugica

Shushurimë që vjen prej Lane

Në agim ku më puth drita.

 

Dashkam sonte lule Dajti

Me urime të mbush sofra

Do zgjoj lulet te livadhi

Të mjaltos udhët te bota.

 

Dashkam sot fllad prej Osumi

T’ia vë këngës oqean.

Si fëmijë u bëka burri

kur për vatrën zgjoka mall.

 

Do zgjoj vjeshtat plot me dasma

Në një breg, në oqean.

Të gdhij netët me kitara

Në një zemër djegur zjarr.

 

Nënë dritat bostoniane

Një nga një ndez drita malli

Zgjoj lirikat lasgushiane

Më të shtrenjta se thesari.

 

Pika loti gjoksit fsheh

Kur dëgjoj zëra, sirena

Fjala bëhet det i thellë

Kur përcjell zëra në breza.

 

Po zgjoj  këngët udhë pas udhe,

Larg, nga shtigje Camërie

Amanetet mbaj mbi supe

Si një trastë që kurrë s’hidhet.

 

 

 

Ah, moj largësi!

 

Largësia më hapi bujarisht portën e lotit të nxehtë.

Po nuk dua të më shohësh me sytë e mëshirës.

Ca pika shiu do njomë pupla zogjsh nënë strehë

Mallkimi pa emër do më mbesë mes gjoksit e  brinjës.

 

Më kot do kërkoj në çantë një shami mëndafshi.

A  ca letra me parfum të vëna në një pako, në radhë

Lëre lotin ta fshijë  dita e  dielli, lulja dhe flladi

Lëri t’i futë kjo jetë në Muze e në sirtarë!

 

E sërish mos më quaj të marrë a fëmjë të vogël.

Kur mund të zbresë një lotë në qerpikë e në faqe

Merr një pikë e mbille në zemrën e brengosur!

Mbille në livadhin e kujtesës si manushaqe!

 

Vrite me kërbaç të hekurt  këtë kuçedër largësie

Mos u lodh e mos i fshij bulat e djersës

E kur të vijë sërish ditë me ngjyrë kaltërsie

Bëhu Arkitekte e pagabuar e mallit dhe kujtesës.

 

 

 

Fotot e emigrantëve

 

Në mjaft familje emigrantësh sheh foto të vendlindjes

Fotot e emigrantëve janë si mollë e dardhë e ëmbëltuar

Janë si kroi  i largët ujëkristal që ende për ty curgon.

Janë  pika loti që derdhen  nga sytë e ty të menduar

Janë  eho pa fund që treten si grurë i bluar në gjoks.

 

Fotot e emigrantëve janë  si letra të padërguara malli

Është rizgjimi i dashurisë së parë  që të skuq sërish

Është kënga e parë që këndove një një shpat mali

Është një ninullë nëne me fjalët si rrezet në agim.

 

Aty është dialogu me vitet që kurrë më s;kthehen.

Janë njerëzit që flenë larg, diku,  mes varreve të trishta.

Aty cel jargavani, zambaku, trëndafili e luledelet

Aty zgjohet ëndrra e parë me krahët e brishta.

 

Aty janë pengjet që ditët me trishtim t;i mbushën

Si të ishin trastë që të mbeti nëpër vite jete mbi supe.

Për fjalën e pathënë që na thau zemrën e  buzën

Dridhet dora mbi fletë  e faqja bëhet lulëkuqe.

 

 

Në 90-vjetorin e çeljes: GJIMNAZI I TIRANËS, VATËR E ZJARRTË DITURIE E ATDHETARIZMI / Nga: Prof. Murat Gecaj

Në 90-vjetorin e çeljes:

 

GJIMNAZI I TIRANËS, VATËR E ZJARRTË DITURIE E ATDHETARIZMI

 

Nga: Prof. Murat Gecaj

Sekretar i përgjthshëm i Shoqatës së Arsimarëve të Shqipërisë

 

 

mr 1

Pamja e jashtme e Gjimnazit të Tiranës…

 

1.

 

Në historinë e arsimit tonë kombëtar, Gjiimnazi i Tiranës (tani me emrin “Qemal Stafa”) zë një vend të merituar, për ndihmesën e paçmuar në mësimin dhe edukimin e brezave të tërë nxënësish, me dituri e atdhetarizëm.Në çdo përvjetor të tij, ne kujtojmë e nderojmë mësimdhëënësit, si dhe gjithë nxënësit, që kaluan në bankat e tij.Ata nuk kursyen energjitë e tyre mendore as fizike që Shqipëria të përparonte vazhdimisht, të ishte e lirë dhe e pavarur, shtet demokratik e i zhvilluar, në të gjitha fushat e jetës.

