MIRË SE VJEN, MAJ – Poezi nga Anna Costa / Shqipëroi : Maksim Rakipaj

Anna kosta

Poezi nga Anna Costa

 

 

MIRË SE VJEN, MAJ

 

Mirëdita Maj,

dashurinë pashë nga larg

aq sa munda t’ia shquaj

dy sytë mes reve

diell duke kërkuar.

Shiu bie rrebesh

mbi çadrat ngjyra – ngjyra

shumë fort

pikat pa fund që bien

s’numurohen dot.

Përleshem me jetën

kur të rishkruaj këtë letër

por pena të shkruajë nuk di

dhe shuk e bëj sërish.

Duke përzënë mërzinë

e këtyre katër mureve

tavanin i ngul sytë

dhe përhumbem

…humbshmërisht.

I hedh një sy botës herë pas here

këtë përjetësi që rend

mes asfaltit të rrugës

ngutit të njerëzve

me këpucët qull

e trupin e rrënqethur.

Mes vjollcash e trëndafilësh

dalngadalë ngrij…

mirë se erdhe Maj!

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

 

 

Maks Rakipaj

Shqipëroi : Maksim Rakipaj 

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s