Poezi nga Mimoza Leskaj

 

Mimoza Leskaj

Poezi nga Mimoza Leskaj

 

 

Dashuri e Përtejshme!

 

U bëra erë dhe të tradhëtova

përqafova dhe dashuri bëra

me gjithë lulet e çelura

u bëra vesë e rrëshqita ngadalë mbi gjethe

dhe dashuri bëra me to, oh si u ndjeva.

 

Hapa krahët u ktheva në një zog

me krahë përqafova erën

e dashuri bëra me të

dhe pa menduar aspak

e braktisa zemrën.

 

U enda rrugëve si endacak

për ty u enda shumë gjatë

dhe s’ lashë vend pa të kërkuar

për ty shkova dhe në parajsë

aty retë i preka me duar.

 

Hijshëm u ktheva në një fill të gjatë

pothuaj të padukshèm

dhe dashuri bëra me gjithkënd takova

u ktheva në ëndërr

e përsëri me ty u dashurova.

 

Nuk dita ç’ është parajsa

e gjeta duke të kërkuar ty

zemër plagosur e preka në duar,

aty ishe vetëm ti

kishe vdekur, dhe ngjallur për mua.

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s