Poezi nga Lek Gjoka

 

lek gjoka - 1

Poezi nga Lek Gjoka

 

 

Mjerimi s’ka fytyrë

Mjerimi s’ka fytyrë
Mjerimi ka gjak
Varfëria është e vështirë
Kur këmbëkryq tu ul në prag !.

Fëmijët e mi në Florida
Jetojnë jetën dhuratë prej Zotit
S’iu mungon asgjë as elektronika
Dikush qan varfërinë me pikat e lotit!.

Pak bukë pak kripë
Shumë dhimbje me barkun bosh
Në Shqipëri o Zot pse erdhë kjo ditë
Pse politika krenkoset si kaposh?!

Lexoj ca rreshta online
Diku fëmijët hanë bukë e kripë
E shikon i them tim bir
Dikush barkbosh don me u rritë!.

Dhimbja mi gjuan faqet me lot
Im bir me shikon i trishtuar
Baba çfarë bëjnë shqiptarët sot
Politikanët në humnerë duhen rrëzuar!.

Mjerimi nuk vritet me mjerim
Mjerimi nuk flet
mjerimi e poshtëron njerinë
Bjeshka e shikon, loton e hesht!..

LEK GJOKA
Marre nga vëllimi poetik
“Rete i kam mbyllur me çelës”
Tirane 2013

 

 

Kur troket Qershori

Kur troket Qershori
plot ngrohtësi vjen
Maji të buzëqesh prej zori
pranvera na lë !.

Korriku pret
me afsh oqeani
djersin se ka të nxehtë
se nuk fryn murlani.

Në ndjenja fryn puhizë
me shikim jetësor
puthjet e dashurisë
s’kanë ftohtë as në borë.

Ndaj t’i qershor
eja si çdo vit
të presin në kor
të ëmblat dashuritë.

Lek Gjoka
Marre nga vellimi poetik
“RETË I KAM MBYLLUR ME ÇELËS”
Tirane 2013

 

 

Tek ti o Lezha ime ..

Nuk e di pse tek ti Lezhë
Drinit po ja mbyllin derën
anijet e zemërimit do ankorohen n ‘Velë
dukë pritur mendueshëm erën.

Nuk e dija së sot kishte mbledhje
me një ere të kthyer nga mërgimi
Dragonjve sytë iu erren
dhe Zanat i kapi trishtimi !.

Kush Drinit po ja mbyll portat e shpirtit ?
kush Bjeshkës Vele do ia vjedhë hijeshinë ?
kush e helmatisi erën që erdh prej mërgimi?
kush do ta ftohë shpirtërisht dashurinë ?

Të gjithë heshtin në ketë botë të rrejshme
sa dielli e hëna desh pësuan atak
Zanat betohen për puthje të ndershme
Dragonjtë s’pranojnë të bien në gjak!

E di Lezhe së Drini po pi ujë në det
dhe era flokët e lisave i kreh në Vele
mërgimin s’e di a do mundemi me e rrejte
dhe në prehrin tënd me erdhe ?!.

 

Lek Gjoka
Mars 2014
Jacksonville Florida

 

 

Kohën kapa për dore

Kohën kapa për dore një ditë
Dhe ajo me shtrëngoi fort
Më tha “vitet shpejt kanë me ikë
Here duke qeshë, e here me lot”.

Kohën kapa për dore një ditë
Ajo më pa dhe nuk foli
se në shinat e jetës shijonim dashuritë
dhe puthja ngrohtësi mbolli.

Kohën kapa për dore një ditë
Ajo përqafoi fëmijët, buzëqeshjen e jetës
Zemra tani ishte plotësisht dritë
Se jeta udhëtonte në rrugën e të vërtetës.

Kohën kapa për dore një ditë
Ajo me pa dhe iku me vrap
Se thinjat po i trokisnin në derë pleqërisë
Pleqërinë koha e ka shumë merak.

E di kohë, mos shiko plot trishtim
Një ditë njeri-tjetrin s’do e kapim për dore
Se vdekja në derë do trokasë pa përtim
Është cikël i trishtuar i racës njerëzore.

LEK GJOKA
Marre nga vëllimi poetik
“RETË I KAM MBYLLUR ME ÇELËS”
Shtëpia botuese ADA

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s