Rasti e ka sjellë që, në detyrën e gazetarit, ta vizitoj disa herë këtë shkollë, por dhe të jem i ftuar në përvjetorët e tij. Ashtu si gjithë pjesëmaarrësit e tjerë, kurdoherë aty e kam ndjerë veten krenar për udhën e lavdishme, nëpër të cilën ka kaluar ky institucion i mesëm arsimor në vendin tonë.

Dha ja, përsëri erdhi një përvjetor tjetër i shënuar, pra 90-vjetori i hapjes së Gjimnazit të Tiranës. Me këtë rast, mësuesja e pasionuar dhe veprimtarja e palodhur Shpresa Bejo ma dërgoi  ftesën  e mëposhtme, për të cilën e falënderojmë:”Më datën 24.04.2016, ora 11.00, në sallën e Teatrit të Operas dhe Baletit, në kryeqytet, organizojmë festimin e 90-vjetorit të Gjimnazit të Tirans. Prania juaj në këtë veprimtari na nderon”.

E përshëndesim nga zemra tërë kolektivin e mësuesve dhe nxënësve të sotëm të kësaj vatre të zjarrtë diturie e atdhetarizmi, pra Gjimnazit “Qemal Stafa” të kryeqytetit, për këtë festë të gëzueshme. Urojmë e besojmë që ata do ta mbajnë me nder dhe ta çojnë gjithnjë përpara traditën e mirë, që ai ka krijuar gjatë këtyre dhjetëvjeçarëve. Për këtë gjë dëshmon edhe objektiviI tyre, që kanë publikuar dhe synojnë të arrijnë: “Edukim-Dije-Kulturë-Arritje-Cilësi”.

Në nderim e kujtim dhe me respekt të veçantë për mësuesit  e nxënësit e djeshëm dhe të sotëm, më poshtë po publikojmë disa radhë nga libri im “Nëpër udhët e shkollës shqipe”. Në to flitet, shkurtimisht, për fillimet e kësaj shkolle të mesme, me emër në Shqipëri.

 

mr 2

Pjesëëmarrës, në festën e 85-vjetorit të Gjimnazit (Tiranë, dhjetor 2010)…

 

2.

 

“Sidomos gjatë vitit 1924, u dendësuan kërkesat e rinisë dhe të masave popullore për hapjen e një shkolle të mesme të përgjithshme në kryeqytetin Tiranë ose të një gjimnazi, siç quhej në atë kohë. Gjithashtu, ajo ishte dhe dëshirë e flakët e mësuesve atdhetarë e përparimtarë si Sali Çeka, Qamil Bala, Ahmet Gashi e të tjerë.

Më në fund, u arrit që ajo shkollë e mesme të çelte dyert më 3 dhjetor 1925, pra në vitin arsimor 1925-1926. Kjo ngjarje u mirëprit nga forcat demokratike dhe intelektualët përparimtarë të kohës, nga brezi i ri i etur për dituri e kulturë. Kështu, ajo shënonte një hap të rëndësishëm përpara për zgjerimin dhe konsolidimin e arsimit të mesëm në Shqipëri, pas çeljes së Liceut Kombëtar të Korçës (më 1917), Shkollës së Mesme Teknike në Tiranë (1921), Gjimnazit të Shtetit në Shkodër (1922) dhe Gjimnazit të Gjirokastrës (1923). E kjo vepër atdhetare do të pasohej më vonë dhe me çeljen e shkollave të tjera, në qytete e fshatra të vendit tonë.

Që në fillim, kolektivi i mësuesve dhe i nxënësve të Gjimnazit të Tiranës, këtij institucioni të mesëm arsimor, u ndesh me pengesa e vështirësi të shumta dhe u përball me frymën antikombëtare të disa elementëve regresivë të kohës. Mësimi u nis me pak nxënës e mësues, me mungesa për fletore, lapsa, mjete mësimore dhe orendi shkollore. Por me dëshirën e mirë të drejtuesve dhe të kolektivit pedagogjik, shpejt u kaluan vështirësitë e para dhe kjo shkollë e mesme bëri emër të mirë ndërmjet shkollave të kohës, kur e zhvilloi veprimtarinë e saj. Kështu, në fillim të viteve ’30-të të shekullit të kaluar, u arrit që të shtohej numri i nxënësve e i mësuesve, si dhe i konviktorëve të tij, të ardhur nga krahina të tjera të Shqipërisë.

