Poezi nga Mimoza Çobo

 

Mimoza cobo - 1

Poezi nga Mimoza Çobo

 

 

I VARFËRI, I HARRUARI DINJITOZ I LAGJES SIME

 

I varfëri, i harruari dinjitoz i lagjes sime,
mbrëmjeve shushuritëse rend heshtur,
përshëndet me dorë mbi zemrën jetime
i varfri,i harruari, dinjitozi shpirtqeshur.

Ti thahesh si gjethja vjeshtës zhveshur,
kërcitjen e nofullës ndiej,tek rri zgjuar,
asgjë s’ka mbetur,veç frymës së pa tretur,
errësirës pus,ku dritë e jetës rri shuar.

Ti për një çast, këngës dhimbur i’a thua,
dhe zërin dëgjoj që dridhet duke qarë,
i varfri, i harruari i mëhallës sime vuan,
ofshamën e mjerimit derdh nëpër varg.

E dhimbja shtratit,s’më lë të fle e qetë,
ai s’është si të tjetrët,lapanjoz,huligan,
atë se trëmb,asnjë shtrëngatë e rrëmet,
i harruari i lagjes sime,është njeri i rrallë.

Ç’dreq bote është kjo?!E vrisni ,e shani,
rrëmbejani zemrën,copa-copa i’a ndani,
pijani gjakun,por këngën mos i’a ndalni,
dheut mos e kallni, por dinjitetin i’a qani!…

 

Inspiruar prej pikturës së Mjeshtrit të madh zotit Buron Kaçeli.

 

 

BOTËN DUA TA NDRYSHOJ

 

Çdo çast dëshiroj të jem fëmije i lumtur,
dhe lotin prej syrit ta fshij me një pendë,
sa dua që ëndërrat t’mi puthi një flutur,
e shpirtit të shpërthej më e bukura këngë.

Jam filizi i vetëm që kam yllëzuar kohët,
ndaj mos fikni zjarrin e ëndërrës së bukur!…
Kur,gjumi t’më zëri,përkëdhëlmëni flokët,
zëri butë i nënës te më zgjojë duke puthur.

S’dua t’më braktisni,si të isha një lodër,
syri në retinë të rrjedhi lotin e fishkur,
shpirtin mos ma bluani,si fara në mokër,
dua te fluturoj e lirë,te ndez yjet e fikur.

Nëse botën do e kisha një çast në duar,
s’do kishte më dimër,por vetëm pranverë,
lotin e hidhur do laja ujërave duke kënduar,
e në vend të tyre do mbillja lule me erë.

Se buzëqeshja e çdo fëmije s’ka të çmuar,
as kur çel buzëve lulëkuqe nëpër fllad,
as kur mbin dhimbjeve s’është e dyshuar,
se çmimi i saj ,është revolucion pa gjak.

E shenjtë,është lutja e fëmijës së vetmuar,
kur gjirit bredh shpresa lotuar në brengë,
oh,sa mjerim gdhend kjo botë e djallëzuar,
kur të mirat e saj çdo fëmijë duhet t’i vjelë!.

 

 

FALMË NËNË!

 

Më fal nënë,më fal që s’të kam shkruar!
Mbetur pas punës,kam harruar se je plakë,
tretur nën lëkurë,se netëve s’ke dëgjuar,
zërin tim të thyej heshtjen nëpër prag.

Të ëmblën puthje në gji ruaje për mua,
kurbetit kur të kthehem lotuar në beharë,
ndonjë frut hiq mënjanë,si dikur e dua,
të falem nënoke,të falem,sa të jem gjallë!

S’dua aspak,larg teje të mbes mërguar,
e di se sa vuan e merakosesh çdo natë,
ti thurmë një ninullë e këndoma mjaltëzuar,
prëhërit kur të vij t’më zërë gjumi ëmbëlak.

Do shkel gjethet e rëna,lehtë,pa zhurmë,
t’mos trëmbesh kur rri mbi të vjetrin prag,
flokëve të bardha do hedh lulërina shumë,
të ngjyrosen thinjat,një nga një me radhë.

Qielli le të yllëzoj prej vezullimeve prush,
valles t’ia marri mbi diskun e verdhë hëna,
sipër balukes së thinjur të bjerë i arti nur,
asnjë yll qiellore s’ka bukurinë që ka nëna.

Ti nënë mua birin,kurrë s’më ke mohuar,
dhe pse prej meje,syri yt ka derdhur lot,
ke pritur si fëmi, të vija një ditë të bekuar,
falmë nënë, që të lash vetëm nëpër kohë!..

 

 

TI NUK FLE PA MUA

 

Ti nënë gjatë natës s’fle dot pa mua,
s’të vë faj, kur vij qëndroj vetëm pak,
aq pak sa,mbetesh sërish përmalluar,
dhe pse s’ma thua,syrit çel një flake.

Ah kjo moshëri,në palce të ka munduar,
por dashurinë për mua s’ta ka fikur dot,
e netëve,kur qepallat e tua flenë rënduar,
sa herë për mua,ke qarë e derdhur lotë.

Lermë nënë,ta puth synë e shqetësuar!
Se kur une të iki,ankthi syrin te pushton,
ti flake shqetësimin,si rrobë të vjetëruar,
kur malli të djegi, puthja ime të puthëron.

 

 

LERMË TË QETË!

 

Mos mu afro,nëse më ke lënduar!
Zemrës të kam nxjerrë si ogur të keq,
zgavrës së gjirit zien llavë e pashuar,
në s’do që të të djeg,lermë të qetë!

Mos fol,nëse timbri zërit del djallëzuar,
nëse pabesisht,më thyen si degë,
pranoj shuplakën nëse kam gabuar,
aspak përuljen kur kam të drejtë.

Se dua varësinë,paktin e kushtëzuar,
s’dua të jem, pre robëreshe në rrjetë,
dhe pse egërsisht fluturoj zemëruar,
asgjë s’më zbut,nëse nuk dua vet.

Prej fluturimit qiellor, ti më ke rrëzuar,
m’i shkule pendët një nga një në krahë,
por,kur më shpoi shigjeta e helmuar,
acarin ethshëm ndjeva të villte në prag.

E megjithatë,kaltërsive mbeta fluturuar,
atje,ku më flladit ëmbël i bukuri qiell,
ndaj të them;”Lermë të qetë,o i uruar”!
T’më spërkati rrezja e të vetmit diell.

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s