VDEKJA NUK VDES – Poezi nga Mirsada Bibić Šabotić / Shqipëroi : Flora Peçi

 

13087875_1065664100139382_3770304285319263795_n

Poezi nga Mirsada Bibić Šabotić

 

 

VDEKJA NUK VDES 

 

Të pres
Më frikëson
Ditët numëroj
Por jo
Nuk vjen
Fle
Do të zgjohesh për mua
E di
E di
Dhe prapë të pres
Shikoj veten në pasqyrë
Çeskat më janë bërë
Si gjak i purpurtë
Nuk vjen
Nuk vjen
Dikujt tjetër ia ngroh trupin
Të shoh në heshtjen e kohës
Ia ke marrë ngjyrat ylberit
Për ty qëndroj
Më duhet të të pres
Zjarri
Shtërngata
Këta janë hapat e mi
Pres kohën time
Ti je pjesë njerëzore
Edhe mua më takon
Ti je dhuratë e Zotit
Pres
Të pres
Do të vish
E di
Ti gjithmonë vjen
Ti je vdekja
Ti më je në gjak
Mua
Gjithë neve
Ti nuk vjen me ftesë
Ti vjen vetë
Të pres
Sytë më janë të zjarrtë
Do të vish
E di
E di
Ti kur nuk vonohesh
Përcjell orën e fatit
Që kurrë nuk u ndal
Të pres
Më e fortë jam
Kjo poezi është fuqia ime
Asaj nuk mund t’ia marrësh shpirtin
Do të jetoj sa jeton kjo
Përjetësisht
Në letër
Në shkëlqimin e diellit
Në sytë e hënës
Në drithërimat e erërave
Në pikat e argjendta të shiut
Në shkëlqimin e fjollave
Në shpirtin e të parëve të mi
Në shkëlqimin e poezisë
Të presim
Të gjithë të presim
Ti je fati ynë
Të lindur jemi për të shërbyer ty
Ja dhe këngën ta thur
Do të qash
E di
Do të dëshirosh të vdesësh
Por jo
Nuk mundesh
Ky është përcaktimi yt
Vdekja nuk vdes
Është e përjetshme
E përjetshme si kjo këngë
Ti je e gjithëkohshme
Ti je e pakohshme
Ti je e mallkuar
Ti je vdekja
Çdo gjë mundesh përveç që nuk vdes
Ti nuk vdes
Përjetësia është jotja.

 

 

flora peci- 1

Shqipëroi : Flora Peçi

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s