Parathёnia e vëllimit poetic “ Malli i etjes” i autorit Adem Zaplluzha / Nga: Dr. Femi Cakolli

 

malli i etjes

Parathёnia e vëllimit poetic “ Malli i etjes” i autorit Adem Zaplluzha

 

Nga: Dr. Femi Cakolli

 

Kisha vendosur qё ta bёja njё parathënie pёr përmbledhjen mё tё re tё poetit Adem Zaplluzha, dhe ndërsa i kisha nё duar edhe disa tё tjera përmbledhje vjershash tё autorёve tё tjerё, hasa nё njё varg tё Zaplluzhёs qё zёron kështu “kanё vdekur parathëniet”.

Ky varg mё bёri qё tё ndalem sikur para njё muri a njё laure kufiri. Çka ёshtё kjo? Si nёnkuptohet? Cila ёshtё domethënia? Cila ёshtё porosia? A do tё thotë se nuk ёshtё kohё pёr tё urtёt, se ka humbur nderimi, vlerat, se nuk dihet ma kush flet me pёrgjegjёsi, ose se tё marrёt kanё zёnё vendin e tё urtёve, se parathёniet kush mё nuk i kupton pasi janë shumё koduese apo inkompentencё, apo mos do tё thotë se parathëniet po shkruhen ndoshta pa e lexuar edhe njё vjershё nga përmbledhja e caktuar?

Poezia ma nuk po ngjall respekt e ngacmim shpirtëror e intelektual nё popullin tonё kurse nё vend tё saj po merr terren pёrditё teologjia. Unё merrem me te dyja, dhe mendova qё tё jem i kujdesshëm dhe tё jap kёtu pak njё reflektim pёr poezinë dhe lidhshmёrinё me teologjinë.

Poezia dhe teologjia janë dy dije dhe dy përvoja qё kanё diçka tё pёrbashkёt. Qё te dyja kanё njё gjuhё tё mistershme. Qё te dyja kanё njё frymëzim tё mistershёm. Qё te dyja interpretohen nё mёnyrё tё lirё, dhe sa herё qё dogmatizohet o njëra o tjetra pёrherё kemi përfituar prishjen e shijes sё lexuesit dhe tё besimtarit. Poezia e pastër dhe teologjia e pastër, pretendojnë qё te dyja, se prejardhjen e kanё nga lart, dhe asnjëra nuk janë vetëm njerëzore e as vetëm hyjnore. Poezia dhe teologjia janë copa qielli qё kalojnë nёpër autorin njerëzor, prandaj nё to sa ka njerëzore e mistere po aq ka edhe hyjnore e mrekulli. Prandaj poezia dhe teologjia tani ёshtё duke kёrkuar njё lexues dhe njё krijues tё zgjedhur me prirje rishijimi.

 

 

adem

Adem Zaplluzha

 

Nё kёto kohёt tona postmoderne nё Kosovё, Shqipёri dhe nё pёrgjithёsi nё jugun e globit kemi shumё poezi dhe shumё teologji, por ёshtё edhe paradoksi tjetër se ka shumё pak poetё dhe shumё pak teologё divinitarё, andaj edhe ёshtё krijuar njё apasion kulturor e qytetar ndaj poezise dhe teologjisë edhe nё mesin tonё kulturor. Nё kёtё relacion e shoh edhe poezinë e poetit Zapluzha dhe tekstin e tij lirik.

 

Pёrmbledhja “Malli i etjes” ёshtё ndarё nё tri cikle, dhe dominohet nga poezia peisazhiste. Pothuajse jo vetëm çdo poezi por edhe strofё na del peisazhiteti, ngjyra, natyra, drunjtë etj. Pra kjo përmbledhje lirikash riciklon pamje, riciklon imazhe, riciklon idilё, riciklon peisazhe. Pra mund tё bёjmё pyetje si nuk lodhet poeti ynё kur ke parasysh qё kjo ёshtё edhe përmbledhja e 124-tё e tij.

Kёto janë ngjyrat qё ndeshen nё kёto piktura vjershash: e kuqja, e kaltra, e verdha, e bardha, e zeza, e gjelbra, kadifeja dhe ngjyra e akullt. Prandaj autori nё njё varg tё tij thotë: hyra në spektrin e ngjyrave.

Autorit ёndrra i del qё tё jetё pёrherё njё peizazh, pikturё, me anё tё irealizmit shprehur pёrmes kёtyre idiomave poetike e apokaliptike: kali i gjelbër; pemët e ngrira; shkrihej dielli; shelgjishtet e prera; gjethet e një kryqi të lëngtë etj. Dhe nё njё rast tjetёr edhe natyra, pra dimri, bёn veprime tё papritura: prêt drurёt deri nё rrёnjё.Kur jemi tek krijimi i peizazheve atё çka kam vërejtur nё kёtё poezi, e qё ёshtё shumё e rrallё, ka tё bёjё me kombinimin e pamjes (syrit) dhe tё dëgjimit (veshit) dhe vërtet kjo ёshtё ndoshta prirja mё e lartё artistike e Zaplluzhёs tek “Malli i etjes”. Kёtu arrihet qё tё krijohet njё metaforё e re nё letёrsinё tonё, pёrmes këtyre vargjeve tё selektuara

Kolliten si lisat ….

Kollitej mbrëmë nata ….

Një dru i thatë kollitet si dimri ….

Kolliten edhe gjethet ….

Kolliten shinat e sëmura ….

Kollitja e njëjtë monotone ….

 

Nё poezinë e Zaplluzhёs kёto janë gjashtё nocionet lirike dhe konceptuale ku e ndërton poetikёn e tij: dimri, druri, lisi, hija, dhembja, ëndrra. Tri tё parat lidhet me natyrën, pra me ambientin se ku jeton, kurse tri tё fundit janë brendësia e poetit, lufta e tij, realiteti ose afeksioni i tij. Ështё ёndrra ajo qё ёshtё realizuar mё sё miri nga tё gjitha ato kategori konceptuale, ja disa vargje:

 

Linda dhe jetova pa ëndrra

Rruga ime ishte e gjatë

Deri te unë nuk mbërrin ëndrrat

Ishte e pakalueshme ajo rrugë

Në hulumtimin e fjalëve mbeta pa fjalë ….

As të hy e as të dalë përtej ëndrrës sime

(vjersha “Kudo që të më kërkosh”)

 

Ose njё tjetёr:

Askush sonte nuk qenka i vetëm

Secili njeri

Bisedon me yllin e vet

Sërish i shtri duart kah vetvetja

Dhe preki ëndrrën që kurrë se pashë

(vjersha “Ose një zë tjetër bisedon brenda meje”)

Dhe pёr ta inkarnuar çështjen e ёndrrёs, tё kësaj jete nёnvetёdijёsore, ja ç’kemi sё fundi:

I zhveshur deri në asht

Nga ëndrrat e mia

(vjersha “Merrni çfarë të doni”)

 

 

Mars 2015, Prishtinё.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s