Me pushtimin fashist të vendit, u vërejt rritja e pakënaqësisë dhe e frymës atdhetare e liridashëse, në këtë vatër të ndezur kombëtare. Fillimi i luftës për liri, bëri që të dilnin në mal afër 400 nxënës të këtij Gjimnazi dhe, prej tyre, 75 dhanë jetën për lirinë dhe idealet demokratike. (Sh. Osmani, “Fjalori i pedagogjisë”, Tiranë, 1983). Ndër nxënësit më të mirë të tij ishin dhe Vasil Shanto, Qemal Stafa, Ali Demi, Asim Zeneli, Manush Alimani e të tjerë dëshmorë të Atdheut.

 

mr 3

Këngë e valle të gëzuara, në çdo festë të Gjimnazit…

 

Breza të tërë mësuesish nuk kursyen energjitë e tyre mendore as fizike për mësimin dhe edukimin e nxënësve të tyre të dashur. Prandaj dhe kanë mbetur kurdoherë të paharruar jo vetëm për nxënësit e tyre, por dhe për kolegët, prindërit e mbarë popullin. Ndër ta, përmendim me respekt Gavril Meksin, Abdurrahim Buzën, Minella Karajanin, Nonda Bulkën, Zekeria Rexhën, Gaqo Markon e shumë të tjerë.(Gaz.”Mësuesi”, 31 dhjetor 1965).

Gjatë luftës, si rrjedhojë e vështirësive që dolën përpara, Gjimnazi i Tiranës e ndërpreu për disa kohë jetën dhe veprimtarinë e tij. Ndërsa mbas çlirimit ai e vijoi punën e mëparshme, tanimë në kushte të reja. Hap pas hapi, u shtua numri i nxënësve dhe i mësuesve të kualifikuar, u plotësuan kushtet për tekste më të përshtatshme, me orendi e mjete mësimore etj. Si konkretizim të kësaj, po përmendim vetëm këtë fakt: Në vitin arsimor 1965-1966, aty numëroheshin rreth 1.200 nxënës dhe 50 mësues.

Gjatë këtyre viteve ish-Gjimnazi i Tiranës (më pas me emrin: Shkolla e mesme e përgjithshme “Qemal Stafa”) ka luajtur dhe luan një rol me shumë rëndësi në arsimimin e brezit të ri të kryeqytetit, duke u dhënë atyre njohuri të përgjithshme dhe duke i përgatitur për të vazhduar shkollat e larta, në profile të ndryshme. Kolektivi i mësuesve dhe i nxënësve të saj, si i shkollave të tjera të mesme e 9-vjeçare të Tiranës dhe në mbarë vendin tonë, po bën përpjekje të pareshtura për një mësim dhe edukim bashkëkohor, me orientim perëndimor”.

(Nga libri, me autor Murat Gecaj, “Nëpër udhët e shkollës shqipe”, Tiranë,2001)

 

Tiranë, 26 prill 2016

 

 

LYPËSI

  Tregim nga Miltiadh DAVIDHI     LYPËSI   E shikoja shpesh nëpër rrugët e qytetit me dorën të zgjatur duke lypur, ashtu si dhe disa lypësa të tjerë. Dhe të gjithë e thërrisnin lypës, ndonëse dhe ai si ne, … Continue reading

Poems by Opal Ingram

Poems by Opal Ingram     Vulnerable Love~   Your Love is Vulnerable It wraps me into a state of passion Vulnerable Love a Kinda Love that Lasts forever Vulnerable Love!   © Opal Ingram all rights reserved April/2014  @Opal Expressions … Continue reading

“WORLD UNION OF POETS CELEBRATES THE POWER OF POETRY: AIMS TO BRING A REVOLUTION IN THE CONSCIOUSNESS OF TIME. / Issued by: Dr. J.S. ANAND, AMBASSADOR AND GENERAL DIRECTOR WUP

  “WORLD UNION OF POETS CELEBRATES THE POWER OF POETRY: AIMS TO BRING A REVOLUTION IN THE CONSCIOUSNESS OF TIME.   Dr. J.S. Anand, from India, Ambassador of WUP, and General Director, presides over the Jury for the International Award … Continue reading

