Poezi nga Jonida Tahiri Chiado

 

13285793_1035539033193409_1979455557_n

Poezi nga Jonida Tahiri Chiado

 

 

Kush jam unë pa ty

 

E kush jam unë pa ty zemra ime?

Pa ty jam si një qiell pa yje.

Pa ty jam si shtrati i tharë i një lumi .

Pa ty jam si një flutur pa krahë.

Pa ty jam si vera pa diell.

Pa ty jam si pranvera  pa dallandyshe.

Pa ty jam si një fëmijë pa buzëqeshjen në fytyrë

Pa ty jam si poeti pa penë

 

 

Bërtit fort…

 

Kur trishtohesh ti krejt i vetmuar

Bërtit fort!

 

Kur bota të bie në kokë e të mbyt

Bërtit fort!

 

Kur mendimet e tua grinden si fëmijë të pagdhendur

Bërtit fort!

 

Kur gjumi s’ të zë dhe shpirtin të tremb

Bërtit fort!

 

Kur vetmia të vjen pas si hije

Bërtit fort!

 

Do të dëgjoj e do vrapoj drejt teje si rrufe.

Do çaj malet me rrahjet e zemrës.

Do shtyj retë e zeza e do i fundos në humnerat e tokës.

Do ta lus diellin të ngjitet mbi kokën tënde.

Do përkëdhel detin e do zbut valët

Do ngrej nga gjumi të gjitha fluturat, që të vallëzojnë për ty.

 

Asnjë gjethe nuk do bjerë në atë moment.

Asnjë zhurmë nuk do e prishi ritmin tonë.

Do ngjitim majet më të larta

Kur të mos ndihesh më njeri

 

Bërtit fort!

 

 

Unë dhe ti një trup i vetëm.

 

Trup ndryshkur prehesh nën një pemë

Të shikoj e thur poemë

 

Dhimbje ke ti ndër zinxhirë shtrënguar

Mallkon ditën që të kanë harruar.

 

Kokën lart e mban si zonjë

Pret  dikë që të lirojë.

 

Të afrohem ngadalë

Dhe të përkulem

 

Hap krahët si një flutur

Ne të dy dukemi të bukur

 

Filloj duke të pastruar

Nga ajo baltë e mallkuar

 

Coptoj litarë e zinxhirë

Që të ndihesh ti e lirë.

 

Ti më mban gjithe gezim

Kur jam me ty nuk njoh trishtim.

 

Na ngroh dielli lart në qiell

Dhe era e lehtë trupat flladuar.

 

Ku shkel ti ka vetëm ngjyra

Duket  bukur gjithë natyra

 

Ne të dy një trup i vetëm

 

 

Prostituta

 

Stolisur me ar e diamante

Vulgare por shumë sharmante

 

Qëndron e heshtur tretuareve

Për ty burrat bëjnë pazare

 

Me thonjt të lyer kuq si gjaku

Gërvisht kravatën e një plaku

 

Me afshin tënd prej lavire

Kërkon paratë e një fëlliqësie

 

Ti je njeri i maskuar

Me shpirt e zemër përvëluar.

 

Numëron parate e mëkatit

Dhe mbetesh rob i këtij fati.

 

Thith cigaren e përlyer

Me veshjen tënde të zbërthyer

 

Te dridhet trupi nga i ftohti

Lagështinë ta shton dhe loti

 

Jeton ti kot në këtë botë

Rrethuar nga shumë njerëz idiotë

 

Kërkon dashuti e dinjitet

Me duart e tua veten vret.

 

Dikush tani trupin tënd bleu

Të grisi lëkurën e shpirtin të shqeu

 

Tani bërtet  për ta kënaqur

Me buzët fryrë e këmbët lagur

 

E bën sikur je e përvëluar

Por me zor pret për të mbaruar

 

Me kokën ulur del nga ajo derë

Pas saj te presin dhe shumë të tjerë.

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s