MË KA MARRË MALLI PËR NËNËN TIME ( Tregim i jetuar) / Nga Sotir ATHANASI

 

MË KA MARRË MALLI PËR NËNËN TIME

  ( Tregim i jetuar)

 

 

sotir athaasiu

  Nga Sotir ATHANASI

 

Dyqani ynë në rrugën ALIPEDHU 4, në Pire edhe atë të djelë, punoi. E nënvizoj ngaqë, në mbasdreke ne kishim vendosur të festonin përvjetorin e dytë të çeljes së këtij aktiviteti tregëtaro-artistik që, gjithsesi, mbas pune, merrte ndoshta, më tepër kuptim. Pra, nguteshim të shkonim në shtëpi. Sidoqoftë, kënaqësinë e klientit të fundit dhe jo vetëm, do t’a përjetonim të gjithë, si të qe kurorëzimi i asaj që do të festonim Arsyeja ishte fare e thjeshtë.

Një i ri nga Tirana, në kohën që unë mbylla edhe drynat pas uljes së qepenëve të rënda, ndali vrapin

– O robo! Gja demek e kyçët për sot, asi?

Unë ktbeva kryet. Ai vazhdoi:

– Për punë dekikash do të më lini durthatë mu’, a si?

– Pse, çfarë deshët të merrnit ju, o çun Tirane? – e pyeta unë në dialektin e tij.

– Një disk.

– Vetëm një disk s’ti likërka durët thatë ty, o çun?

– Po, o burr’që ke moshën e babës tem, – tha ai dhe i rrezëllyen sytë kur e kuptoi gatishmërinë time për t’a ndihmuar.

Portreti i tij, që aty më parë kishte pamjen e njeriut me plaçkë në shkop, nga plagoma që i dha qepeni i mbyllur, u përshenjua si një frut i pjekur. Dhe kish të drejtë: Ai e kapi shenjën që unë i bëra djalit të mos nxitohej, tek priste në timon me makinën ndezur buzë trotuari.

S’ishte rasti i parë ky që do të na detyronte t’a rihapnim dyqanin. Por, për ne, ajo e djelë qe e veçantë dhe askujt nuk do t”i pëlqente të vonoheshim.

– Dhe cili qenka ky disk që t’i m b u s h k ë r k a d u r ë t, i thashë unë jo paqëllim, me një ton paksa të ndryshëm për t’a vënë në lëvizje të më tejshme sqimën, a për të nxjerrë nga fshetathellat, merakun e tij që, me siguri kishte të bënte me ndonjë romancë dashurie.

Por, isha tërësisht i gabuar.

– Disku i Merit’s të Halilit!, – tha ai.

– Që quhet?

– M ë k a m a r r ë m a l l i p ë r n ë n ë n t i m e.

Vështrimet tona u përplasën.

Sytë e tiranasit u vesuan.

Të mitë, gjithashtu.

Se këtu bëhej fjalë për NËNËN, dbe kur ajo të mungon, sytë vetiu njomen.

– Kam pesë vjet pa e pa, o burr’ qe ke moshën e babës tem. Po më lun fiqiri vendit.

Pas këtij pohimi tejet të sinqertë, qëndronte djaloshi që ishte pjekur ndofta para kohe dhe që unë atë çast mendova:

– Ja burri që dallon nga çunaku.

Emigracioni, jo vetëm i ka hedhur shtatin, po edhe e paska rritur mendërisht. Dhe,

ndonëse statusi im e kërkonte të tregoja përmbajtje, nuk munda.

Lotët më mbushën sytë.

Por unë e kisha mundësinë, jo vetëm t’i fshihja ato pas syzeve të errëta, por edhe të bëja lëvizje të tilla që tjetri të mos m’i shihte.

Prandaj u ula menjëherë, kinse po hapja drynat dhe, në të vëretë, instiktivisht ashtu bëra.

