Poezi nga Wislawa Szymborska
Ankesa ime në zyrën e objekteve të humbura
Një perëndeshë e humba rrugës nga Jugu në Veri,
e shumë perëndi në kthim, nga Lindja në Jug;
ndërkohë ca yje veniteshin e jepnin shpirt.
E para syve u mbyt një ishull, e një çast më vonë dhe një tjetër.
As e kam idene ku i kam lënë ngulur kthetrat
e as kush shëtit pa më pyetur nëpër peliçen time, lëvozhgë.
Vëllezrit më vdiqën, ndërsa tërhiqesha zvarrë bregut
ka mbetur nga unë vetëm një kockë e vogël,
e vockël fare, që po feston brenda meje ditëlindjen.
Nuk ndjehesha se jam unë nën lëkurën time,
sa keq po i përdorja vertebrat e njësoj dhe këmbët,
më ikte truri një mijë herë në minutë, më shumë.
Prej kohësh kam mbyllë gjithçka timen,
dhe syut rezervë madje i vuna drynin
e në vend të kryqit, vetes i vura një pendë peshku.
Bërë copë copë kështu, era më merr me vete
çuditem dhe vetë me veten se si jam katandisur,
kur deri dje isha një njeri si gjithë tjerët; e krejt kjo ndodhi
vetëm kur u kujtova se kisha harruar çadrën në sedilen e trenit.
(Wislawa Szymborska)
27.10.2012
Solli në shqip Petrit Sulaj