Poezi nga Mimoza Leskaj
Ma vodhi vdekja mendimin!
Ma mori vdekja mendimin
e çoi tutje, në një botë të përhimtë
nuk pati mëshirë
vendosi ti japë jetë, ndoshta…
diku lart në hapësirë
aty ku ne të gjallët, se dimë.
Kur sytë lart i hedh
aty sheh shumë botë
se po ti hedh poshtë,
shikoj vetëm, tokë
mendimin që dua të gjej
se di ku endet, e ku qëndron.
Se po ta dija, do zgjasja dorën
do ta tërhiqja rreth vetes
e vdekjes me qetësi do ti thoja
jam unë.. jeta.!
Dhe luftë me ty nuk bëj dot
se vjen një ditë dhe ti gllabëron.
Ma mori vdekja mendimin
ëndërrova se e përcolli, diku
u bë hajdute e padrejtë
nuk më tregoi për rrugën e kthimit
dhe unë me zemër shtrënguar
imagjinova…, një portë gjelbërimi!