Në luftë me fajin / Poezi nga Sokol Otobashi

sokol otobashi

Poezi nga Sokol Otobashi

 

 

Në luftë me fajin

 

Faje të vjetra dhe faje të reja
Të flasin nuk munden se gojë nuk kanë,
Por s’ është vështirë, gjithkund,t’i gjeja
Në çdo rrethim që peng na mbanë.

Faje të vjetra me qelqe në shpinë
Të fshehur pas perdesh me duar përlyer
Rrethojnë gjithkund në zemër njerinë
E mbajnë të ndrydhur,e mbajnë mbërthyer.

Dhe faje të reja,që lindin cdo ditë
Të pista ne trup,pa shpirt e pa nder
Kërkojnë të çjerrin me duar të nxirë
Çdo gjë të pastër, të bukur e vlerë.

Në mesin e tyre përplasem dhe sot
Ringritur në këmbë në luften e re
I bindur se gjaku nuk derdhet më kot
E as në humbas e bie të fle.

Faje të vjetra dhe faje të reja
Të fshiheni sot nuk ka se si
Nuk është vështirë gjithkund t’ ju gjeja
Në çdo portë, në çdo njeri.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s