Poezi nga Xhemile Adili

 

xhemile adili - 1

Poezi nga Xhemile Adili

 

 

U FAL NJË BUQETË!

 

Ah, vitet e mi
Që iket
E nuk ju pashë nga shkuat
Shumë dallgë si varre më hapët
Për të varrosur dhimbjen e madhe
Në çdo vit
Në çdo stinë
Në çdo ditë e në çdo natë
E s’e varros dot, para çava.
Jetë e çmuar m’tërheq çap më çap,
M’është ngjitur si pezmë kraharorit
Dua blerim nën qepallë
Hap lumenj gëzimi tutje-tutje,
Herë tërbohet për horizontet,
Herë m’përplas honeve për këngë
Të heq zvarrë gjithë besim lulesh
Ashtu të padurueshme, tash zemra mal

Ditënetve e bart me vete në dybotë,
Më kllet njëra në humnerë,
Tjetra m’tërheq lart e lart
E përbrenda shpirti im me sa mallë
Më gërryen e më ndjell,
Jepu tutje jetës, shpirt,
Një mijë ngjyra buqetë i lirë!

 

 

ROBËRESHË E PËRJETSHME

 

Në këtë mëngjes më dërgove
Melodinë më të bukur për ty
Zgjuar plot hare përmes zërit të bilbilit
Një gotë mjaltë që mbante aromë buzësh
Dhe një tufë lule pranvere gjithë aromë
Përzier me aromën e trupit tënd
Nga gjumi më zgjoi kënga e bilbilit
Dhe aroma e luleve ngjyra plot
Te njëra lule shihja buzëqeshjen tënde
Te tjerat sytë tu sikur me shikojnë
Me sytë e bukur të luleve
Nën gotën e mjaltit
Një copë letër me pak fjalë
Zgjohu e lumtur sot princesha ime
Sot është një ditë e re,
ndryshe nga të tjerat
Puthjet t’i dërgoj përmes rrezes së diellit,
Bashkë me ngrohtësinë e përqafimit
Pa dashje seç më ranë ca pika lot
Por ishin lot gëzimi
S’e kisha qenë në ëndërr
Dhe brenda ëndrrës hyra dhe mbeta
Robëreshë e përjetshme e shpresës.

 

 

DUKE KËRKUAR NJË AGIM TË BARDHË

 

E shkuara rënkon nga plagët e marra
Lotët së djeshmes ende s’iu kanë tharë
E sotmja don të hedhi hapin drejt botës së përtejme

Kërkon për t’u shuar natyrshëm
Me shpresë të vrarë e shpirt të leckosur nëpër vite
Lodhur jam duke kerkuar një agim të bardhë
Për një ditë ngrohtësie plot dritë të (pa)takuar
Për një kafshatë bukë pa helëm, pa u njomur me lot dhimbje
U lodha duke u munduar ta zgjidhë atë nyje fjalësh
Lidhur vitesh në grykë si kafshata e mjerimit
Ashtu siç kërkova të jem përballë diellit pa ndërmjetësues
Nga që gjuhën e diellit e kuptoj shumë mirë
Lodhur jam duke ecur me hapa te lidhura
Nëpër stinë , nëpër ditë e netë verbake
Trishtuar duke qëndruar buzagaz nëpër vite
Ku të neveritet vetja dhe jeta
Te qeshi kam harruar
Rrënuar kam shpirtin nga rrufetë e fjalëve
U lodh dhe durimi duke pritur një ditë bardhësie
U verbuan edhe ditët e netët duke parë tmerrin
Vetëm ti s’u lodhe dhe s’u ndjeve keq
Nga që ushqehesh me dhimbje…

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s