Poezi nga Drita Lushi

Poezi nga Drita Lushi     Lëkund-Ur   Një zemër s’është barkë në det, lëkund-Ur dallgëve, pa vela, timonier a rremëtarë. Një zemër s’ështe një barkë, ikur kuturu, ndalur limanëve Ishujve të panjohur, Këtu sot, nesër aty Një zemër Që … Continue reading

Poezi nga Alma Feruni

Poezi nga Alma Feruni     POETËT….   Poetët i mendojmë nën dritë, qiriri Kritikët kapardisur në sallon floriri? Vargjet largohen shtegëtare tek retë Kritikë e ngelur buzëqeshja e shkretë?   Eh që kur u krijua prej hirit , njerëzimi … Continue reading

Poezi nga Alesia Poetry

Alessia poetry

Poezi nga Alesia Poetry

 

 

Ne!

 

Ne më shumë se kurrë

jemi çasti,

Kur përplaset fryma,

Në qafë e në shpinë.

Dhe heshtja jonë ecën ,

Si një tren i gjatë rus,

Në një Siberi të ngrohtë,

Me ty.

Në vagonët e çmendurisë,

Përqafohen mendime e flokë,

Afër nesh,

ngatërrohen gjuhë të ndryshme,

Një dreq e di se çthonë,

Kollare, kostume,

Letra, por jo si letrat qe të kam folur unë ty,

Një poezi mes nesh,

Një varg na vlonte ne kokë.

Më krysori nga gjithcka,

Ishte,

lutja mos ik,

Si dhe parfumi jot…

 

 

 

Do iki…

 

Do iki,

Zogjtë nuk mund të më mbajnë

Në krahë,

Por unë do iki.

Vërtetë do iki….

Dhe pse rruga ime ende

Nuk është shtruar,

Po gajle s’ka,

Do ta shtroj dhe me copa mishi,

Po të jetë nevoja,

Dhe do iki.

Do iki unë dhe e verbuar,

Të paktën e gjallë.

C’them?!

Dhe e kalbur në varr do të isha

Larguar,

Po s’ka pse të shkojë aq gjatë,

…. Nuk ka!

As më të voglën gjurmë nuk

Do ta lë pas,

Për gjuetinë e njerëzve shkatërrimtare,

Le t’më shqyejnë në ëndërr sikur me m’pasë,

Oh, Shqyer në jetën reale!

 

 

 

Një ditë dolën Ëndrrat…

 

Ëndrrat i dashur, varen në penjë

Delikate ndjenjash,

Dhe u merren mendët nga erërat,

E stuhitë.

 

Ëndrrat i ndërrojnë rrobat si lecka,

Se nuk qëndrojnë të njëjta,

Cdo ditë.

Dhe era,

Ua ka rrahur shpirtin aq shumë,

Sa Ëndrrat nuk kanë zë për të qarë si njerëzit,

Ëndrrat me lotët kanë ujitur zgjimet,

Tona në mëngjes.

 

Si jetime të sakrifikuara,

Që dikush, diku,

Një jetë më të mirë

Të bëjë,

Dolën endrrat.

 

Ato pra që ua shkulën flokët,

E frymën ua morën,

parfumin ua hoqën,

Por nuk i shfarosën dot

Se nuk i shkoni në frikë,

 

 

 

Ëndrrat…

 

Kur unë as ti nuk dinim se ekzistonte,

Në botë,

Një motiv pianoje që do na

bashkonte një ditë,

Doli ëndrra për një biletë

Koncertesh,

Njerëzish që shtrëngojnë dorën.

Ne imagjinojmë qilime,

Me këmbë të vyera që dinë të vallëzojnë,

Në luginën e humbur,

Të pakërkuar,

Ku duam të shkojmë të jetojmë.

 

Në pemët mijëvjeçare,

Me mollë helmuese gëzimesh,

Unë do ta haja mollën e ëndrrës si Eva,

Për tu ndëshkuar,

Cdo brez,

Për fjalën që shkela,

Mjafton që linda një shanc

Të shkretë,

për të parë,

Dhe syhapur ëndrra.

 

 

“Nuk ka asgjë më të ëmbël se atdheu!” Shënime për librin “Vepra 1 – vlerësime, opinione, intervista, refleksione” të Hysen Ibrahimit. / Shkruan : Viron Kona

          “Nuk ka asgjë më të ëmbël se atdheu!” Shënime për librin “Vepra 1 – vlerësime, opinione, intervista, refleksione” të Hysen Ibrahimit.   Shkruan : Viron Kona      1.   Hedh vështrimin në etazherin tim dhe shoqëroj me … Continue reading