Poezi nga Nermin Zaimi
Shpirti dhe muza
Kur shpirti im bën paqë me veten,
ti muza ime më qëndron larg.
e di, mërzitesh, por kurrë s’ ankohesh,
se e di që pa ty s’ shkruaj dot një varg.
Ti ke durim dhe kur të shpërfill,
se je mike e ngusht’ e shpirtit tim,
edhe pse vetëm të lë rrallë herë ,
e di që pa njëra tjetrën dot s’ rrimë.
Kur shpirti im lulëzon pranëverë ,
ti gjithë lulet j’a bën shpirtit kurorë,
kur dimër bëhet dhe n’ akull kthehet,
vello trishtimi i qëndis me dëborë.
Unë ty binjake të shpirtit të kam,
dhe pse rrallë herë të mbaj pak larg,
ju te dyja e dini më mirë se unë ,
kur duhet të ndaheni a të bashkoheni në varg.