Poezi nga Donikë Rrethaj

 

13346629_601419433358602_3731981873475789107_n

Poezi nga Donikë Rrethaj

 

 

AT’HERË….

 

Nji ditë kur trupi jonë do jet thjesht i shpërbam n’ajër..
shpirt i puthun me grimcat e mbetna nga nji jet,
at’herë………….gjithçka ka nji histori,
fillimi,fundi.

Nji ditë kur sytë shikjojnë me shpirt ,s’janë ma dy pasqyra..
qi napin e marrin,tesh fikun si ata qirat afër nji vorri,
at’herë………….pjesë jona asht hana,dielli,nata e dita,
puthja e ajri,na jena ajër.

A thue nji ditë kur nata sa ka ra n’at melodinë qi t’shplan shpirtin,
n’heshtjen qi then disa xhama imazhesh prep ekzistojmë?
thjesht grimca t’patejdukshme qi sillen si ëngjëj,
at’herë thue gjejmë fillimin e nji fundi?!

Primend , at’herë kur çdo gja ka nji fund..
asht vallë nji fillim ,i heshtun ,pa trup…pa sy ,as buzë qi puthen,?
s’janë fjalë, as andrra ma t’bame n’natën qi endet..
AT’HERË………………..jena shpirtna qi enden mes dy kohsh,
…………misteri……………..

 

 

MJAFT…!

 

Tanimë çdo gjë ka mbaruar …
e di pse? ta them unë,
kur nuk ndien më as urrejtje,
ka arritur dhe një fund.

E di, bën pjesë në kujtime,
do të bëj sigurisht,
se di ndoshta s’provuam asgjë,
o ndoshta deshëm marrëzisht.

Diku jam ,do jesh dhe ti..
koha kalëron vitet që ikin,
dhe koha ikën ikim dhe ne,
dhe çdo gjë vdes,brenda nesh fikim.

Një fjalë i jep fund çdo gjëje,
një gjest shkatërron dhe vitet,
ti tanimë ke tjetrër rrugë,
dhe unë në tjetër ku ndjenja fiket.

Mos më kërko se bëj as unë,
nuk më pëlqen një lamtumirë,
po e di çfarë: korrim çfarë mbjellim,
çdo urrejtje,çdo dëshirë.

Mjaft ,çdo gjë nuk ka më kuptim,
rrugët tona ndahen këtu,
një fjalë thuhet ,një gjest bëhet..
atëherë? çkuptim ka fjala : të du.?!

Mendoj asgjë,, ka dhe një fund..
si në çdo gjë dhe dashuri,
unë do jetoj po diku,
besoj, shpresoj do jetosh dhe ti.

Ndoshta një ditë si dihet kurrë,
mund dhe të ndodhë ,jeta mister,
diku një qoshe, një stacion..
para meje papritur del,

Se di si do sillem,në fakt se di..
ndoshta do bëj sikur stë njoh,
ndoshta do të të afrohem afër,
dhe do të them: je para meje të shoh.

Jeta na bashkoi prap në një rrugë,
joo..mos kupto jo në dashuri,
ndoshta do më shash, ndoshta do të shaj,
do të çoj në djall përsëri.

Po ndoshta do ndodhë dhe kjo!
jetës si dihet ,çdo gjë të pret,
po tani ta them unë…………
MJAFT…MJAFT, vërtet, vërtet.

 

 

LULE, LOT DHE DASHURI.

 

Janë këto që mundem të të jap në kët ditë,
kët ditë fund Maji që zemrën më copëton,
lule që kundërmojnë dhimbje,
dhe lotë i ngrohtë që nga syri pikon.

Dhe dashuri nga ajo që se vret ,se zhduk..
as një vdekje e mallkuar s’më largon nga ti,
kët ditë (31Maj)…kur ti u bëre Ëngjëll,
të jap : “lule,lot” dhe timen DASHURI.

 

Për ty: ( KEVIN)

 

 

EMI…

 

T’shoh çdo ditë ma lerg…
klithmat e shpirtit i kam çjerrë n’muret e zemrës,
rënkimi i paza asht fryma eme, qi m’bllokon çdo andërr,
S’mundem me t’ndal, m’rrëshqite nga duart qi mbetën n’ajër..
bosh…………..pa dashni.
Për ditë s’lava duart, veç me ndi edhe pak tanden aromë,
e dijsha se asht n’ikje, humbë n’grimca ajri.
S’preka askënd,asgja…………..veç kryqëzue duart n’gjoks,
sikur t’kisha ty,,
Ahh…nji dhimë m’ndalte ajrin e vdekja ngadale, pa pshtim..
n’lot e pafre qi shplanin t’verdhën e ftyrës ,hije qirit n’t’shum.

Emi…………lot,varg,dhimë emja qi mbart kryq peshë..
tesh sa kohë e deri n’rrahjet e fundit.

 

 

MA S’DI ME DASHT.

 

Nuk di me dasht, andrrat janë ba hije natet, ikun ku veç iluzion…
..i nji nate pa hanë qi shtron fjalt e pathana, qi meken e shuhen pa za,
qielli mblon si çadër hijen teme qi endet n’udhët e thata,
….t’shtigjeve t’shpirtit.

Ere gjakut m’ndjell vajin e kjaj notat e vdekna qi ndry mrena syve,
…e sytë, pirgje lotsh t’njomë rrjedh n’rrugt e shkreta ,pa shteg.
ku gardhiqet e mallit bahen mur harrese , kohë e pashkrume..
diku…ah diku ,ku unë me bojë shkruj do nota.

Jo ma s’di me dasht ,e vrame n’magjinë e nats, e endun shtojzavalle..
n’penxheret e nji fati t’vobekt, kam ik………pa emën,pa gjurmë as mall,
dekë n’shpirt e zemër ,si nji andërr qi fiket pa lindë,,
e vajshme brishtë, e lanun mbas dore si vorr i paemën.

Kajherë mundohem ala me hap dhomat e zemrës ku tesh veç grimca ..
me ngjyrë t’zezë qi notat i kan vra,pa lanë gjurmë..
veç plagt n’trupin qi dridhet n’psherëtimë t’ankthshme,
unë s’di ..s’di ma me dasht…!

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s