Poezi nga Xhemal Gora

 

Xhemal Gora 1

Poezi nga Xhemal Gora

 

 

ZEMËR  BURRI

 
Sa herë frymoj, e ndjej aromën tënde,
kudo që hedh vështrimin,
më çfaqesh Ti
Sa herë mbyll qerpikët
Ty të kam në mëndje,
sikur krejt e vetëme mbytesh nëpër shi…

Zemra nis e bluan dhimbje nëpër gjak
copa buzëqeshjesh nëpër zërin tënd.
Si ushqim për shpirtin… nektar…
Dhe farmak…
çdo grimcë kujtese,
që të ndez… të çmënd…

Por, një zemër burri duron…
S’jepet lehtë…
Shtrat kënge kujtimet,i përkund,
përherë.
Endur ne tis hëne…
Mbledhur nëpër netë…
Dhimbjen duke shkundur yjve…
Nëpër erë…

Vitet shkojnë…
E nga shpirti kujtesa,
fluturon…vargjeve për në liri…
Në shtrat këngësh, s’ju rrëmben harresa,
se spërkatni qindra dashuri…

 

 

RINGJALLJE

 
Në këtë udhëtim të thinjtë,
Hijet verbuar nga lashtësia
i ndjejme gjithmonë rreth vetes…

Mjefton një vezullim gjurme e shkuar,
drithërimat nga përtej lindja na rizgjojnë nëntokën…
Ku mbi lavdinë e tij, ngrihet Atdheu hyjnor
e ndofta nëpër grimcat e mjegullta
e nesërmja si përsosmëri ligjesh,
lule jete, rrebele,
që lind njëherë duke u shpërthyer në miljona
e mbledh miljonat në një formë të vetëme hyjnore…
S’është tjetër
veç udhë pësosmërie që kalon vdekjet…

Dielli pellazgjik
që pjesë pjesë zbulon enigmat
është forca ku zhvishen legjendat
e tej përtej shpojnë shekujt e verbër..

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s