Poezi nga Lumo Kolleshi

 

lumo kolleshi

Poezi nga Lumo Kolleshi

 

 

SHËN ARIU

 

Me dhimbje e shoh një njeri të fryrë,

Një njeri që maskën ka për fytyrë.

Dhe ai më sheh ndonjëherë ashtu çartur,

Ujqërisht.Gati për të më zhvatur.

Dhe vetes i them: Ç’qenka njeriu?!

Më mirë të falem në bjeshkë te “Shën Ariu”.

 

 

PËR KË BIEN KAMBANAT?

 

Duro,

Mos më thuaj prapë atë fjalë të mykur,

Se kambanat bien për atë që ka veshë.

Në do ta dish e të mbetesh në dritë,

Kambanat bien për atë që ka shpirt.

 

 

PO, MOLIER

 

Po, Zhan Baptist Pokelen, Molier,

Tartufi tënd të arratisur,

Në orgonet e dalldisur,

I hapëm portën e shtëpisë sonë të madhe,

Të shtëpisë që brezat na e lanë amanet

Dhe në ballin e portës me gjak e shkruan “Atdhe”.

Tani rendim më kot gjykatave të dhjamosura,

Testamentin t’ u rikthejmë fëmijëve tanë.

E kemi hak një qiell të ngarkuar me rrufe.

 

 

ËNDËRR E PRERË

 

Të të shtyja, poshtë ish humnerë

Dhe të të mbaja, s’të mbaja dot.

S’ di pse më trembi ëndërr e prerë,

Jastëku pinte ca lotë më kot.

 

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s