
Poezi nga Seli Murati
Sensual janë sytë e tu
Si qielli blu sytë e tu sensual
në breg të oqeanit ti fal
rreze drite e diell ,
qerpikë gërsheta të arta
që çelin petale të bardha bore
të përdredhura në lulevjeshte
që kanë mbetur të fiksuar në kujtimet
në brigjet e largët të detit
tek adresa e vjetër
ne shikimin e përhumbur të syve të mi,
mes meje teje, ka ni fshetësi
ëndrra ime e veshur
mbushur me plot magji dashuri
Mallin tënde të largët
që fshihej nga qielli
valët e detit ngatëruar hapave,
brënda detit të shpirtit tim,
me një dolli gotë verë dehur
me syrin e malluar qerpikët të ulen
natën ndez qirinjtë shkëndi
fytyrën si në ujët
e një burimi të kristalte,
mes detrash pa fund
ti thellë po më flet
me sytë tu sensual
me plot ngjyra stine
dashurinë thurë kurrorë.
Mbretëreshë e vargut
Si vala deti më rrëmben mendimet
dëshirën mes ëndrrave putha heshtjen tënde
mbrëmjeve shpërthen aroma jote
e ëmbel magjistari, ujvare ndjenjash e etur
me syrin e kristaltë si rubinë petale
zbraz aromën tënde në shpirtin tim.
Sytë e tu të thellë mall në errësirë
janë mbushur shkëndi nga vështrimet e natës
qerpikë fluturuese më vjen thellësive të shpirtit ,
rreze dielli e ndiej ngrohtësinë tënde ,
që fryn birgje përkëdheljesh, me tinguj shpirti
ndez flakë kujtimin e dashurisë .
Si engjëll misteri më shfaqesh brëmjeve
mbretëreshë e vargut trëndafil i kuq qelur
në ëndrra më gjen,miliona ngjyra malli
krahë flutur drejt qiellit të shpresës
shikimin tënd me ndjek thellësive të shpirtit .
Me rrahje zemre…,
imazhi yt fshehtësitë e shpirtit
pikë loti vese plagë tret,
në kodin e dashurisë hapat kërkon
petale të derdhura aromë oqeani
të shpërndara në degë jete
realitetin e vrazhdë të vetmisë,
një gjysëm jetë mbushur plot me kujtime .
Loti që mos të lëndoj
si bregu valët e kristalta.
më ndiell dhe tërheq në shoqërinë
që një herë të besoj në dashuri .
Në një gotë kristali
notat në pentagram
mbushur me aromë shpirti
brengën e thyer të udhëve të gjata
përkëdhelur deshirën përtej oqeanit
ngjyrat e perendimit ti dhuroj ,
nëse syri sta mbush mallin
mbretëreshë e vargut
të jap buzën që ta shuash zjarrin.
Ti jeton jetën time, unë prek çastin tënd.
Nëpër netët e gjatë si nata pa hënë
hijen tënde në errësirë ti fsheh
heshtur hapat të ecin nën tingujt e shpresës
pa lëvizur qërpikët i përhumbur qëndron
pa më thënë as edhe një fjalë
si valë e lëshuar prej një varke
lundron lehtas përplasesh në thellësinë e kujtimeve
duke prishur formën e përgjysmuar të hënës
ti fsheh ndjenjën time.
Netëve të ftohta mbështillem në guacën time
zëri yt nëpër netë tingëllon si kristal
kurrorë mbi qeripkët thur shpresën ,
ti me vështrimin tënd netëve të gjata
troket në portën e magjisë , ndez errësirën ,
në shpirtin tim bashkë me heshtjen det ,ocean…
pasqyrë më rii rrubinë e kësaj nate stolisur yll e hënë ,
dritë lëshon mesazhe pa fjalë në zemër më dërgon.
Edhe këtë natë qëndron i heshtur
imazhi yt në nëtët e gjata pa zë ..
shpresa e ndarë në dy pjesë
si një lot i këputur…,
përmbi brengën e thyer i venitur noton
në ajrin e stuhisë së përtymur…
qëndron përmbi fytyrë si një duvak
që fsheh lakuriqësinë e ndrydhur …
nëpër rrezet të hënës,dashuri çel
një buzëqeshje të fshehur më dërgon .
Kurr errësira të largohet ,
ti vien me hënën i heshtur
ditën vien me rrezet e diellit
një deshirë peng kohe në heshtje mban
fatin tim duke e vizatuar
në fytyrën e zemrën tënde
ti jeton jetën time, unë prek çastin tënd
Ti shpresë e natës
Nën qerpikët e njomë
imazhi yt sonte …
i heshtur mbyt lodhjen e natës
si një mjegull sillesh vërdallë
ikën e vjen si psherëtimë,
vjen e ikën si dhimbje ,
shpresën në heshtje e vret .
Si flutrat që më shëtisin ëndrrat
endesh rrugëve si hije
në drit të hënës ti qëndron
ëndrrat vetëm për ty më flasin
ndjenjën e shpirtit e fsheh
si valët e liqenit që dridhen si mirazh.
Ti shpresë e natës ,që ndrit në qiell …
ëndrrat e mia mi mban zgjuar
krahë hapur,për cdo natë ti më vjen
më puth e me flet, mëngjeseve agimeve
më zgjon shpresën,ma mbush plot jetë
Ti thesarin që ruan të fshehur
në skutat e shpirtit…
dritën e shpresuar mos e fik
në lotin tim pasqyrohet fytyra jote
e strukur mes kujtimesh …
më puth buzët gjer në dhembje,
ti nuk e thyen zemrën time.