Poezi nga Pullumb Ahmeti

pullumb Ahmeti

Poezi nga Pullumb Ahmeti

 

 

PI TË THASHË !!!

 

Ty ç’ të pihej sonte, vera a cigarja,

Tretur fjollave mendimi ,kë shikoje ti

Fjolla shkonte tej, dilte nga dritarja

Hëna e padalë mbrëmjes, horizonti gri.

 

Pi ,të thash, pi e dehu për qejfin tënd

Lermë mua të digjem e me sy të ndjek

Pije verën,dehu nëse ke ndërmënd

Vargu përmbi letër mua zë më djeg.

 

Fytyt gurgullo ujëvarë të ëmblën verë

Eh ç’më pate,s’më fton për ta provuar?

Lermë,moj të pi afshet aty gulçe nxjerrë

Buzeprushes,si dikur a mos ke harruar?

 

Mjegull fjoll e tymit,,eh,, ç’ të zgjon kujtimet

dikur pinim mbrëmjes,flakë ndezur në gjoks

Buzet rrjet peshkimi mblidhnin vec zjarrmimet

Të shoh i mahnitur,mendja cfar të thotë?

 

Pi e dashur pi, shkrehu moj në timen buzë

Në njomzaken tënde eh,do pi sa të dehem

Verën apo mushtin , pi, si s’ke pire kurrë

fjollë tym cigaresh në ty do të tretem.

 

 

DHE HËNËN E ZBOVA

*PËR TY*

 

Të lava ty me rrezet e arta të hënës

dielli pse nuk e ftova më iku mërzitur

tej xhamave shihja përmes ëndrrës

flokëlëshuara belit rrije duke pritur

 

Grushtet mbushja ujë dritëbekuar

vetull ngrënës i hidhja si pika shiu

e arta të mbështillej si dritrrezatuar

varka pushoi mbërthyer këtij gjiu.

 

Fanari tretur në të argjendën dritë

dritë dritares më dërgon prej syve

hapat hedh ngadalë mos u mërzitë

sonte ëndra realitet na u bë të dyve.

 

Dhe hënën sonte e zbova për ty

rrezen ja vodha e mbajta platitur

pritmë dritëargjendë mos më ik

të prek pa dashje buzën e zhuritur.

 

Cipëhollën këmishë lëkurgjarpëri

jo më kot e lava me rrezen e artë

aty të thashe të digjen gjithë magjitë

e magjia ime të shpërthente e flaktë.

 

Jo s’të erdha sonte pëmes ëndrrës

jashtë porte nga sytë e shkarkova

kurmprushit hodha veç të argjëndës

shpitmallin ku gjith viteve e mblodha.

 

Të hyra dhomës përnatë kishe pritur

buzëpraruarës së etur vlagën i mora

synë liqen i fjetur e bëra dallgëngritur

në të drejt shpirtit si palombar notova.

 

 

TURTULLESHË E GRURIT

 

Qershori trokiti mbi buzën tënde

qershikuqet mblodhi i ngjeu në to

arës kallzat grurplot rënduar kryqet

e trembur më ecje violinën në dorë.

 

I bronxtë i grurit rrezatonte në ty

kokën ktheve vështroje ngulmuar?

turtullesh e bukur ç’far fsheh ai sy

zemra s’të ndalet të rreh krahëruar.

 

Mos vallë melodi kërkoje në ara

a notat mes grurit tu bën partitur?

flladi i mbrëmjes të bëhej fanfara

rrije dëgjoje me shpirt e mahnitur.

 

Turtulleshë gruri fëshfërimë më ndjeje

binte në ty rrezearta si dritat në sallë

me sytë e shpirtit duartrokitje rrëmbeje

simfoni natyre me këngë zogjsh në garë.

 

 


UDHËTIM DREJT JETËS

 

Predha shpërtheu rrëzë konakut

plumbat çatisë binin si breshër

zjarri prushohej heshtur oxhakut

dhimbje jete shtrëngon në prehër.

 

Hapat rënduar nga mosha e plakur

mbi shpinë fëmijë drobitur shëndeti

qielli buzëmbrëmjes digjej përflakur

jeta udhëve të pa shpresa i mbeti.

 

Bota ngërdheshet qejfe paprishur

ikanakë mbetën prej të tyres tokë

shteron fryma përtok fëmij të uritur

jetvrarë kërkojnë dritshprese të kotë.

 

Shinat e jetës me vdekjen në shpinë

vetë se dinë vendin për ku janë nisur,

botës së egër ecin me bark panginjë

presin çastin kur fryma firon papritur.

 

Udhëtojnë ecin shpresës vrarë në shpirt

ngarkuar gjith jetën shpinës një torb lecka

çapiten gjysmëvdekjes të gjejnë pakëz drit

traversave pushojnë ditëfundin lënë jeta…

 

 

EH, BOTË ME DY FYTYRA

 

Në cilën më mbetet të besoj

në dy fytyrësi

më shfaqesh kameleon

kur ulem sofrës me ty.

Ti zemër babaxhane

fytyrë qeshuri ti

sa krahët kthej

më shfaqesh në pasqyr.

Bollëkun shtron tavolinës

më zbon me buzëqeshje në një cep

një e nga një afrohen tinëz

fytyra mbeshtjell ku dreqin fsheh.

Trokasin,, përditë ëndrra ëngjëjsh

kërkojnë pak drit në këtë jet,

bollëku shtruar…,  tavolinës

edhe për një thërmijë…, si plesht të vret.

Eh,, dy botë fytyrësie

kë të besoj vërtet

atë që flet për zemër bamirësie

a gjysmën tjetër që të vret?

Botë e trazuar,

me fytyrë ëngjëlli më flet

ku shpirtrat mbyten valëve në det

ku jetët vriten nga armet që ti shet,,

ku ”demokracia” eshte vdekje apo jet!?

 

Trokitja e portës meditimet më largoi

një dorë e shtrirë kërkon pakëz shpres

shpres prej shpresës së copëtuar kërkoi

i fala nga e imja,një pjes shprese që vdes.

 

Kë të besoj sot o zot

e sytë ngrita qiellit murrëtyer

retë përflakeshin si ne në tokë

a mos zotat aty lart në luftra qenë përzier?

 

Dyfytyrësin e kësaj bote se besoj

kë të besoj a dyfytyrësin e zotave në qiell?

Më thoni kë të besoj,?

apo fytyren e drobitur të një fëmije?

 

Ç’mu kujtove Migjen këto çaste

mbrapa kam ardhë në kohë

ku trotuarit rrinte fëmija edhe pas darke

Të ndihtë zoti…,  më ndihmo….

 

Sot të shtypin rrota të pamëshirshme makinash

të veshur shtetarë të kollarisur me firmato

kalojnë para teje me llogari magazinash

eh kush pyet se ti vdes nga uria sot.

 

Dy fytyrësinë ,,jo unë nuk e besoj

dhe Ti i heshtur o njeri sot mos rri

lëviz ,lëviz dhe shpirtin tënd mos e freno

një drite jete ,shprese kërko lufto për liri

se në sofrën e tyre plot asnjë nuk të ofron.

Eh botë me dy fytyra!

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s