Shtëpia Botuese ATUNIS publikon vëllimin poetik “Sfidë në heshtje” të autores Flora Idriz Peçi dhe recension nga Adem Xheladini.

 

13315759_1264010566950230_6757565619644245307_n

Shtëpia Botuese  ATUNIS  publikon vëllimin poetik “Sfidë në heshtje”  të autores Flora Idriz Peçi  dhe recension nga Adem Xheladini.

 

 

Recension 

 

Sfidë në heshtje: Vështrim mbi vëllimin poetik të Flora Peci

 

Një rrugëtim i pasosur drejt shpresës së shumëpritur, vjen si kalvar dëshirash të flakëruara përmes vargut poetik, të poetes tashmë të mirënjohur në botën e letrave shqipe Flora Pecit. Qerthulli i mirëndërtuar i vargut, paraqitet përmes simbolikës, ku fatet njerëzore rrugëtojnë pa prajshëm drejt “shekujve që shkelën pamëshirshëm mbi muranat e popullit që heshti”.

 

 

flora peci- 1

Flora Idriz Peçi

 

Ky fat i zënë në natën e gjakosur, skalitur në “argjendin e flokut të nënës” që  shpaloset përmes ditarit të një historie tashmë shumëherë të thënë, dosdo se e shpie lexuesin në refleksionin sublim të një kohe jo të largët, kur “Bruti i kohës moderne”erdhi për ta thyer gotën dhe për ta rrënuar një dashuri, një fole në rrugëtim e sipër, “erdhi për të shuar ëndrrat në shandanin e shpresës”. Dhe sakaq, kur “gjethet e vjeshtës” ranë në lojën e erës “koha u degdis pamëshirshëm” në paravanin e shkelësve të atyre gjethnajave në gjysmëjetë. Në atë çast, ngjajnë përthyerje të mëdha emocionale, ku:

“Njerëzit i shkelnin

Koha degëdisej mbi to

Pamëshirshëm

Ajo numëronte gjethet e shkelura

Shihte veten aty.” […]

Edhe, përkundër gjithë kësaj degdisjeje, dashuria për jetën qëndron papërkulshëm në altarin e lutjeve për jetë, atë altar ku e ardhmja qëndiset  ëndrrave të pafundme, aty ku jeta fillon rishtas të marrë kuptim:

“Nuk lëviza dashuri

Aty më gjen ku le gjurmë

Aty ku ma fshive lotin

Aty ku kishte mjegull” […]

 

Megjithatë autorja, nuk mbetet indiferente ndaj vërdallisjeve të historisë, ku shërbehen pjatat e rreme përbri popullit të uritur, ku meskiniteti degdis deri në palcën e mposhtjes, ngase, ndjenja e përqeshjes po shfaqet me gjithë forcën goditëse ndaj mënyrës së përqafjes së këtij fenomeni të ditëve të zakonshme, ku “pjatëlëpirja” rrezikon të shndërrohet në ves, ndaj:

“Vërdallë historisë sillen

Premtime në pjata të rreme servirin

Populli i uritur ndjen boshësinë

Votën ua dhanë për ardhmëri

Gjuajnë pjatat e lëpira” […],

dhe mëtutje, këtij dëshpërimi që u ngjit dhe u ngjiz si fashë në plagën e prekur nga koha e brishtë, autorja i qaset me dëshpërim dhe mallkim duke qëndruar përballë të keqes dhe në dhomën e fildishtë ajo ndjehet pronare fuqiplotë:

“Mos u kthe në dhomën time të fildishtë

Çarçafët i lava nga e kaluara

Ty të hodha në lavatriçen e harresës

Dhoma e fildishtë është imja” […]

Ndonëse në këtë kthinë fildishi, autorja ka siguruar grahmën e mbijetesës e të qëndresës, megjithatë as ajo nuk është imune, sepse aty:

“Çakejtë e së kaluarës

Mbajnë fronin

Mbajnë prangosur shpresat

E kombit

Ogurzeza në derë ju troket

Mallkojnë zanat”  […]

Dhe, nga gjithë kjo katrahurë mëdyshjesh, s’ka se si të  mos të të lindë vetvetishëm pyetja, e cila mbase do ta përkufizonte veten e saj rreth “çakejve”, “ogurzezës” dhe “mallkimit të zanave”. Padyshim se do të mund të thuhet se ngërthimi i vetë përgjigjes sorollatet në të kundruar kujdesshëm shtegtimit nëpër vargun e autores. Dhe e ndodhur në këtë kthinë prej dëshpërimtareje:

“Shtamba e syrit tim sonte derdhi pikën e fundit

U shterruan ëndrrat ,dëshirat u përmbysën

Iku shpresa ,u ngrys agu

Ike ,ike”    […]

 

Sëfundmi, autorja na sjell të shërbyer në tryezën e kohës edhe zgjidhjen e mundshme, pikësynim i çdo autori, i cili i rreket bërjes së vargut, duke na dhënë porosinë e qartë, ku:

“Në vazon e shpresës

Mbolla dashuri

Urrejtjes rrënjët  ia  shkula

Themelin e saj

E çrrënjosa.” […]

 

E ndodhur në këtë cep të pritjes, ku mbin dashuria, ku urrejtja tashmë ka pësuar goditjen e fundit, kuti autorial, s’ka se si të mos përmbyllet nga ckli i dëshirës së shprushur, ku megjithatë të githa këto ndjenja mëtojnë të mbeten të paprekura:

“Lermë aty ku ëndrra u shua

Lermë të qaj për fatalen time

Lermë pa kod

I tillë hyre në kështjellën time” […]

 

Thënë me një fjalë, motivet e përmbledhjes poetike “Sfidë në heshtje” të autores Flora Peci, mund të vështrohen në disa këndvështrime. Sëpari nga aspekti emocional, ngjyrimet e vargut dalin tejet të natyrshme, dhe çdokush që do të ndodhet në lëvozhgën e vargut, dosdo se për një çast ndjehet vetvetja, duke shpupurisur kështu ngadalthi, shtigjet për të ardhur tek shpresa e pritur, ndonëse në heshtje, po që fuqishëm “prek në tel, e në dell” të çdo lexuesi. Aspekti teoriko-letrar ngërthen i mirëndërtuar, ku hasim një mori figurash letrare, ndërkohë që stili i varëgnimit duket tejet fin, ku nuancat e figurshmërisë përmes metaforave, personifikimeve, krahasimeve dhe spektre të tjera të çështjeve letrare janë kultivuar kujdesshëm. Dhe kundruar, sëfundmi nga prizmi i prurjeve të elementeve leksikore, pasurimit të gjuhës me shprehje të reja dhe pasurimit të fondit gjuhësor nuk është i pavërejtshëm. Kësollojshëm, vështruar nga kërshëria prej një lexuesi, nëpër faqet e librit, has gjithnjë në të papritura, në mendime të themelta, dhe duhet të thuhet se përmbledhja mund të lexohet më një frymë.

 

 

adem Xheladini

Adem Xheladini, Kërçovë

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s