Poezi nga Sofia Doko Arapaj

 

Sofia doko arapaj - 1

Poezi nga Sofia Doko Arapaj

 

 

***

 

Ndodh

që ajrin e dashuroj

budallaçkë …po ama dashuroj…

Qesh me vete, loz me flokun

përpëlitem, ngacmoj trupin

kafshoj buzët…

 

Ndodh

të lesh pas moshën ,

të të rrëmbejë dallga,

të deshirosh më shumë turpin

t i thuash vetes po marr hak,

hak për veten e braktisur,

hak për krevatin e akullt,

hak për vuajtjen e këngës,

hak për çikëzën e dashurisë….

prandaj do dashuroj ajrin…

E di

askush nga ju s’ do më dënojë,

e di,

askujt nuk do t i thoni,

thjesht do më ndjeni

të tejdukshme, të nxehtë

tek dallgezohem ….lehtësohem….

 

 

Po, lot të nxehtë

 

Të tretem në ngjyrat e luleve,

se kam frikë të më tresë dheu i huaj…

Të ngrohem që tani, nën rrezet e diellit,

se do bëjë ftohtë nën dhe të huaj…

Për pajë të marr….një pendë shqiponje,

se do shkruaj vargje….nën dhe të huaj,

po…. si të komunikoj me Ju…

 

 

Kur të ndërrohen shpirtrat

 

Kur të vij rreth e rrotull si qenush i humbur,

të shoh drejt në sy, plot trisht edhe shpresë,

përse, nuk dëgjon ti, si qan zemra ime,

përse nuk më ngroh, prej dëshpërimi mos vdes…..

Si rreh papushim,plot ankese, zemra ime,

po ti s’ po kupton, pse në heshtje po qaj,

më vjen të të turrem, këmishën të të shqyej,

të nxjerr atë mallin dhe ah-tin e saj….

Kur të vij rreth e rrotull si qenush i humbur,

të shoh drejt në sy, si jetime, e pamundur,

këndomë, na-ni, na-ni, ti moj vajz,  moj e bukur,

flefsh si shenjt i qiellit  e u zgjofsh porsi flutur…

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s