Në çastin e ngrijtjes së grilës im bir që, gjithashtu e kishte ndjekur bisedën, doli menjëherë nga SUZUKU. E vështrova tinës se e dija, lotët e tij qëndronin të gatëshme në majat e syve e të zbrisnin faqeve. Kësisoj ai, së bashku me djaloshin Tiranas, nuk më lanë mua t’a çoj atë masë të valëzuar llamarine që, mund të kishte një shekull që ulej e ngrihej dhe që, vetëkuptohet, fluturoi lart. Veçse, po kaq shpejt, im bir u hodh në banak për të kërcyer përjashta tij me diskun tanimë në dorë tejet i kënaqur.

– Ky disk, vërtet t’i mbush duart, baba, – më tha ai. Sot s’mbahet mënd sa copë kemi shitur, se dje erdhën nga Tirana; dhe, si ia la në pëllëmbë tjetrit, të cilën e kishte sa një panxhë, shtoi: – e ke dhoro prej meje, – por, që blerësi të mos diskutonte, gjeti edhe shkakun: – Mos m’a kundërshto se sot, o dita e parë e vitit të dytë qi ina bo me dyqan. Kjo është dhurata e fundit.

– Gja demek, qenka dita e të falmeve,

Ne të gjithë qeshëm, madje edhe me tepri.

Tiranasi vazhdoi:

– Fisniku po për herë ama, thotë moma jem, o burrë në moshën e babës tem, e gjen përherë vjegën. Mirë pra, ja po e marr e na i boni hallall se. . . .

– Se? – e pyeti im bir.

– Sot, – tha tiranasi, – o gjithashtu edhe dita e parë e vitit të dytë që shokut tim, i ka. . . , ( dhe ai e ndali frymën përpara se të shqiptonte, çfarë i kishte ndodhur). Si njeri i integruar në botën greke, nuk pohoi që tjetrit i k a v d e k u r n ë n a, siç mund t’a thoshte po të ishte në Shqipëri, por përdori e u f e m i z m i n, atë që në greqisht thuhet rëndom dhe tingëllon më e pranueshme):

– ka marrë rrugën për në udhëtimin e gjatë te ZOTI, nona e tij.

– Të rrojë vetë e t’i rrojnë të gjithë të dashurit. Edhe ty gjithashtu, o djalosh!- thashë unë më tepër për t’ia përkëdhelur sedrën se, qëndrimi dhe gjuha e tij, ndonëse në dialekt, ishte tejet e kuruar deri në ngashnjim dhe të grishtte t’a dëgjoje.

– Faleminderit

– Dhe?

– Dhe e kina da mendjen të qajmë së bashku për momat tona me diskun e Merit’s, se na dogji malli. Ina pa KARTA e sun të bojmë gjo: as tërpo e as tërma. Ina në hava.

Unë mbeta pa fjalë, por duhej dhënë kurajo, ndaj thashë.

– Durim, o çun e mos e lëshoni veten. Që do të qani sot, iu bën mirë. Nesër do të gdhiheni më të hovshëm.

Por, ende s’e kisha mbarruar fjalën, kur nga manjetofoni i makinës së tim biri, ngrijtur në kup të qiellit, buçiti zëri i Merita Halilit me këngën aq rrënqethëse.

Më ka marrë malli për nënën time,

Ju, o shokët e mi.

Më ka rritur me thërrime,

Si t’ia boj s’e di.

Jo vetëm tiranasi, por plot shqiptarë të tjerë ndaluan pranë makinës sonë si të mbërthyer nga tingujt, derisa mbaroi KËNGA PËR NËNËN dhe sheshi pa e kuptuar qe kthyer në një, vënd tejet solemn, si të të luante H y m n i i n j ë c e r e m o n i e Q i e ll o r e

Ne u nisëm për në shtëpi dne na dukej sikur po rrugëtonim për në G a l a k t i k ë.. . .

Në kronikat e mbrëmjes në TVSH (satelitor), u dha një lajm tejet tronditës.:

Një nënë operonte njërën veshkë për t’ia dhënë të birit i cili, edhe e vetmja veshkë e tij qe thërrmuar e duhej kryer t r a n s p l a n t i i saj.

Ajo darkë, jo vetëm nuk u festua, por çdo gjë që futëm në gojë, se ishim të lodhur, kishte shijen e kripës.

 

 

Athinë, Dhjetor, 2010!

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s