Poezi nga Lumo Kolleshi

lumo kolleshi

Poezi nga Lumo Kolleshi

 

 

VEPRIME TE THJESHTA

 

Nuk flitet aspak për matematikë,

Fjala vjen, sa bëjnë një dhe një,

Urrejte plus urrejtje,

Më shumë se asgjë.

 

Ndaj ca veprime të thjeshta,

Kthyer më janë në filozofi,

Këpucët heq e ndërroj teshat,

Këmbët i laj pas kthimit në shtëpi.

 

Urrejtjen s’e qas kurrë në tavolinë,

Pjata për të gjithmonë mbetet bosh,

Dhe pse shpesh prej saj e brej mërzinë

E copra dinjiteti bëj t’i hedh në kosh.

 

Urrejtjes, te thana kufirin ia kam vënë,

Në porten time s’ di të shkelë kurrë.

Veç një gjë nuk rri dot pa e thënë:

Për këmbët pa kokë kurrizin s’ e bëj urë.

 

 

BURIM E DET

 

Më thua ti sot e përherë:

Burimi s’ ia shkrin dot detit kripësimin

Dhe unë të kthej tjetër monedhë:

Dhe deti s’ e krip dot kurrë burimin.

 

 

PASQYRA

 

Pasqyra në dhomën e gjumit mbetur jetime,

Gati në mijëra copa të thërmohet.

Shikon shpesh e me shpesh thinjën time,

Për pak të kuq buzësh përgjërohet.

 

 

AMNISTI

 

Po i marr vetëm për një çast,

Për një çast të vetëm,  kompetencën kryetarit të shtetit.

Nga sot,

Shpall amnisti për borxhllinjtë e mi.

Megjithatë e kam një kusht,

Si dimri borën në male:

Të mos i hedhin të sharat me përqindje në firmat piramidale.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s