Poezi nga Dhimitër Kokaveshi

 

dhimiter kokaveshi

Poezi nga Dhimitër Kokaveshi

 

 

HAPËSIRË

 

Vështirë të dëgjosh
vërtetësitë?…
Si fenomen po i shijoj
dhe perceptoj
mëngjeseve të ndjenjës!…
Gryer
dhe ti natyrë
po më zbërthen, mendimesh
zhveshur
si mes qiellores!… Retë
në një manifestim
meteorik
vetmive, nuk qëndrohet.

 

 

ZBULUAR DRITËS

 

Dallgëve udhëtoja
rrëmbim
mendimesh dhe kaltërsia
joshëse
le t’ më sundoj, mbi krahasimet
ndjej edhe falem
mbi reflektimet, Ëndrrimtare
t’i zbuloj
realitetet, i riprodhoj
si kompozime
joshjeve të melodis!…
Si një sintezë
të ngjarjeve krijuese
forma e lirë!…
Përzierje të kohës
më ngarkon
mes hapësirës dritë
drita!…
Po më zbulonte kaltërsitë
përballeshin
me dritën, grindeshin
mbi një sundim
Diellor!…Nuk debatoja
dritës
shikoja, dhe reflektonin
kaltërsitë
më ftonin!… Si ty o det
o udhëtar
i gjithësisë, në pasqyrime
shkrimet ju fal!…
Për ju që më dhuroni
Kufij, pa hapësirë.

 

 

MOS MA VIDH KOHËN

 

E shkurtër, jeta.
Të shkurtëra
mendimet. Koha?…
E gjatë
por mos ma vidh.
Mos ma vidh
kohën!… E dua.
E dua kohën
për të arritur sukseseve
nuk dehem
as falem por vetëm
vetëm!…
Dashurisë?… Jetohet.
Larg edhe afër
e shikoj
si një planet përjetësie
të qeverisjeve
e dua!… Të bukur.
Sa bukur!…
E bukur jeta, ajo!…
Nuk blihet
dhe le të flitet përjetësisë
le të shpresojmë
se jetohet por kohën!..,
Kohën mos ma vidh.

 

 

VETËTIMAVE

 

Me ajkën e mendimeve
të prekja
natën!… E prekjeve të tua
dua ta jetoj
si një magjinë!…E flakëve
çarçafeve kur rrinë
shtruar!… Goditjesh zjarri
përballur
dridhjet e tua, le ta mbulojnë
le t’më mbulojnë!….
Si vetetima, zjarret e shpirti
mos i mba!… Shuar.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s